Mendime
Xhavit Çitaku: Çerek shekulli i rënies së komunizmit
E enjte, 17.07.2014, 06:02 PM
Një çerek shekulli i rënies së komunizmit në Evropën Lindore
Evropa Lindore ka dëshmuar se kapitalizmi dhe demokracia punojnë së bashku.- Dhjetë vendet që i bashkuan BE-së shënuan përparim të dukshëm të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit, privatizimit të ekonomisë...
Nga XHAVIT ÇITAKU
Është mbushur një çerek shekulli kur Polonia u demokratizua, ndërsa vjeshta e vitit 1989 shënon rënien e komunizmit në gjithë Evropën Lindore. Këto ndryshime nuk kaluan edhe aq lehtë sepse kundërshtimi nga mbeturinat komuniste ishte bukur i madh, por edhe mentaliteti i krijuar në masën e gjerë popullore e bënte të vetën. Megjithatë, forcat e reja progresive në të gjitha këto shtete e kishte me gjithë mend se diktatura komuniste duhet të largohet nga pushteti dhe të instalohen qeveri të votuara nga populli dhe që do të punojnë për popullin. Filluan protesta masive që askush nuk mund t’i ndalte dhe regjimet komuniste u “ dorëzuan” . Në disa shtete pasojat dhe dëmet e shkaktuara nga protestat e dhunshme ishin bukur të mëdha, ndërsa në Rumani u pushkatua diktatori Nikola Çaushesku së bashku më bashkëshorten. As në Rusi nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar, ngaqë u deshtë që të bombardohet Parlamenti për të filluar një ndryshim bile kozmetik.
Ndryshime të shpejta për t’u futur në sistemin kapitalist
Shumica e
këtyre shteteve shumë shpejt i kryen të gjitha ndryshimet për t’u futur në
sistemin kapitalist. Dhjetë vende të Evropës Lindore që iu bashkuan Bashkësisë
Evropiane në vitin 2004 apo në atë 2007 shënuan përparim të dukshëm të lirisë,
demokracisë, sundimit të ligjit, privatizimit, ekonomisë eficiente të tregut
dhe rritje të dukshme në shumë sfera.
Në vend të kësaj, evropianët lindor duhet të shkojnë përpara me reforma më të sotifiskuara. Tash për tash këto shtete për të pasur sukses në rrugëtimin e tyre drejt shteteve të zhvilluara perendimore, në radhë të parë, duhet të përmirësojnë cilësinë e arsimit të lartë dhe zhvillojnë e ndërtojnë në shkallë të lartë sistemin kërkimor- teknologjik konform zhvillimeve të avancuara në BE. Me një fjalë, reformat janë më së të nevojshme, por sa do të jenë në gjendje qeveritë e këtyre shteteve që të bëjnë një gjë të tillë mbetët të shihet. Megjithatë, është momenti për një qasje më liberale të perëndimit në mënyrë që evropianët lindor të kenë punë dhe të jetojnë mirë. I vetmi shtet i Evropës lindore që ende ka mbetur në gërmadhat e sistemit diktatorial komunizmit është Rusia e Bardhë, në të cilën nuk ka as liri të shprehjes e as liri të qytetarisë në përgjithësi. Ndërkaq, Rusia e udhëhequr nga regjimi i Putinit gjatë këtij viti bëri hapa prapa duke e nisur një rruge të rrezikshme të konfrontimit me perëndimin për shkak se aneksoj pjesë të Ukrainës. Thënë me fjalën e argumenteve, në Rusi komunizmi “ bolshevik” i përcjell me nacionalizmin mistik është kryefjalë e funksionimit të organeve dhe institucioneve shtetërore edhe pas një çerek shekulli.