E shtune, 27.04.2024, 12:43 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Fundi i mbrapsht i iluzioneve!

E hene, 17.11.2014, 09:26 PM


Fundi i mbrapsht i iluzioneve!

Nga Florim Zeqa

Përderisa  10 qershori 2014 shënon fillimin, fjalimi i ambasadorës Jacobson shkaktoj qarjen e parë, dita e djeshme shënon shkatërrimin përfundimtar të bllokut paszgjedhor. Njiherit ky bllok hyri në histori për jetëgjatësinë (më të shkurtë) dhe dëmin e madhë që i shkaktoj vendit për këta muaj.

Prishjen e marrveshjës së koalicionit paszgjedhor LAN, i shëndrruar më vonë në VLAN, me një fjali të shkurtër do ta përkufizoja kështu; "Fundi i mbrapsht i iluzioneve".

Ata që i përcjellin shkrimet e mia, ju kujtohet shkrimi me titull; "Kthimi i shpresës apo fillimi i iluzioneve të reja!" (16.06.2014, Bota press), në të cilin pata ngritur dilemën rrethë suksesit dhe funksionalitetit të këtij blloku.

Jo pse fati e deshti të ndodhë pikrisht ashtu, por pse shqetësimet e ngritura asokohe u treguan se ishin me vend, ("kthimi i shpresës" i koalicionit opozitar mund të shëndrrohet në një iluzion akoma më të madhë për qytetarët se sa "pavarësia e 2008-së..."),  sepse   liderët e bllokut nuk qenë në gjendje të mbajnë premtimet (parimet) deri në fund dhe as të realizojnë qëllimin final shkaku i ambicieve personale.

Thyerja e bllokut paszgjedhor fillojë krejt papritmas, shkas u bë deklarata e famshme dhe ironizuese e ambasadorës Jacobson; "Mos e dhi punën".

Kjo deklaratë aq shumë e tronditi skenën politike në Kosovë, e në veqanti bllokun paszgjedhor, saqë mënjëherë filluan turbolencat dhe prapaskenat politike mbrenda këtij blloku.

I mjaftuan vetëm pak orë bllokut të "heqë" dorë nga posti i kryeparlamentarit, veprim ky, përmes të cilit partia më e madhe në bllok (LDK) u mundua të riparojë gabimet e saja fillestare me rastin e ndarjës së posteve,...që më vonëu bë "mollë sherri" për qarje të mëtutjeshme deri në shkapërderdhjën totale të kësaj krijese të panatyrshme dhe të pazakont në politikën kosovare.

Nuk është befasi dështimi i bllokut, këtë e kam vrejtur nga fillimi, befasi nuk do të jenë as koalicionet e reja të ish anëtarëve të bllokut me partinë në pushtet (PDK).

Deri dje në së bashku në bllok shanin dhe "vranin" qeverinë,...harruan "parimet" që thirreshin në to, tani shajnë dhe akuzojnë njëri-tjetrin, duke vrapuar pas qeverisë për marrjen e pushtetit,...ky është niveli i moralitetit të kësaj klase politike, të cilës më së miri i shkonë për shtati thënja e Pablo Borsellino; "Politika dhe mafia janë dy pushtete që synojnë të njëjtën hapsirë. Ata kur nuk merren vesh e bëjnë luftën mes vete" !

Shpartallimi i bllokut edhe pse fatal dhe i turpshëm, është befasia më e këndshme për pushtetarët, të cilët kanë rastin të zgjedhin si në bahqe të babës partnerët e "ri" për mbajtjen e pushtetit.

Pas thyerjes së bllokut, akuzat e ndërsjella në mes antarëve të deridjeshëm në koalicion e vërtetuan heterogjenitetin, përbërjen jonatyrale të bllokut paszgjedhor, divergjencat politike, pikëpamjet e kundërta programore dhe ideologjike,...vërtetuan bindjen time (dhe shumicës qytetare në vend) se blloku ishte formuar vetëm për të mbuluar humbjet e 10 qershorit dhe kryekëput për ambicie personale të liderëve partiak, e më pak për interesa shtetërore dhe aspak për të mbrojtur interesat e qytetarëve të vendit.

Mbajtja e vendit për afro gjasht muaj në iluzione, është më tepër se mashtrim, është tradhëti kombëtare !

E themë kështu për faktin e thjeshtë; qytetarët e lodhur nga keqeverisja shtatvjeqare, të lodhur nga skamja dhe varfëria e skajshme, denigrimi social dhe moral, me të (pa) drejtë kanë besuar dhe shpresuar në fjalët e mëdha të liderëve të bllokut paszgjedhor, në premtimin bazik të tyre për mosbashkqeverisje me partinë në pushtet (PDK-në).

Pavarësisht cili nga liderët e ish bllokut paszgjedhor do t'i kthehet i pari koalicionit të turpit me partinë në pushtet për vazhdimin e së keqës në vendin tonë, përveqse imoralitet politik, është maskarallëk dhe turp i radhës i kësaj klase të dështuar politike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora