Mendime
Dedë Preqi: Maskat dhe doktrinat
E hene, 26.01.2015, 08:15 PM
MASKAT DHE DOKTRINAT
Nga Dedë Preqi
Demokracia nuk është një qështje e re, apo si një akt i një deliri, që ka refleksione të pa efektshme, njëkohësisht ato nuk shpalohen tani, me shpejtësinë e rrekullisshme të shthurjes, apo kapituj të një politike, që më shumë se nga askush dhe nga asgjë tjetër është bërë shkak i vetëvdekjes së saj.
Ajo bëhët e tillë, nëse niset, jo nga gënjeshtra për të zgjedhur qështjen kombëtare, apo ndërtohet kulla e saj nga mashtrimet dhe fajtorë lihen të tjerët, dhe së fundi, përfundon me dhunë mbi atë që në vend të saj si ekuivalencë, me epërsinë morale e civilizuese, japin durimin dhe vullnetin e mirë për ekzistencë.
Rënja e saj mund të vuloset dhe bëhët në një kohë, apo në prak të një shekulli që ka idhuj të rinj të jetës, mirëqenjës dhe lirisë njerëzore. Fundi i saj në këtë mënyrë ka alternativën e vet , që promovon vetëm fatkeqësinë e një populli, midis gjithë asaj loje të vjetër, megjithatë në një hapësirë tjetër jetësore dhe historike, ka zgjedhë të vetmën udhë të mundshme, por jo të qëndrueshme…
Sidoqoftë,
politika e tillë ende ecën tutje dhe në
marrëzinë e modelit të saj, duke ndërruar maskat dhe doktrinat, apo mbase e
shtrenguar nga rrethanat europiane, fajtor mbi të cilin bie tehu i saj, ajo na
Një filozofi e tillë politike serbe, që rreshtohet padyshim në shkallën e shovenizmit dhe despotizmit njerëzor, me shkencën akademike të instrumentalizuar dhe me uratën e kishës ortodokse serbe, është krijuar inkubaratori, i cili tani e një dekadë prodhon grumbullin e mëkatëve, të cilat janë të pa falshme, nëse ato nuk kërkojnë jo përkulje, por së paku „një kërkimfalje“ nga ana e tyre, ndaj shqiptarëve të Kosovës, të cilët u dëmtuan dhe u masakruan pa të drejtë, vetëm se kërkuan të drejtat e tyre për vetëvendosje në shtetin e vet.
Mirëpo, për ti bërë një grim, epilogu i kësaj politike qëndron në trajtën e asaj, që shqiptarët akoma nuk e gjejnë pironin e vet, për të drejtuar timonin në binarët e jetës së lirë dhe të pa varur, në vendin që e kanë amë dhe vend të vetin dem-babadem dhe përgjithmonë, sepse nuk kanë vend tjetër në këtë botë njerëzore. Natyrisht, kjo nuk është vetëm për shqiptarët, por për gjithë popujt e botës, të cilët janë të përcaktuar në vendin dhe teritorin e vet, që kanë terenin e vet adapt për prehje si çdo popull i lirë, që është i përcaktuar të jetojë dhe veprojë i lirë në këtë botë.
Sëcili popull i vogël, apo i madh e ka historinë e vet, të një grupi social, apo etnik, i vendosur mbrenda një rrethi njerëzorë dhe teritori të caktuar, dhe shqiptarët në këtë mënyrë, posaqërisht kohën e fundit kosovarët shqiptarë me ndjesinë e fajit dhe ngarkesën e konfliktit, hidhën në rezervat e mëkatëve të pa qena, në të cilat askush nuk do të hyjë dhe askush nuk do të dalë!
Megjithë manipulimin e pa shpresë dhe rrolin e një pengu që rri varë mbi të nesërmën e vet, në të vërtetë është tejkaluar dhe devijuar rruga e paqës në mes dy popujve fqinj, shqiptarëve dhe serbëve, të cilët një kohë jetuan së bashku të shtyrë me dhunë, por do të gjenin bashkëjetesë të njëjtë, apo të përafërtë jetese, nëse nuk do të tradhëtoheshin sikur më herët, kur gjatë luftës së fundit, fqinjët serb në Kosovë, bënë masakrat dhe skandalet më të mëdha se ndokush tjetër ndaj fqinjëve shqiptarë në luftën e fundit 98/99. Apo, ç’është kjo kreaturë e përçudshme, ndërkaq, demensioni tjetër paralel do të ishte kontakti me metropolin, apo Bashkimin Europian, që do të ndërtonte urën e sigurisë së nacioneve, si një presedan e domosdoshëm, që të sëndërtohet shkalla e duhur e sigurisë së popujve, poashtu edhe minoritetët të gëzojnë status të posaqëm pothuaj në gjitha vendet demokratike, sikurse realizohet edhe në shtetin e ri të Kosovës, por jo edhe te shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës në Serbi.
Nëse këtë subjektivitet e kanë serbët dhe popujt tjerë sipas Kushtetutës së Kosovës, duke qenë garant i lirisë dhe barazisë së këtyre popujve sikur që janë shqiptarët shumicë në Kosovë, atëherë, pse Serbia si predentente për t’u anëtarësuar në Europë, e cila fare pak i realizon qëllimet dhe të drejtat e popujve jo serb, veqanarisht atij shqiptarë, apo hungarez, përveq tjerash arrinë simpatinë dhe privilegjin e saj në radhët e shtetëve europiane pa meritë.
Të gjitha
ato çmenduri dhe masakra që bëri Serbia ndaj popullatës shqiptare, a nuk
mjaftojnë akoma të ngopët me këto turpësi fashiste dhe tani pas 16 viteve në
shtetin e pa varur të Kosovës, një serb kosovar që ishte më parë deputet në
Serbi dhe tani ministër në Kosovë, me gjeturinë e tij arrogante i quan nënat
dhe popullin e Gjakovës „egërsira“. Nga kjo ngarkesë psiqike e një shovenisti
serb, është e pa mundshme që të rilind një revoltë e mllefuar, sidomos e nënave dhe popullit të traumatizuar
shqiptar, të cilët nuk mund të rrinë duarkryq nga dhëmbja për të afërmit e vet
ende të pa gjetur, duke bërë në mbarë
Kosovën një protestë gjithëpopullore. Mirëpo, pas këtij digresieni, rrjedhin
edhe shumë qështje të tjera, të cilat e prekin damarin kryesor në trupin e plagosur
të Kosovës, sikur që është Trepça, sepse i njëjti përson në bashkëpunim me të
tjerët në
Protesta
e fundit nga popullata e Kosovës, pa përjashtimin e liderëve dhe partive
politike, është fokusi i arketekturës së re politike, që do të duhej ti
tregohet Beogradit, por edhe pushtetit aktual të Kosovës, që ëndërralat mitike
dhe politike nuk mund të përbihën më në Kosovë, sepse pa kërkesat reale dhe
vullnetin legjitim të popullit dhe elementin konstitucional të, të cilit nuk
mund të ketë kurrfarë shteti të qëndrueshëm dhe përmanentë të Kosovës.
Shikuar në perspektivë, kjo tashmë Kosova, nuk duhet të varet nga një vend tjetër, apo nga ndonjë okupator, çfarë thojnë të tjerët për anash nga fantazmat e monizmit ideologjik dhe mitik, por Kosova është e pavarur dhe gëzon lirinë e popujve dhe të drejtën e vet të pamohueshme të vetëvendosjes, si aspirojnë gjithë popujt tjerë të botës demokratike. Në lojë gjendet edhe opinioni integralistë, i cili loz rrolin kryesor në qendrën e programeve dhe llogarive integruse të një shoqërie bashkëkohore.
Për shoqërinë kosovare ky pozicion është vendnumërues, sidomos rreth koncenzuesit për Kosovën dhe formën e rregullimit të saj të brendshëm, por aq edhe për qendrat e jashtme, dhe faktorit të zgjedhjes së formulës shpëtimtare të nyjës kosovare. Kjo formulë nuk mund të jetë tjetër, pos çfarë është vizioni i kontinuitetit të vjetër në mes këtyre dy popujve(serbëve dhe shqiptarëve), atëherë, padyshim modeli i ingranazheve që thurën në një qendër politike kosovare, që përcjell fatin e këtyre dy popujve të kosovës dhe popujve tjerë, si parakusht i hyrjes së lirë në Europë. Maskat dhe doktrinat e Serbisë duhet të shuhen një ditë, edhe pse shqiptarët realist gjithmonë po e bëjnë rezistencën e tyre paqësore, karshi ndaj një terrori, që Europa i hapë krahët e saj për ta futur në gjirin e vet. Por, më rëndësi është, që shqiptarët të heqin së pari maskat dhe doktrinat e veta, sepse ato po e ndihmojnë dhe realizojnë qëllimin e kundërshtarit, apo armikut shqiptarë.