Shtesë » Shoqëria
Bisedojmë për seksin...
E diele, 01.06.2008, 11:23 AM
Nga Shekulli
Kur vjen puna për të folur, të gjithë, dinë gjithçka për seksin. Dhe janë ta paduruar për të treguart eksperienca, për të ndarë një “normalitet”, në të gjithë kemi lindur nga seksi, me ose pa dashurib dhe kështu që jemi energji, pulsim dhe vitalitet.
Por mbi seksin flitet shumë sot dhe praktikohet rrallë e më rrallë si dashuri, energji e pastër e afrisë mes dy trupave: çiftet në krizë largohen seksualisht, burrat dhe gratë tradhëtojnë me histori, që ata thonë se janë thjesht seks, por a ja vlen të quhen histori vetëm për seks? Nuk e kam kuptuar kurrë, u pyes juve, ndoshta mund të ekzistojë mes dy qenieve aq shumë pasion, për të cilin jemi të sigurt që është vetëm seks?
Dhe nuk flasim për ndjenja...ato janë të vështira për tu gjetur, pasi çdokush është i përhumbur në kënaqësi personale dhe kjo na ndodh shpesh dhe kur jemi në krevat.
Kështu përhapen mite false, të cilat duke bërë xhiron e botës. Bëhen në këtë mënyrë të vërteta absolute. Kështu, në shkrimin që vijon do të tregojmë disa mite të gabuara, të përhapura shpesh nga meshkujt, për shkak të ndryshimit të tyre biologjik, i njohin shumë pak gratë dhe mendojnë se ato funksionojnë ekzaktësisht si ata. Këto bindje të rrënjosura në tru, mund të sjellin konfuzion tek partnerja, duke e bërë të ndihet e papërshtatshme. Dhe për shkak të ndryshimeve anatomike, meshkujt dhe femrat eksperimentojnë seksin në mënyra të ndryshme dhe për arsye psikologjike i japin seksit një vlerë krejt të ndrshme nga njëri- tjetri.
Gruaja, sipas miteve që kanë krijuar meshujt është ajo që “pret”, mashkulli jep, pra pse meshkujt mendojnë se dy individë kaq të ndryshëm mund të jetojnë të njëjtat gjëra, me të njëjtat ndjenja?
Disa mite false:
Seksi i mirë është vetëm për njerëzit nën 30 vjeç: Në realitet limiti është shumë i konsiderueshëm mbi këtë moshë. Dhe persona 80 vjeçarëkanë pulsione seksuale, dhe pse, siç mund të kuptohet, mund të kenë probleme fiziologjike, të cilat nuk u lejojnë të kenë një raport komplet. Të ndihesh shumë i plakur në seks, është një justifikim për të mbuluar probleme të tjera. Kështuqë me apo pa “viagër” provoni, seksi është një lojë, dhe ju duhet të luani, apo mendoni se kënaqësia e seksit nuk mund të jetë e plotë nëse nuk arrihet në ejakulim?
Gratë normale arrijnë një orgazëm çdo herë që kryejnë marrëdhënie seksuale: vetëm tre në dhjetë gra mund të arrijnë orgazmën me lëvizjet e klitorit, për të tjerat është i paevitueshëm stimulimi klitoridial. Gratë në fakt nuk e dinë shum ë mirë se çfarë është ajo që u jep atyre kënaqësi, pasi shumë nga ato nuk e eksplorojnë trupin e tyre, masturbimi është më shumë i praktikuar nga burrat. Gratë shpesh e jetojnë ende si një tabu.
Shtatzania dhe lindja ulin kërkesën seksuale: kërkesa seksuale qëndron e pandryshuar. Kjo është një nga gënjshtrat e bukura e përdorura nga gratë, të cilat dëshironin nga burri vetëm kënaqësinë të bëheshin prindër, donin të ngeleshin shtatzëna nga akti seksual, sepse nëse nuk ke një shtatzani me rrezik dhe me komplikime, nuk është e vërtetë që gjatë shtatzanisë nuk mund të bëhet seks.
Gratë “për së mbari”nuk eksitohen me materiale erotike: materiali erotik nuk është eksitues nëse gruaja është e mësuar me këto lloj materialesh, për këtë fakt, ai merr një rëndësi funksionale në terapinë seksuale. Materilate erotike nuk i blejnë vetëm burrat, por gruaja ama di të dallojë mirë fantazitë erotike nga realiteti, burri kur eksitohet ka tendencën ti ngatërrojë dhe ndonjëherë pretendon gjëra absurde nga shoqja e tij, pra kërkon që ajo të sillet si në një film erotik.
Nëse një grua nuk arrin shpejt të ketë një orgazëm nuk është normale: gratë, ndryshe nga burrat, duan më shumë kohë për të arritur orgazëm. Për ato, veç faktorët fizikë, janë shumë të rëndësishëm dhe faktorët e afrimitetit, përfshirja emotive në një lidhje. Prandaj mos harroni meshkuj të dashur, të jeni xhentilë, të dini të mbani gjallë pasionin e gruas, sepse vetëm kështu në të vëretë ajo do të vazhdojë të jetë e dëshirueshme dhe të ndihet e dëshiruar.
Nuk duhet të jetë gruaja ajo që duhet të marrë iniciativën seksuale: iniciativa seksuale mund të merret si nga gruaja, ashtu dhe nga burri. Ky është një iluzion klasik i mashkullit, që të paktën në shtrat do të komandojë gjithnjë ai, po ku është shkruar kjo? Mjaft me hipokrizi, iniciativa seksuale mund të jetë dhe nga një palë të brendshme seksi, pra mund të jenë dhe ato që krijojnë atmosferë.
Kontraceptivët janë një përgjegjësi e gruas: të dy partnerët duhet të shqetësohen për kontraceprivët. Sot, e vetmja mënyrë për të mos marrë sëmundje seksualisht të trasmetueshme është të përdorësh prezervatit (pra është detyrë e mashkullit). Nuk mjafton ti besojmë një pilule për tu mbrojtur nga sëmundjet duhet më shumë.
Pra, dashuroni, por pa rreziqe... dhe mjaft me gënjeshtra.
Jemi lindur nga një akt seksual, me apo pa dashuri, jemi energji, jo vetëm shpirtërisht, por edhe fizikisht...