E marte, 27.09.2022, 10:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Një vepër joshëse

E marte, 28.10.2014, 08:33 PM


Një vepër joshëse për “dizajnin” e jetës së njeriut…

Nga Tefik Selimi

Xhuli Spahiu është autore nga Breznica e  Bujanocit. Ajo, para do dite botoi veprën e parë “Dizajno jetën tënde”. Një vepër që nuk ka poezi, as proza, as pjesë dramatike, por ka veçanti të mendimit e të jetës shkrimore. Pra, janë shkrime të lira, ese. Ese, sepse aty autorja shtjellon tema të ngjeshura nga jeta ku ka ngjarje, filozofi, por ka edhe psikologji, që prekin “dizajnin” e jetës së njeriut tonë. Jeta e njeriut është një dhuratë e rrallë prej Zotit. S’ka më bukur se vlera e jetës! Lum kush e do dhe e shijon atë. Pse jo? Jeta është dhurata më e bukur njeriut. Kjo dhuratë është edhe hyjnore. Por, është edhe udhëtim që ka udhëkryqe jete. Nuk ka gjë më të bukur se jeta. Kjo bukuri e natyrës, njerëzit i bën të jetojnë të lumtur. Andaj, të gjitha këto mendime pozitive i ka shprehur Xhuli Spahiu në veprën e saj “Dizajno jetën tënde”. Ajo është e lindur më 4 nëntor të vitit 1969 në fshatin e vogël, Breznicë. Kjo krijuese ngërthejnë në vete pozitivitet për qetësi e jetë të lumtur. Duke lexuar veprën e saj, shijojmë mesazhe të qarta për kuptimin e jetës. Pra, auturja reflekton kah mendimi pozitiv. Andaj, tematika e këtyre shkrimeve e qetësojnë lexusin nga stresi, ankthi, droja, dyshimi, pa siguria, mashtrimi, urrejtja, tradhëtia, literatura me qasje nihiliste, si janë veprat: “Pse” nga S. Spasse, “Foleja tragjike e dashurisë”, “Si fliste Zartrusta” nga Niche, “Lulja e kujtimit” nga F. Postoli etj. Të këtilla përmbatje tronditës e ç’orientojnë lexuesin kah një botë tjetër. Te vepra: “Dizajno jetën tënde” kemi një jetë “tjetër”, e cila, fund e kyre flet e rrëfen për mendimin pozitiv progresiv. Këto “mesazhe” të autores janë të këndshme, sepse përcjellin mesazhe tek gjenaratat tjera për ta kuptuar esencën e jetës. Kjo, zatën është porosia e autores Xhuli Spahiu, e cila, me këtë vepër është treguar jo vetëm rrëfyese e jetës së bukur, por mediton apo edhe “krijon” mendime filozofike për të dhënë këshilla të qarta e dobiprurëse për jetën e akcilit njeri. Ajo në një rast thotë se, “në jetë ekzistojnë vetëm dy rrugë, prej së cilës nga ne do ta zgjedhim vetëm njërën, të drejtën”. Jeta ka dallgët e saja, por ka zbatica e batica. Edhe këto “ndryshime” nuk janë pa zgjidhje. Natyrisht, njerëzit e duan jetën e bukur, ku autorja  shton: “jeto i lumtur”. Të shtojmë se, brenda nesh ekziston gëzimi e hidhërimi, pasuria dhe varfëria apo e arritshmja dhe e paarritshmja. Pra, eseu “Zgjidh rrugën tënde”, flet pa koment. Kjo ia vlen. Ia vlen, për faktin se, njeriu, në jetë duhet ta zgjedhin rrugën e vet. Kush nuk e bën këtë, ai tërë jetën mbetet në mes dy zjarreve. Ja esetë ose rrëfimet e saja: “Çfarë kërkoni më shumë nga jeta”, “Jeto”, “Mos fajëso”, “Rreziko”, “Roli i paqës në shpirt”, “Vetëm dashuria është e vërtetë”, “Gjithçka ka një zgjidhje”, “Buzëqeshja, një ilaç shumë i dobishëm”,”Nga errësira në dritë”,”Burimet e stresit”, “Të mendojmë pozitivisht”, “Duaj, në këtë botë me pak dashuri”,”Si funksionon mendimi pozitiv”,”Jetoni në ditën e sotme”, “Si e fiton njeriu inteligjencën”, “Kuptimi i jetës”, “Vetëdija dhe ndërdija”, “Jeto jetën”, “Përse jetojmë”, “Jeto dhe shijo”, “Dhuroni buzëqeshje pa fund”, “Dizajno jetën tënde”, “Jepni energji jetës”, “Lulet e jetës”, Lufto për një të ardhme më të ndritur”, “Duani fëmijët dhe u ndihmoni”, “Duaj, beso...”, “Shpresë”, “Të ëndërrosh një jetë më të bukur dhe një ditë ta bësh realitet”, “Ç’farë është xhelozia”, “Zoti ju bekoftë, njerëz të mirë”, “Vetëm dashuri”, “Thuajeni gjithsesi një fjalë të ëmbël” e shumë ese të tjera. Siç dihet, njeriu duhet të shikojë përtej tunelit, atje ku shihet një dritë e  vogël. Pra, në jetë, njeriu do të duhej të ishte një qenie që të kërkojë gjetjen e qetësisë, lumturisë shpirtërore, ku këtë “bukuri jete” do ta gjejë nëse është real apo i vërtetë. Autorja, në një vend shton: “Tek e fundit, ne të gjithë jemi bota, të gjithë ne krijojmë bashkësinë e saj” (f.11). Ajo përsëri shton: “Mos bjerë në pesimizëm! Po u rrëzove njëherë, mos prit të të ndihmojë dikush, rimkëmbu vetë! (f.12). Pra, ka ardhur koha që njeriu t’mos presim prej të tjerëve. Lumturinë apo kënaqësinë ta gjejmë në vetvete. Pra, të jemi zot të vetëvetës. Në eseun “Jeto!”, sikur autorja fton njerëzit që të punojnë dhe të mos humbasin kohën kot. Ajo shton: “Jeto për ëndrrën, e cila të shpie në realitet!” (f. 13). Autorja, Xhuli Spahiu, sikur ajo frymon me pozivitet. Ajo fare nuk rrëfen për anët negative të njeriut. Secilin njeri do të duhej të bënte ndryshime pozitive. Kjo qasje e ka fundin e gëzuar. Ja disa qasje filozofike: Në jetë mos fajëso askënd; Njerëzit e mirë të japin lumturi; Njerëzit e këqij të japin eksperiencë; Njerëzit e gabuar të japin mësim...; Njerëzit e dashur të japin kujtime të paharrueshme. Ky ese titullohet “Mos fajëso”, pra njeriu s’do të duhej ta fajësojë askend për gjërat që mund t’i udhëheq vetë. Por, ja si shprehet autorja e veprës: “Njeriu që nuk rrezikon asgjë, nuk bën asgjë...”Sipas Xh. Spahiut, vetëm njeriu që rrezikon, është njeriu i Lirë. Vepra në fjalë është një udhërrëfyes i mirë për të gjithë. Këto janë ese që do të ishte mirë të përsëriten kudo në jetën edukative. Pse jo? Ato e lehtësojnë jo vetëm edukatorin, por, i orienton edhe të vegjëlit apo rininë kah një rrugë e lumturisë shpirtërore. Këto ese na duken si sentenca. Janë plot “kolorit” me ngjyra të kuptimit të jetës. Nuk ka njeri që s’ka shpirt. Shpirti ekziston tek secili njeri. Andaj, njeriu e shijon jetën vetëm atëhere kur shpirti i tij është në gjendje paqeje. Gjithçka tjetër është larg të vërtetës. Njeriu është pjesë e gjithçkajes në jetë. Nuk ka jetë vetëm për njeriun, por për të gjithë. Lum kush e do jetën! Njeriu me shpirt, e jeton jetën bukur. Në veprën “Dizajno jetën  tënde”, Xhuli Spahiu flet për dashurinë, atë dashuri të vërtetë. Ajo, shton: “Mund ta mashtrosh gjithë botën, por kurrë nuk mund ta mashtrosh vetvetën” (f. 18). Ka folur edhe pët të qeshurën.  Autorja shton: “Më trego të qeshurën tënde, të të them se kush je”.  Kështu, në eseun “Te mendojmë pozitivisht”, shton: “Mendimi pozitiv në jetë do të thotë të shohësh të mirën në gjithçka”. Pra, mendimi pozitiv ka të bëjë me të qenit optimist. Personat që mendojnë pozitivisht shpesh kanë një imazh shumë të shëndetshëm për veten dhe i shohin të tjerët si njerëz të mirë. Ajo shton: “Edhe pse jetojmë në këtë botë të “trazuar”, qëndro i thjeshtë. Edhe pse jetojmë në këtë botë të padrejtë, qëndro i drejtë. Edhe pse jetojmë në këtë botë të pandershme, qëndro i ndershëm. Edhe pse jetojmë në këtë botë të rreme, qëndro i vërtetë!”(f. 39). Andaj, mendimi pozitiv, sipas autores në fjalë, është fillimi i udhëtimit drejet qetësisë. Ja shembull: “Mendimi pozitiv është si dielli, asgjë nuk na rëndon, asgjë nuk rrënon, asgjë nuk lëndon. Një mësues, tha: “Mendimet janë fuqi që e vënë në lëvizje edhe qiellin, edhe tokën”(f.44). Ja  një mendim moralizues: “Duaj sa të duash, një ditë do të ndahesh! Jeto sa të duash, një ditë do të vdesësh! Vepro i të duash, një ditë do të japësh llogari! (f. 45). Për kuptimin e jetës, Xhuli Spahiu, shton: “Ai që kurrë nuk e ka njohur dhimbjen dhe vuajtjen, kurrë nuk do të mund të mësojë se ç’është gëzimi dhe lumturia”. Sipas autores, “Jeta është vuajtje”! Pra, vetë jeta është si një roman i mirë në të cilin sa më tepër thellohesh, aq më shumë ka kuptim. Porosia është se nuk duhet të frigohemi jetës. Mos kërkoni këshilla nga frika. Nuk është dështim nëse je rrëzuar, por dështim është nëse rrezohesh dhe nuk ngrihesh më. Duke folur për kuptimin e jetës, autorja shton se, shumë njerëz nuk e njohin artin e të jetuarit, që megjithatë është art. Ja thënia: “Njeriu nuk rron dy herë, por ka shumë nga ata që nuk dinë të jetojnë asnjëherë” (f. 49). Andaj, motoja e veprës është: “Duaj dhe bëhu i dashur”. Pra, çdo çast kur t’i afrosh dikujt dashuri, është pasuri”. Në eseun “Të jetosh”, Xh. Spahiu mediton duke thënë se, mendja duhet mbushur me dashuri dhe paqe. “Dije se kjo jetë është një aventurë e madhe”. Në këto mendime janë të pikturuara me ngjyra eseun: “Zgjohu i dashur Njeri dhe jeto vërtet!” (f.52). Në anën tjetër, të menduarit pozitiv nuk kërkon aq fuqi sa njerëzit mendojnë”. Autorja është me plot gojë e vepra për paqe, fat, mirësi e përparim. Prandaj, ajo shton: “Në qoftëse mendoni për diçka të mirë, e mira to t’ju gjejë. “Qetësia shpirtërore dhe trupi i shëndosh janë rezultat i domosdoshëm i të menduari pozitiv”(f.56). Pra, përsëri ajo shton: “Përdorni mendjen tuaj si forcë shëruese, si frymëzim dhe si shkak për lumturinë e të arfërme tuaj”. Mos i lini të tjerët të mendojnë për ju. Vendosni vetë! Por, besoni në fat të mirë, veproni drejtë në çudinë e quajtur – jetë” (f.57).  Dhe, cili është kuptimi i vërtetë i jetës? Dihet: Të gëzojmë për sa kohë që jemi këtu në tokë dhe të bëjmë ç’është e mundur që të jetojmë sa më gjatë” (f.59). Kjo është filozofia dhe kuptimi i jetës. Në eseun “Përse jetojmë”, Xh. Spahiu shton: “Mjafton një moment i mrekullueshëm që gjithë jetës t’i jep kuptim”. Jeta, megjithatë, është e bukur. Lufto për të mirën brenda teje. Në jetë çastet e bukura duhen kërkuar edhe në ato detajet e vogla, por që në fund, japin një kënaqësi të çmuar. Në eseun “Jeto në lëvizje”, Xh. Spahiu shton me sa vijon: “Lum ai, që di ta shijojë jetën! Sepse jeta, është kaq e shkurtër për atë që e do shumë”. Jetoni jetën me të mirat dhe të këqinjat e saj. Se nuk ka dhembje pa lot, nuk ka  dashuri pa ndarje, nuk ka gëzim pa hidhërim dhe, në fund, nuk ka sukses pa dështim”, shton autorja e veprës. (f. 113).



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora