E premte, 26.04.2024, 05:18 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët në NATO - E ardhmja e sigurtë

E merkure, 09.07.2008, 07:40 PM


Xhevat Rexhaj
SHQIPTARËT NË NATO- E ARDHMJA E SIGURTË

Nga Xhevat Rexhaj

Ditët, javët, muajt besa edhe vitet po rrjedhin shumë shpejtë. Thënë te drejten njeriu po mundohet ta zë hapin me kohën, kjo është kohë e stresit, me sa po duket ky farë stresi kishte pas ekzistuar edhe me decenie përpara, në vendet e zhvilluara dhe ato demokratike. Në vendet e komunizmit dhe te ne shqiptarët nuk kishte ku të zënte vend stresi, sepse ishte ajo thënja” do zoti e jemi shëndosh se bahet mirë ma vonë”. Për këtë arsye edhe i patëm punët ashtu si i kishim sepse E. Hoxhës me marksistë leninista nuk ju ngutke, për vehte kishin mjaft të mira, ndersa për popullin kishin ndertuar mjaft burgje dhe kampe internimesh, ku edhe aty nuk kishte stres, sepse edhe nuk dihej se a do të dilshin më të gjallë nga ato kazamate intelektualët shqiptarë, apo thënë më mirë ata që dëshironin që edhe shqiptarët të kishin stres, kjo prap do të thot se ku është stresi bëhet përparimi dhe zhvillimi shumë dimensional i një kombi.
Kjo vërehet edhe sot te kombet e zhvilluara euro-atlantike. Kjo shifet në zhvillimet e tyre spektakolare në të gjitha sferat e jetës, pra kjo ishte diagnoza e stresit, për të mirën e shtetit, sepse punohej por edhe jetohej dhe jetohet mirë. Shtetet e zhvilluara Euro Amerikane, kan bërë shumë edhe për vendet tjara që kanë patur interes për vehten e vetë së pari e pastaj edhe për vlerat demokratike universale. E dijmë shembullin e Greqisë pas luftës së dytë botërorte, hunten ushtarake dhe antiamerikanizmin e tyre, por prapseprap ata në mendje e kishin zhvillimin e tyre ekonomik dhe vjeljen e Miliarda Dollarëve nga Evropa dhe Amerika për të ju bashkuar Evropës, dhe tani e dijmë se ku është Greqia.
Po vendi i Enver Hoxhës, që edhe mikun e madh Josef Strausin e injoronte për të ndihmuar Shqipërin, mbeti në errësirë, mbeti pas Rumanisë dhe u rreshtu kah Kuba dhe vendet Afrikane, fatkeqësishtë neve shqiptarët jashtë kufirit shqiptarë bajshim be në të se ai është Shqiptari i vërtet, besa hajshim burg, dhe edhe sot kemi kapital patriotik vetëm atë se e kemi përmend Enver Hoxhën dhe kemi hangër burg nga shkau...
Mirëpo vitet e 90 ta nderruan dhe ndryshuan historinë, monedha gjermane MARKA e ktheu në kufijtë e vetë Gjermanainë “ Demokratike”, Amerika e shpërbeu Bashkimin Sovjetik në 15 shtete, dhe pikërisht Rinia e Shqipërisë më në krye me Sali Berishën, Pjetër Arbnorin, Azem Hajdarin dhe me mijra shqiptarë të vërtet e filluan kthimin mbarë me fytyrë nga Dielli të Shqipëris.
U deshten vite, afër dy decenie që Shqipëria të marr frymë, të dihet se ekziston dhe të i dëgjohet fjala; besa edhe të jetë pjesë e proceseve në mardhenjet nderkombëtare.
Shqipëria me të gjitha kapacitetet e veta luftoi që Republika e Kosovës të njifet formalisht nga Demokracia dhe ekonomia botërore në krye me SHBA në. Shqipëria po zhvillohet në të gjithë poret e jetës, Shqipëria po bëhet faktorë dhe partner i bashkësisë ndërkombëtare për Ballkanin dhe mëgjërë, Shqipëria po frymon në Euroatlantizëm.
Pra edhe dita e sotme 9. korrik, 2008 futet në Historinë e re dhe të drejtë Shqiptare, dhe në atë ndërkombëtare, Shqipëria dhe shqiptarët në NATO. Shumë shtete do e kishin penguar këtë aktë, por Miqët ishin të fortë, andaj edhe neve duhet të jemi ende të kujdesshëm, Republika e Kosovës në NATO dhe Shqipëria me Kosovën në BE, për këtë i duhen Dr. Sali Berishës me elitën kombëtare edhe 4 vite pushtet. Populli i Shqipërisë do ta realizoi këtë me besimin ndaj Njeriut që po bënë emër për Shqiptarët, ne nga Republika e Kosovës e ndiejmë vehten në Nato sepse e duam shqiptarin me emër Dr. Sali Berisha sepse ky i dërgon shqiptarët aty ku ka stres ndër shqiptarë, për punë dhe mirëqenje, që shteti të zhvillohet, e jo si paraardhësi i kuq që nuk krijonte stres, por krijonte vuajtje.
Të rroj Shqipëria dhe shqiptarët, me nacionalizmin modern që e kultivon Elita momentale shqiptare në Shqipëri.
Shqiptarë urime për zyrtarizimin formal të futjesë së Shqipërisë në NATO.

Të gjithë atyre që shkojnë në pushime ju dëshiroi çdo të mirë në vendlindje apo gjetiu.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora