E premte, 03.12.2021, 09:27 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Guri i besimit i shovenistëve sllavë

E hene, 10.11.2014, 08:22 PM


GURI  I  BESIMIT  I  SHOVENISTËVE   SLLAVË

E  KOMUNISTË  ME  ANADOLLAKËT  TANË...

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

1913.

Horat e vagabondët marrin frymë me kërthizë...se i ka ba një “nënë”... Ata në çdo kohë mendojnë me mushë barkun dhe xhepat, po, asnjëherë koken. Edhe disa “dijetarë” prej tyne shka thonin në mbramje mbas “akshamit”, nuk e thonin në mengjes herët...

Të gjithë librat e tyne të shkrueme mbas vitit 1944, me të cilët, janë krenuen per 47 vjetë rresht deri mbas vitit 1991, po, edhe sot mbas 70 vjetësh të përmbytjes së Shqipnisë nga robnia shoveniste sllavokomuniste e anadollake, jo vetëm, nuk mund të besohen asnjeni per shtremnimet e fallsifikimet historike, po, edhe se presin “rilindjen” e komunizmit.

Fatkeqësia e madhe e robnisë në Shqipni, fillon menjëherë me Shpalljen e Pavarsisë, e kjo vërtetohët me “dorëzimin e Shkodres, malazezëve në vitin 1913”... nga tradhëtari i njohun në gjithë Ballkanin, dhe vetë turqit, agjenti sllav Esad Pashë Toptani. Ja dhe vlersimi i një “akademiku” per Esad Pashën: “Esat Pasha bëri gjithë të mundshmen që të detyrojë të largohet një mbret i huaj i krishterë, i cili ishte injorant për çështjet e shqiptarëve dhe që i ishte imponuar Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha.”

Sigurisht, largimi i Atij të “krishtëri” nga Shqipnia, i justifikon të gjitha tjerat...

Po kush e vrau Hasan Riza Pashën, dhe ua dorzoi malazezëve Shkodren?

Po sa u pague nga malazezët Esad Pasha për këte tradhëti a dihet?

Edhe këta përgjegje i keni të shkrueme nga At Justin Rrota, tek “Rrethimi i Qytetit 1912 – 1913”, faqe 113 dhe 179... “Fatkeqsisht” edhe Ky asht Klerik Katolik Shqiptar...

Marrëveshja tjetër ndërmjet kryeministrit Esat Pashë Toptani  me ministrin e Punëve të Mbrendshme të Serbisë, lidhet në Tiranë më 28 qershor 1915. Neni 1 i kësaj marrëveshje thotë: “Qeveria mbretërore serbe do të veprojë në atë drejtim, që asnjë fuqi e jashtme mos ta pushtojë Shqipërinë, dhe nuk do ta lejojë coptimin e saj, por ajo do të mbetet si tërësi shtetërore, e cila, për jetë në aleancë dhe bashkësi në bazë të marrëveshjes së mëparshme, si dhe në bazë të dispozitave të këtij protokolli”. “Më 15 (28) qershor 1915, Kryetari i qeverisë Esat Pasha”. Edhe kjo “marrëveshje” u nënshkrue në turqisht me shkrim arab, si dhe në gjuhën serbe. “Dhurohet Shkodra” me nënshkrime turqisht!

Po Dedë Gjo’ Lulin... në bashkpunim me serbët, kush e vrau në Mirditë me 24 Shtator 1915 ? At Anton Harapi tha:  “Ai kje tri herë Fatos, se i fali Atdheut dy djelmët dhe veten, tue u ba Sheji i salvimit të xhonturqëve, të sllavëve e esadistëve ...” (“Ora e Maleve”1924)

Edhe këte një Klerik Katolik tjetër...Po këte e “vramë” se dinte edhe tjera histori...

1924.

“1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë A. Zogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti . . . dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare do të varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre...

13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.

Ky është një dokument që gjendet në Arkivin Qëndror Shtetëror. Fondi Nr 253, dosja 105, fleta 2, 4-5, viti 1924. Ky dokument është botuar gjithashtu në librin me titull "Italia e Albania 1924 - 1927" nga P. Pastorelli, botuar në Firence në vitin 1967. f. 221.

Marrëveshja u nënshkrua në gusht të vitit 1924, mes Kryeministrit serb Pashiç dhe Ahmet Zogut, kur ky i fundit kishte gjetur strehim në Jugosllavi i përzënë nga forcat e revolucionit demokratik të udhëhequra nga Fan Noli. (Nga libri Sh.Hysit).

***

1941.

Mbi tavolinen ku qendronin dy themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare, Miladin Popoviq dhe Dushan Mugosha, të mbështetun me brrylat e tyne, edhe sot kanë shenjat e gjakut edhe pse kanë kalue 73 vjetë që ata brryla vazhdojnë me drejtue. Terrori, krimi, zhdukjet, dhuna e shfarosjet e mashtruesëve vazhdojnë sundimin nga 1944 per 70 vjetë... Hoti, Gruda, Kosova, Çamëri e Maqedoni, me të gjitha Trojet tona të Atdheut... Prap u dhunuen nga shovenistët sllavë, tue ua lanë PKSh e Enver Hoxha atyne nën thundren barbare. "Çeshtjes shqiptare të Kosovës iu vu vula që në 8 nandorin e '41-it.” - shkruen V. Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.Dedejer, Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).

Shqipnia e Trojet rrethuese të saj me 29 nandor 1944 u robnuen nga Serbia komuniste.

1 korrik 1946, Enver Hoxha, i pari i huej që dekorohet “Hero i popujve të Jugosllavisë”.

15 Dhjetor 1947, Enver Hoxha deklaron në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKSh: “Duhet t’a fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINË ...” (1947)

As nuk kuptoj pse Miladin Popoviq e Dushan Mugosha, i kishin pseudonomet “Ali dhe Dushani – Sali....” (nga letrat e “Tarrasit”), kur ata vinin nga një komshijë i yni shumë  “dashamirës” sllav...? Ky “Ali”, mos ka lidhje me filmin “Ali Baba me 40 hajdutët”?

Këta dokumenta vertetojnë se njenimbastjetrit:

“Shqipes së Gjergj Kastriotit...

I prenë kokat...I verbuen sytë...I shituen gjuhët...I shporuen zemren...

I cunguen krahët... I këputën kambët...I coptuen trupin... dhe,

e... gozhduen si Krishtin!..”

Autori.

Vazhdon Pjesa II: 1943 – 1944...



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora