Kulturë
Adem Zaplluzha: Nëpër mure lexojmë
E enjte, 15.01.2015, 05:44 PM
Adem Zaplluzha
NËPËR MURE LEXOJMË
Nëpër dyer gjysmë të ronitura
Koten drynat e dylltë
Pragjet e vetmuara si fëmijë dënesin
Një dhembje e pashërueshme
Paska hyrë në qytetin tim
Nëpër mure lexojmë
Disa paralajmërime të kobshme
Shtëpia në shitje
Asnjë blerës potencial
Me kokë ndër sqetull po ikin njerëzit
As kolera e As lia e zezë
Nuk i ka zbrazur kështu qytetet
S’i ka boshatisur kaq dhimbshëm
Nëpër stacionet e autobusëve
Vetëm qentë i presin të zotët e tyre
Nuk di më se si ta emërojë këtë vdekje
Të bardhë ose të zezë
Por gjithsesi
Është një vdekje e trishtueshme
Nëpër udhët e panjohura të dynjasë
Prishtinë, 13 janar 2015
Komentoni
Artikuj te tjere
Vlash Prendi: Shime Deshpali, poeti arbëresh i Zarës
Kadri Tarelli: Bisedë me Z. Halim Maloku
Hamit Taka: Gjyqi i sozisë
Resmi Osmani: Kafe me Xhulin
S. Guraziu: Dëbora e parë
Selmani: Refleksione për 60-vjetorin e ditëlindjes
Ksenofon Dilo: Shpella e dyfekut!
Remzi Limani: Zhvillimi i personalitetit aktoresk
Poezi nga Tahir Bezhani
Përparim Hysi: Fëmijëria nëpër vargjet e mia
Liman Zogaj: A coptohet dielli
Ilir Muharremi: Ikja përmes letërsisë
Rrustem Geci: Kosovë, dashuria ime e parë
Remzi Salihu: Poezi nga Paul Kersten
Halil Haxhosaj: Mustaflë Isamili - “Shtigjeve të natës”
Vladimir Muça: Të përbashkëta dhe dallime lirike
Tefik Selimi: Shahiqi e Berisha - themelues të Teatrit
Gëzim Llojdia: Ringjallet raca e poetëve
Kristaq Turtulli: Çaponjtë e djeshëm
Xhavit Gasa: Bilbil kosove