E hene, 26.07.2021, 11:21 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Të flasësh për LKSHM...

E enjte, 05.02.2015, 08:29 PM


Reagim me shkasë

  FLASËSH PËR   LKSHM; E MOS TË  SHËNOSH  EMRIN  E  z. Martin  ÇUNI  dhe  Pal SOKOLI , KE GABUAR SHUMË …

Nga Ramiz Dërmaku

Siq po shihet për ne shqiptarët nuk ka ditë që të na sjellë gëzim, sepse akoma ne mesin tonë ka njerëz bile edhe intelektual, të cilët për shkakë të xhelozisë, urrejtjes dhe veseve tjera, jo që nuk e thonë (shkruajnë) të vërtetën por edhe merren me dukuri tjera negative siq janë: mendje madhësia, korrupsioni, familjarizmi, bajraktarizmi. Populli thotë: Me verbëri fizike jetohet edhe në xhungell, edhe ne errësirë, por me verbëri shpirtërore nuk vlen të jetohet as    dritë.  Mendoj se nuk patëm të drejtë ne që u gëzuam aq shumë kur edhe tek ne shqiptarët arritën  proceset demokratike ? ! Sistemet plurale janë të mira vetëm për ata popuj ku vetëdija shoqërore, historike, kombëtare , arësimore, kulturale, morale .., kanë arritur një nivel të lartë të zhvillimit. Gjithnjë kam menduar se është e kotë njeriu të merret  me shpifje, trillime, gënjeshtra, etj, etj, sepse aty humb kohë dhe lodhë trurin me bajraktaristët, matrapazët, karieristët, demagogët..., e shumë e shumë të tjera. Mirpo në rastin konkret, një fjalë e popullit thotë; ai që hesht është fajtor, prandaj duke menduar edhe unë kështu  vendosa të humbas pakë kohë ta thej bindjen time personale e ta informoj opinjonin dhe lexuesit se Intervista e kryetarit të Lidhjes së Krijuesve Shqitarë në Mërgatë – (LKSHM) z. Hasan Qyqalla, dhënë gazetarit e kolegut Mustaf Krasniqi, e botuar tek portali KOSOVARI MEDIA, më ka demoralizuar mua shumë, anëtarët e kryesisë LKSHM dhe të gjithë anëtarët e  LKSHM, sepse aty intervistuesi askund nuk përmend emrat e anëtarëve aktiv dhe të atyre qe më së shumti kanë merita, për themelimin dhe funksionimin e LKSHM. Zoti kryetar keni bërë një gabim shumë të madhë. Sepse 1-i gënjeni lexuesit dhe dy „ 2-i lëndon rëndë të gjithë anëtarët e kryesisë së LKSHM-së por edhe anëtarësin e   saj. Të shkruash për LKSHM, e mos të shkruash së paku emrin e themeluesit ,intelektualit, atdhetarit, poetit gazetarit ushtarit të UÇK-ës njeriut i cili nga lufta e Kosovës informonte popullin me të gjitha ato që ndodhnin në Luftë si dhe u ipte kurajo, vullnetë ushtrëve të UCK-ës, e ai është i burgosuri politik Martin ÇUNI. Pastaj , veprimtarit poetit dhe nacinalistit z. Neki Lulaj, ke bërë një gabim të madhë. Pastaj z. Shaban Cakolli, z.Pal Sokoli, z.Mustaf Shabani, Asllan Dibrani, e shumë e shumë të tjerë që nga formimi i LKSHM-së, jo që e mbajtën gjallë këtë LKSHM, por edhe e ngriten lartë emrin e saj. Këta dhe shumë të tjerë ( që unë ju kërkoj falje që nuk po ua shkruaj emrat“ e mbajtën gjallë dhe i dhanë frymë për të jetuar. Autori  Intervistes dhe kryetari i LKSHM- z Hasan Qyqalla, jo që nuk e ka kryer detyrën që ia kanë vënë vetitë por në disa raste kani bërë shkelje flagrante  të së vërtetës për shkaqe që vetëm ju i dini ? ! Kur njeriu ia shtron si detyrë vehtes të merret me çështje kombëtare, kuptohet aq sa ka fuqi, aftësi dhe mundësi; s´pari duhet të përkulesh me respektë të plotë para veprave të pavdekshme të heronjëve e dëshmorëve të popullit shqiptar, duke i nderuar ata me pietet të madh dhe kështu respekton me ndërgjegje luftën dhe përpjekjet titanike të të gjitha gjeneratave në histori që kanë punuar (e po punojnë akoma edhe sot) për ndertimin e një shteti demokratikë. Që ne fillim të këtij reagimi po ju themë se shqiptari gjithmonë I ka respektuar traditat e veta kombetare (dhe i respekton akoma edhe sot), pa marrë parasysh sakrificat që ju kanë paraqitur gjatë jetës së tij . Ne pjesa dërmuese e lexuesëve jo që nuk janë të kënaqur me intervistën tuaj por janë tejet të të revoltur me disa gjëra që i thuani  z. Hasan Qyqalla. Mosë tregimi i realitetit dhe lavdërimi i vehtvetës kanë dëmtuar rëndë LKSHM. Ne gjatë leximit të intervistës suaj kemi hasur ne disa gjëra jo të vërteta, ndersa i keni lënë ( apo thënë shkurtë) anash njerëzit të cilët gjatë regjimit të kaluar ( por edhe sot) derdhën djersë,mundë, gjakë dhe vuajtën vite te tëra nepër kazamatet serbo sllave. Z. Hasan Qyqalla, ju edhe në intervistat tjera kurrë nuk  e keni treguar të vërtetën por keni bërë përpjkje për ta ngritur vetën, pra thënë shkurt keni gabuar rëndë.  Unë për vehte të them hapur  se kurr nuk do tua harroj këtë ligësi, sepse e keqja edhe nëse falet ajo nuk harrohet. Sa i përket aktiviteteve të intelektualit, gazetarit, atdhetarit dhe ushtarit të UCK-ës“ z. Martin Çuni, se sa ai i  ka kontribuari Çështjes sonë  flasin argumentet. Po njashtu ne këtë rast ju keni vepruar edhe me keq dhe  askund nuk figuron emri i Pal Sokolit,.. Ju një ditë do të turpëroheni para historisë, nëse keni lën vend . Por tu  kërkosh falje shokëve tuaj, sepse ne këtë mënyrë ju po e demtoni punën dhe unitetin  e LKSHM . Shqiptari për besë ka vdekur, dhe e ka mbajtur fjalën, edhe ti përmbaju kësaj thënje dhe shkruaje atë që  duhet shkrani të vërtetën i nderuari z. zoti Hasan Qyqalla. Është krejt diqka tjeter të thuhet.., e krejt diqka tjetër kur punohet. Ne duhet dalluar ata që flasin nga largësia  por duhet përkrahur e ndihmuar ata që bëjnë punë konkrete. Kësj radhe po e përfundoj këtë reagim duke menduar se ne të ardhmen nuk do na përsëritën gëra të tilla.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora