PSE NUK I VIZITOVE MINATORËT?!
KU
I KE SHOKËT
E LUFTËS, O ish. KRYEMINSTER I
REPUBLIKËS S Ë KOSOVËS z. HASHIM
THAQI
Nga Ramiz Dërmaku
Po,
z. Ish. Kryeministër i Republikës së Kosovës , siq pate deklaruar më parë, se ndaj Kolonel Tahir
Zemajt, do të luftoj si ndaj shkaut. Tani u bindëm se vërtetë e realizuat
premtimin sepse luftuat ndaj popullit tuaj edhe më keqë se sa ndaj shkaut.
Kur i
kujtoj ditët e shkurtit të vitit 1989 , ditët ngujimitë tetëditësh në thellësin
e nëntokës, në zemrën e gjigantit tonë kosovar TREPÇA më vie të qajë dhe ne të
njejtën kohë të mburremi për trimërin, guximin e vendosmërin dhe dashurinë që
treguan minatorët në mbrojtje të lirisë,të të drejtave dhe të idealit
kombëtar.Ato momente sa ishin rënqethëse aq edhe krenare për qëndrimin dhe
sakrificën që bënë minatorët , duke e qarë thellësinë e nëntokës për të
siguruar me dinjitet dhe djersë kafshatën e gojës. Minatorët kosovar kaluan
kilometra të tëra në këmbë dhe ngritën
zërin e protestës në Prishtinë, Golesh, Trepçë, Strezovcë, - Dardanë..,
gjithëkund në Kosovë“, etj, dhe në të njejtën kohë i treguan politikës
hegjemoniste serbe, se ne vetë vendosim për fatin tonë kombëtar. Kur njeriu i
kujton këto, ngjarje, kujtoni ditën kur ata flijuan edhe shëndetin e tyre për
ta informuar opinionin, kombëtarë dhe ate ndërkombëtar me gjendjen shumë të
vështirë që mbretronte në Kosovë. Po si i harrove ato ngjarje .., o Hashim Thaqi.., po si
harrove të gjitha ato sakrifica, që përjetuan minatorët ( mua edhe sot po më
mbushën syt me lotë dhe trupin ma
kaplojn dridhje e dhimbje). Sot të pyes o.., Hashim Thaqi ? Si nuk të erdhi
turp, që nuk i viziotove minatorët,..,
po si nuk të shkoj mendja TY.., po si
nuk të treguan këshilltarët tuaj, se duhet vizituar minatorët.., Jo vetëm me i
vizituar por edhe me i përkrahur dhe me u thanë, se;
Trepça ka
qenë, është dhe gjithmonë do të jetë e jona, derisa të jetoj edhe një
shqipëtar në te.
Le që nuk
i ndihmove materialisht familjet e
ushtarëve e të UCK-ës, të cilët flijuan jetën për Lirinë e Kosovës por
kurrë nuk ua hape derën e ti shikosh se në ç fare kushte ata jetojnë..,jetojnë
.., si po ju lejon ndërgjegja që edhe me
ata që dje keni “luftuarë së bashku“, sot nuk flisni. Po ata shokë tu,
për ta ruajtur karriken po i burgosni. Siq po shihet ju sot, jo që i
keni harruar ata shokë, por çka është
edhe më keq, ju nuk flisni me ta. Shtrohet pyetja se a jemi ne kosovarët
(shqiptarët e Kosovës) e viteve të 90-dhjeta, apo jo?!; Po ku je o ish. Kryeminister i
Republikës së Kosovës, e tani Ministër i Puneve të Jashtme, dhe zëvendës i
kryeministrit të Kosovës z. Isa Mustafa ( Putini ) .Të dy jeni pasuruar deri në
pakufi. Njëri me eurot e mërgimtarëve tanë nga fondi i 3%-shit e ju nga Fondi “
Vendlindja ju thërret“ , dhe burimi tjetër vjedhja nga fondi i Qeveisë. ,Ju jo që e keni vjedhë
pasurinë e Kosovës, por edhe jeni bërë i
rrezikshëm ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga JU. Me shtimin e dhunës e presionit nga
regjimi kriminel serb, ne bëheshim më të fortë, më unikë, dhe bënim orvatje që
problemet ti zgjidhnim ne mënyrë demokratike. Kur të gjitha institucionet,
entet, shkollat, Univerzitetet, uzinat, minierat, ranë në duart e pushtetit
serbë, kur“drejtësin“ e ndanin masat e dhunshëme çdo kund. Bisedat informative
ndaj popullit shqiptarë në Kosovë shtoheshin për çdo ditë, shqiptarët pra edhe
minatorët largoheshin nga vendet e punës me dhunë. Shumë shpeshë ushtrohej
dhunë e shfrenuar ndaj shqiptarëve por edhe ndaj minatorëve. Dhe minatorët që
dikur ishin simbol krenarie e kombit sot në Kosovë po përjetojnë ditët më të
vështira. Derisa dje na rrahte e maltretonte shkau .., të gjithë thonim po ikim
prej shkaut.., e sot prej kujt po ikim.,
o Hashim Thaqi?!.Dje iknim nga shkau e sot po ikim nga rrenat, shpifjet dhe
korrupsioni që i ka kapluar (s’pari JU Hashim Thaqi e pastaj të tjerët. qe po
lul“zon në everinë Është koha e fundit që Instuticionet e shtetit të Kosovës,
Presidenti,Qeveria, subjektet politike, akademitë, intelektualët që sa më parë
të marrin një qëndrim të prerë për përmirësimin e kushteve materiale si dhe
riaktivizimin e plotë të kombinatit Trepça, dhe
minierave tjera. Inkuadrimin e fëmijëve të minatorëve të cilët e lanë
jetën në temelet e nëntokës së Kosovës. Është për tu kritikuar neglizhenca e
Institucioneve të shtetit të Kosovës ; Presidencës, Qeverisë, Parrlamentit të
Kosovës … .Shtrohet pyetja ? Edhe sa kohë duhet pritur Institucionet e
Republikës së Kosovës që ti marrin ne
duart e veta kompetencat nga EULEX-i..Po ta shikosh policinë e Kosovës se si rrahë protestuesit,
se si me kerrbaq dore u bie në kokë protestuesëve, mbetesh i pa tekst. Po
pasi policia jone paska arritur atë nivel të lartë dhe qenka e aftë ti
rezistoj çdo policije.., pse o Hashim Thaqi, nuk reaguan ata, kur para syve ua
vrane shokun e tyre Enver Zymberin. Në asnjë shtet në botë
dhe me
asnjë ligj nuk lejohet të rrahet ne mënyrë shtazarake punëtori,studenti,etj.
!Është për tu habitur se si policët tanë e përdornin forcën edhe ndajn të
miturve. Pasi ua lidhnin duartë protestueseve polica jonë akoma edhe me tepër ushtronte dhunë ndaj
protestuesëve me duar të lidhura. Është rrënqethëse dhe dhembëse kur njeriu
shehë me syt e tij se si rrahen të miturit, se si nga koka e tyre derdhej gjaku,
policia jonë akoma krenohej. Po ku ishte Kryetarja jonë, Po ku ishe ti o Hashim
Thaqi, pok u ishte faqeziu Kryeparrlamentari Kadri Veseli,pok u ishte
ISSSSSSSSSAAAAAA Mussstttaaafffaaa-Putini, po ku ishin ministrat.., po ku ishte
z.Adem Demaqi. Po
pse me kohë nuk dualën para protestuesëve ata qe duhej dilnin.., po pse nuk
dhanë dorëheqje ata që duhet ipnin. Sjelljet dhe organeve kompetente të
Republikës së KOSOVëS; të cilët nuk
delnin para protestuesëve janë të habitshme dhe e pa justifikueshme mungesa apo
qëndrimi i Institucioneve tona ndaj ndihmimit apo zbutjes së problemeve
shëndetësore e jetësore me të cilat po ndeshen sot ;minatorët, rinia, familjet
e dëshmoreve, etj. Sot është detyrë imediate e Qverisë së Republikës së Kosovës
, tani shteti i Kosovës, që sa më parë
tu dalë në ndihmë minatorëve të cilët dje sot dhe çdo herë do të jenë
KRENARIA jonë. Qeveria e Republikës së
Kosovës si duket jo që i ka harruar minatorët por deri më tani asgjë konkrete
nuk ka ndërrmarrë për ta. Po ti o Hashim Thaqi.., ku je tani ?
!. Për ju o Hashim Thaqi është më mirë ti ndihmoni ; familjet e dëshmorëve, ti
vizitoni Fëmijët e tyre, se si e kanë
gjendjen. Po si nuk të erdhi turp, që rrogat e
arsimtarëve ti rrisni.., ndersa ato të familjeve të dëshmorëve jo që nuk i
rritet por asë nuk I vizituat kurrë. Ju nuk po ju premton koha… me I vizitu
minatorët, e po shkoni Po e viozitoni Ali Ahmetin. sepse ke pune.., U vra polici në
Mitrovicë .., Enver .., Hasani, në krye të detyrë pra duke e mbrojtur pragun e
derës.., ju në vend se se ta bashkoni popullin rrethë Qeveris.., ju edhe më
tepër e ndatë dhe e përqatë popullin. Ti o kryeministër a mendon se e keqja
edhe nese falet ajo nuk harrohet. Ne JU pyesim
? Ku i ke shokët ..,e luftës; Jakup Krasniqin, Fatmir Limaj.., et.,j
etj. Ju shkonit në vizita tek serbët,
dhe i ngrisnit gotat.., e rakisë. Ndersa kurrë nuk e patë të arsyeshme ti
vizitoni minatorët dhe ti shpërbleni për kontributin e tyre që dhanë për
Koovën. Ju, jo që nuk i vizituat
mintorët por kurrë nuk I ndihmuat,
materialishte.., sepse spo ju premton koha duke u marre me probleme
ugurzeza. Po ti, O Hashim Thaqi,ju thoje luftëtarëve.., se do të
luftoj me Kolonelin Tahir Zemaj .., sikur me shkaun ( edhe pse siq po flitet ju
nuk keni marre pjese kurre ne luftë). Dhe vërtetë luftove ndaj popullit tëndë
sikur me shkaun. S’të vie turp sot..,të
na mbash ligjerata për demokracine kur
akoma nuk e di vetë Çka është Demokracia. Po sikur të zbatoje rregullat e
demokracisë dhe po ta doje Atdheun, me
zemër dhe shpirtë nuk do të ndodhej QEVERIA juaj në mesin e shteteve më të korruptuara në Botë. Po sikur njohësh mirë historinë tonë kombëtare ( Ju por edhe
këshilltarët tuaj, si i harruat minatorët ?. Njerëzit e Qeverisë e në mesin e
tyre edhe Dr. shkencash, rektor
Univerziteti, ministra, të korruptuar deri në pa kufi, siq ishte Dr. MUj
Rugova, i cili me t hollat e mërgatës
thollat e vjedhura …, posë që janë pasuruar tej mase ata viteve të
fundit po blejnë shtëpi në Gjermani ( me çmime astronomike)E unë mbi 20 vite
punë me tërë familjen nuk po mund të blejë !. Ku je o
Hashim Thaqi, që deri dje .., sa ishe në
opozitë thoje.., po çka nuk thoje..,
shumë lehtë është ti premtosh popullit se do ta bëjmë këtë .., e do ta bëjmë
atë.. Dhe, Po, ju“ kurrë nuk i realizuat“ premtimet e juaja. Të gjithë ata që i ke afër vetes, jo që janë të korruptuar.., por ata po luajnë
me t’holla.., ndersa pjesa tjetër pra konkretishtë minatorët po hjekin të zitë
e ullirit. Po ju përkujtojë z. ish.
Kryeministër se një bari i deleve .., kishte bërtitur ;“Më ra ujku ndër dele“, dhe
fshatarët duke i besuar atij, të gjithë shkuan tek bariu. Kur panë se ai i ka
gënjyer u kthyen të revoltuar në shtëpi. Herën e dytë vërtetë ujku i kishte ra
kopesë së deleve, dhe ai bërtiti.., kërkoi ndihmë.., por askush nuk i doli në
ndihmë. Për mua mbetët akoma e pa kuptueshme se si ju, si. Ish. kryeministër i
Republikës së Kosovës, si kryetar partije, si“luftëtarë“ i UÇK-ës, sot i
akuzoni kolegët tuaj: Ju për ta ruajtur “postin“ Jo që nuk i mbronë
kolegët tuaj të“ luftës“;por edhe i akuzon..,
Kryeparrlamentarin z. Jakup
KRASNIQI; Komandatin Fatmir LIMAJ ,( po flitet se këtë të fundit e keni dërguar
ju në burgë). Prandaj sot populli i ka qelë sytë.., dhe e ka parë.., se
premtimet e dhëna nuk i keni realizuar , prandaj, mos mendoni se edhe ne këto
“zgjedhje“ do të fitoni ju dhe partia juaj ( Partia Komuniste). Dje populli i Kosovës protestoi para Kek-ut, e së
shpejti do të protestoj edhe para Qeverisë suaj dhe do të kërkoj përgjegjësi
nga JU. Por një ditë kur populli ta humb
durimin, kur një ditë ta humb shpresën .., nuk e dij se ku do të shkoni dhe çka
do ti thoni popullit e minatorëve…, një
fjalë e urtë e popullit thotë: Më mirë
sot se dikur është vonë.., shumë vonë. Mbetem në shpresë se kjo letër do ta
zgjon ndërgjegjën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Parlamentit të Kosovës,
dhe Institucioneve tjera kompetente.