E hene, 20.09.2021, 11:31 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Almeda, Miss Shqipëria 2008: Mesazhi im për gjithë vajzat e bukura...

E shtune, 28.06.2008, 04:13 PM


Amelda
Bisedoi Elona Demollari

Rrëfimi i vajzës 16 vjeçare që mori tre ditë më parë kurorën e njërit prej dy konkurseve të bukurisë shqiptare. Vajza e dy sportistëve, dëshiron të falënderoj prindërit për mbështetjen: “E them me plot gojë: Jam krenare për prindërit e mi!, - thotë Amelda për Faqet e Fundjavës

Urime Almeda! Ishte e vështirë të fitoje?

Normal sepse konkurrenca ishte e fortë. Kishte shumë vajza të bukura, të cilat ishin rivale. Por megjithatë publiku dhe juria mendoi që duhet të isha unë ajo që të mbaja kurorën dhe për këtë i falënderoj.

Keni thënë që ndiheni në siklet para mediave. Të trembin gazetarët?

Jo, nuk është e vërtetë. Por ndoshta si çdo njeri në momentin që bëhet publik, ka jetën e tij private që nuk do t`i cenohet, por që është shumë e vështirë, pasi është shumë i ndjekur nga gazetarët dhe paparacët. Fakti që unë po pranoj të intervistohem, tregon që nuk i kam frikë gazetarët. (qesh)

Një konkurs bukurie nxjerr në pah shpesh vetëm bukurinë. Kjo është në natyrën e televizionit dhe nuk kemi ç’i bëjmë. Përveçse vajzë e bukur, çfarë mund të thotë tjetër Almeda për veten?

Studioj në një shkollë jopublike dhe është viti i parë që studioj në këtë shkollë. Këtë vit mbarova vitin e dytë. Dy fjalë për veten: vij nga një familje e vjetër tiranase me tradita. Përsa i përket tipit, nuk më pëlqen të komentoj për veten. Vlerat, virtytet edhe mangësitë janë të tjerët ata që t’i vënë në pah dhe nga çfarë thonë të tjerët, jam tip i qetë, indiferente dhe kjo ndoshta ka ndikuar tek të tjerët që të mendojnë se jam mendjemadhe. Por e vërteta është që jam krejt ndryshe.

Lexova përpara se të vija të takoheshim, që keni jetuar gjatë në Turqi. Më bukur atje, apo këtu?

Për 4 vjet kam jetuar në Turqi. Të gjithë jemi koshientë për standardet e jetesës. Ndryshimeve që ka mes Turqisë dhe Shqipërisë, por gjithsesi njeriu mund të ndjehet mirë dhe i vlerësuar vetëm në vendin e tij.

Çfarë të pëlqen më shumë nga Tirana?

Tirana është vendlindja ime. Ka rolin e saj në formimin tim, pasi hapat e parë për gjithçka i kam hedhur këtu.

Është qyteti që para se të kurorëzohesha me kurorën e Miss Shqipërisë, më dha kënaqësinë të mbaj kurorën e më të bukurës të Tiranës, atë të Miss Tiranës.

Kanë filluar të të ngacmojnë në rrugë?

Si çdo vajzë tjetër, ngacmime ka, por gjithmonë mundohem të jem indiferente.

Ekziston rëndom mendimi që vajzat e konkurseve të bukurisë, nuk janë domosdoshmërisht inteligjente. Jemi të bindur që kësaj here është ndryshe. Na thuaj shpejt e shpejt, diçka që vërteton se Almeda nuk është si gjithë të tjerat...

Asnjëherë nuk kam qenë dakord me shprehjen që vajzat e bukura nuk janë inteligjente. Siç fola dhe më lart, nuk më pëlqen të flas për veten, por po lë kohën të flasë për gjithçka. Ajo do të tregojë më mirë se kush është Almeda.

Për shumë vajza është e vështirë të marrin pjesë në organizime të tilla, shpesh pengesa vjen nga prindërit. Prindërit e Almedës janë ndryshe, me siguri... Dy fjalë për ta…

Këto do doja të ndalesha pak. Prindërit e mi kanë një meritë të veçantë, jo vetëm për mbështetjen e pareshtur që kam pasur nga ata, por edhe për cilësitë dhe bukurinë që kam. Edhe këto i kam trashëguar nga prindërit e mi.

Babai im është rekordmen i kërcimit së larti, edhe mami është marrë me sport gjithashtu. Dua t’i falënderoj që më janë gjendur pranë dhe më kanë mbështetur. E them me plot gojë: Jam krenare për prindërit e mi!

Çfarë do të bëjë Almeda tani që është Miss Shqipëria?

Mendoj të vazhdoj të kryej misionin që më është dhënë, pasi është një përgjegjësi e madhe. Do përfaqësoj Shqipërinë në Miss Globe International. Kam pasur oferta të ndryshme nga agjenci modelimi, por mendoj se është ende herët për të nisur një karrierë të tillë.

Një mesazh për bashkëmoshatarët tuaj?

Ftoj të gjitha vajzat që ndiejnë se janë të bukura, që të provojnë një eksperiencë të tillë në konkurse bukurie dhe të shpalosin vlerat më të mira të vajzave shqiptare, sepse Shqipëria vërtetë ka shumë vajza të bukura.

PJESA 2

PYETËSORI I PRUSTIT

Frika ime më e madhe? Të lëndoj njerëzit që dua...!

Çfarë është lumturia absolute për Ameldën?

Nuk besoj se arrihet.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Dita e re që lind.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Gjatë provave të fundit me vajzat.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

E sinqertë.

Defekti juaj kryesor?

Shumë e ndjeshme.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?

Gabimet që bëhen pa dashje.

Hera e fundit që u përlotët?

Kur u kurorëzova.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

Nuk kam një të tillë.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Nisja për pushime me familjen.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Ismail Kadare

Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?

Sinqeritetin

Tek një grua?

Modestinë

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

“Take you doën”, Chris

Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?

“Kodi i Da Vinçit”

Filmi që ju la mbresë të thellë?

“De ja vu”

Piktori juaj i dashur?

Leonardo da Vinçi

Ngjyra juaj e preferuar?

E kuqja

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Të paturit një familje të mrekullueshme.

Pija juaj e preferuar?

Pepsi

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Kur nuk jap maksimumin për diçka.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Padrejtësinë dhe paragjykimin.

Frika juaj më e madhe?

Të lëndoj njerëzit që dua.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Kur nuk lëndon dikë

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?

Jo, s`më ka rastisur.

Si do të dëshironit të vdisnit?

Në gjumë

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?

Faleminderit që gjithmonë ke qenë me mua.

Në çfarë gjendje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?

Shumë e lumtur!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora