| E marte, 28.10.2014, 07:33 PM |
Një vepër joshëse për “dizajnin” e
jetës së njeriut…
Nga Tefik Selimi
Xhuli
Spahiu është autore nga Breznica e
Bujanocit. Ajo, para do dite botoi veprën e parë “Dizajno jetën tënde”.
Një vepër që nuk ka poezi, as proza, as pjesë dramatike, por ka veçanti të
mendimit e të jetës shkrimore. Pra, janë shkrime të lira, ese. Ese, sepse aty
autorja shtjellon tema të ngjeshura nga jeta ku ka ngjarje, filozofi, por ka
edhe psikologji, që prekin “dizajnin” e jetës së njeriut tonë. Jeta e njeriut
është një dhuratë e rrallë prej Zotit. S’ka më bukur se vlera e jetës! Lum kush
e do dhe e shijon atë. Pse jo? Jeta është dhurata më e bukur njeriut. Kjo
dhuratë është edhe hyjnore. Por, është edhe udhëtim që ka udhëkryqe jete. Nuk
ka gjë më të bukur se jeta. Kjo bukuri e natyrës, njerëzit i bën të jetojnë të
lumtur. Andaj, të gjitha këto mendime pozitive i ka shprehur Xhuli Spahiu në
veprën e saj “Dizajno jetën tënde”. Ajo është e lindur më 4 nëntor të vitit
1969 në fshatin e vogël, Breznicë. Kjo krijuese ngërthejnë në vete pozitivitet
për qetësi e jetë të lumtur. Duke lexuar veprën e saj, shijojmë mesazhe të
qarta për kuptimin e jetës. Pra, auturja reflekton kah mendimi pozitiv. Andaj,
tematika e këtyre shkrimeve e qetësojnë lexusin nga stresi, ankthi, droja,
dyshimi, pa siguria, mashtrimi, urrejtja, tradhëtia, literatura me qasje
nihiliste, si janë veprat: “Pse” nga S. Spasse, “Foleja tragjike e dashurisë”,
“Si fliste Zartrusta” nga Niche, “Lulja e kujtimit” nga F. Postoli etj. Të
këtilla përmbatje tronditës e ç’orientojnë lexuesin kah një botë tjetër. Te
vepra: “Dizajno jetën tënde” kemi një jetë “tjetër”, e cila, fund e kyre flet e
rrëfen për mendimin pozitiv progresiv. Këto “mesazhe” të autores janë të
këndshme, sepse përcjellin mesazhe tek gjenaratat tjera për ta kuptuar esencën
e jetës. Kjo, zatën është porosia e autores Xhuli Spahiu, e cila, me këtë vepër
është treguar jo vetëm rrëfyese e jetës së bukur, por mediton apo edhe “krijon”
mendime filozofike për të dhënë këshilla të qarta e dobiprurëse për jetën e
akcilit njeri. Ajo në një rast thotë se, “në jetë ekzistojnë vetëm dy rrugë,
prej së cilës nga ne do ta zgjedhim vetëm njërën, të drejtën”. Jeta ka dallgët
e saja, por ka zbatica e batica. Edhe këto “ndryshime” nuk janë pa zgjidhje.
Natyrisht, njerëzit e duan jetën e bukur, ku autorja shton: “jeto i lumtur”. Të shtojmë se, brenda
nesh ekziston gëzimi e hidhërimi, pasuria dhe varfëria apo e arritshmja dhe e
paarritshmja. Pra, eseu “Zgjidh rrugën tënde”, flet pa koment. Kjo ia vlen. Ia
vlen, për faktin se, njeriu, në jetë duhet ta zgjedhin rrugën e vet. Kush nuk e
bën këtë, ai tërë jetën mbetet në mes dy zjarreve. Ja esetë ose rrëfimet e
saja: “Çfarë kërkoni më shumë nga jeta”, “Jeto”, “Mos fajëso”, “Rreziko”, “Roli
i paqës në shpirt”, “Vetëm dashuria është e vërtetë”, “Gjithçka ka një
zgjidhje”, “Buzëqeshja, një ilaç shumë i dobishëm”,”Nga errësira në
dritë”,”Burimet e stresit”, “Të mendojmë pozitivisht”, “Duaj, në këtë botë me
pak dashuri”,”Si funksionon mendimi pozitiv”,”Jetoni në ditën e sotme”, “Si e
fiton njeriu inteligjencën”, “Kuptimi i jetës”, “Vetëdija dhe ndërdija”, “Jeto
jetën”, “Përse jetojmë”, “Jeto dhe shijo”, “Dhuroni buzëqeshje pa fund”,
“Dizajno jetën tënde”, “Jepni energji jetës”, “Lulet e jetës”, Lufto për një të
ardhme më të ndritur”, “Duani fëmijët dhe u ndihmoni”, “Duaj, beso...”, “Shpresë”,
“Të ëndërrosh një jetë më të bukur dhe një ditë ta bësh realitet”, “Ç’farë
është xhelozia”, “Zoti ju bekoftë, njerëz të mirë”, “Vetëm dashuri”, “Thuajeni
gjithsesi një fjalë të ëmbël” e shumë ese të tjera. Siç dihet, njeriu duhet të
shikojë përtej tunelit, atje ku shihet një dritë e vogël. Pra, në jetë, njeriu do të duhej të
ishte një qenie që të kërkojë gjetjen e qetësisë, lumturisë shpirtërore, ku
këtë “bukuri jete” do ta gjejë nëse është real apo i vërtetë. Autorja, në një
vend shton: “Tek e fundit, ne të gjithë jemi bota, të gjithë ne krijojmë
bashkësinë e saj” (f.11). Ajo përsëri shton: “Mos bjerë në pesimizëm! Po u
rrëzove njëherë, mos prit të të ndihmojë dikush, rimkëmbu vetë! (f.12). Pra, ka
ardhur koha që njeriu t’mos presim prej të tjerëve. Lumturinë apo kënaqësinë ta
gjejmë në vetvete. Pra, të jemi zot të vetëvetës. Në eseun “Jeto!”, sikur
autorja fton njerëzit që të punojnë dhe të mos humbasin kohën kot. Ajo shton:
“Jeto për ëndrrën, e cila të shpie në realitet!” (f. 13). Autorja, Xhuli Spahiu,
sikur ajo frymon me pozivitet. Ajo fare nuk rrëfen për anët negative të
njeriut. Secilin njeri do të duhej të bënte ndryshime pozitive. Kjo qasje e ka
fundin e gëzuar. Ja disa qasje filozofike: Në jetë mos fajëso askënd; Njerëzit
e mirë të japin lumturi; Njerëzit e këqij të japin eksperiencë; Njerëzit e
gabuar të japin mësim...; Njerëzit e dashur të japin kujtime të paharrueshme.
Ky ese titullohet “Mos fajëso”, pra njeriu s’do të duhej ta fajësojë askend për
gjërat që mund t’i udhëheq vetë. Por, ja si shprehet autorja e veprës: “Njeriu
që nuk rrezikon asgjë, nuk bën asgjë...”Sipas Xh. Spahiut, vetëm njeriu që
rrezikon, është njeriu i Lirë. Vepra në fjalë është një udhërrëfyes i mirë për
të gjithë. Këto janë ese që do të ishte mirë të përsëriten kudo në jetën
edukative. Pse jo? Ato e lehtësojnë jo vetëm edukatorin, por, i orienton edhe
të vegjëlit apo rininë kah një rrugë e lumturisë shpirtërore. Këto ese na duken
si sentenca. Janë plot “kolorit” me ngjyra të kuptimit të jetës. Nuk ka njeri
që s’ka shpirt. Shpirti ekziston tek secili njeri. Andaj, njeriu e shijon jetën
vetëm atëhere kur shpirti i tij është në gjendje paqeje. Gjithçka tjetër është
larg të vërtetës. Njeriu është pjesë e gjithçkajes në jetë. Nuk ka jetë vetëm
për njeriun, por për të gjithë. Lum kush e do jetën! Njeriu me shpirt, e jeton
jetën bukur. Në veprën “Dizajno jetën
tënde”, Xhuli Spahiu flet për dashurinë, atë dashuri të vërtetë. Ajo,
shton: “Mund ta mashtrosh gjithë botën, por kurrë nuk mund ta mashtrosh
vetvetën” (f. 18). Ka folur edhe pët të qeshurën. Autorja shton: “Më trego të qeshurën tënde,
të të them se kush je”. Kështu, në eseun
“Te mendojmë pozitivisht”, shton: “Mendimi pozitiv në jetë do të thotë të
shohësh të mirën në gjithçka”. Pra, mendimi pozitiv ka të bëjë me të qenit optimist.
Personat që mendojnë pozitivisht shpesh kanë një imazh shumë të shëndetshëm për
veten dhe i shohin të tjerët si njerëz të mirë. Ajo shton: “Edhe pse jetojmë në
këtë botë të “trazuar”, qëndro i thjeshtë. Edhe pse jetojmë në këtë botë të
padrejtë, qëndro i drejtë. Edhe pse jetojmë në këtë botë të pandershme, qëndro
i ndershëm. Edhe pse jetojmë në këtë botë të rreme, qëndro i vërtetë!”(f. 39).
Andaj, mendimi pozitiv, sipas autores në fjalë, është fillimi i udhëtimit
drejet qetësisë. Ja shembull: “Mendimi pozitiv është si dielli, asgjë nuk na
rëndon, asgjë nuk rrënon, asgjë nuk lëndon. Një mësues, tha: “Mendimet janë
fuqi që e vënë në lëvizje edhe qiellin, edhe tokën”(f.44). Ja një mendim moralizues: “Duaj sa të duash, një
ditë do të ndahesh! Jeto sa të duash, një ditë do të vdesësh! Vepro i të duash,
një ditë do të japësh llogari! (f. 45). Për kuptimin e jetës, Xhuli Spahiu,
shton: “Ai që kurrë nuk e ka njohur dhimbjen dhe vuajtjen, kurrë nuk do të mund
të mësojë se ç’është gëzimi dhe lumturia”. Sipas autores, “Jeta është vuajtje”!
Pra, vetë jeta është si një roman i mirë në të cilin sa më tepër thellohesh, aq
më shumë ka kuptim. Porosia është se nuk duhet të frigohemi jetës. Mos kërkoni
këshilla nga frika. Nuk është dështim nëse je rrëzuar, por dështim është nëse
rrezohesh dhe nuk ngrihesh më. Duke folur për kuptimin e jetës, autorja shton
se, shumë njerëz nuk e njohin artin e të jetuarit, që megjithatë është art. Ja
thënia: “Njeriu nuk rron dy herë, por ka shumë nga ata që nuk dinë të jetojnë
asnjëherë” (f. 49). Andaj, motoja e veprës është: “Duaj dhe bëhu i dashur”.
Pra, çdo çast kur t’i afrosh dikujt dashuri, është pasuri”. Në eseun “Të
jetosh”, Xh. Spahiu mediton duke thënë se, mendja duhet mbushur me dashuri dhe
paqe. “Dije se kjo jetë është një aventurë e madhe”. Në këto mendime janë të
pikturuara me ngjyra eseun: “Zgjohu i dashur Njeri dhe jeto vërtet!” (f.52). Në
anën tjetër, të menduarit pozitiv nuk kërkon aq fuqi sa njerëzit mendojnë”.
Autorja është me plot gojë e vepra për paqe, fat, mirësi e përparim. Prandaj,
ajo shton: “Në qoftëse mendoni për diçka të mirë, e mira to t’ju gjejë.
“Qetësia shpirtërore dhe trupi i shëndosh janë rezultat i domosdoshëm i të
menduari pozitiv”(f.56). Pra, përsëri ajo shton: “Përdorni mendjen tuaj si
forcë shëruese, si frymëzim dhe si shkak për lumturinë e të arfërme tuaj”. Mos
i lini të tjerët të mendojnë për ju. Vendosni vetë! Por, besoni në fat të mirë,
veproni drejtë në çudinë e quajtur – jetë” (f.57). Dhe, cili është kuptimi i vërtetë i jetës?
Dihet: Të gëzojmë për sa kohë që jemi këtu në tokë dhe të bëjmë ç’është e
mundur që të jetojmë sa më gjatë” (f.59). Kjo është filozofia dhe kuptimi i
jetës. Në eseun “Përse jetojmë”, Xh. Spahiu shton: “Mjafton një moment i
mrekullueshëm që gjithë jetës t’i jep kuptim”. Jeta, megjithatë, është e bukur.
Lufto për të mirën brenda teje. Në jetë çastet e bukura duhen kërkuar edhe në
ato detajet e vogla, por që në fund, japin një kënaqësi të çmuar. Në eseun
“Jeto në lëvizje”, Xh. Spahiu shton me sa vijon: “Lum ai, që di ta shijojë
jetën! Sepse jeta, është kaq e shkurtër për atë që e do shumë”. Jetoni jetën me
të mirat dhe të këqinjat e saj. Se nuk ka dhembje pa lot, nuk ka dashuri pa ndarje, nuk ka gëzim pa hidhërim
dhe, në fund, nuk ka sukses pa dështim”, shton autorja e veprës. (f. 113).