E premte, 23.04.2021, 02:56 AM (GMT+1)

Mendime

Ilir Xhemaili: Pjekuria politike dhe komoditeti politik

E marte, 15.07.2014, 09:15 PM


Pjekuria politike dhe komoditeti politik

NGA ILIR XHEMAILI*

Shoqëritë demokratike nëpërmjet mënyrave të ndryshme e shprehin revoltën, njëra ndër këto është edhe protestimi ndaj një pakënaqësie më shumë se sa individuale, dhe duke u nisur nga ky prizëm shqiptarët e gëzojnë këtë privilegj të shprehjes së pakënaqësisë nëpërmjet protestave, dhe gjithësecili ndjen një krenari për këtë fakt, sepse në periudhat më të vështira shqiptarët në një kontekst kohor në Kosovë, kryesisht studentët, ia thyen krenarinë një diktatori duke kërkuar drejtësi, barazi, liri, poashtu edhe duke treguar atdhetarizëm në mënyrë vitale, kësisoji edhe duke e ruajtur imazhin tek aleatët dhe forcat hegjemonike, sepse një qenie njerëzore jo mediokre nuk do të kishte dilema se fuqi të mëdha demokratike, ushtarake e ekonomike janë dikush tjetër, pra për këtë arsye të duhen aleat që t’i jetësosh disa interesa jetike...

Të hedhësh një gurë në ujin e cekët e të padukshëm nga bimët e të kërkosh shpëtim nga hedhësit dhe bimët që e humbin shkëlqimin e kristaltë të ujit dhe gurit, është një pritje e ngjajshme me raportin zyrtar-qytetar, “postulati llogaridhënës” ndaj elektoratit, dhe në praktikën politike tek ne shihet vetëm tendenca për të mbajtur pengë shtresat e ndryshme sociale-ekonomike, pa harruar se përparimi arrihet përmes parimeve të shëndosha meritokratike, frymës multietnike, multikulturore, sikur që duhet të ishte shteti ynë FYROM..!!

Pra duke mos u hamendur fare, nëse një çështje ngec atëherë padyshim se duhet të merren në konsideratë alternativat e shumta për të arritur në një pikë deri sa të shuhet sadopak brenga e cila i përshkon të gjithë e deri te zgjidhja e asaj brenge, dhe është legjitime e legale të protestosh në mënyrë të dinjitetshme, sepse i tërë protestimi lindë nga një ide, që të arrihet vëmendja tek institucionet vendore dhe jashtë, mirëpo kryesisht  në aleatët  ndërkombëtarë, dhe mbase kjo është zgjidhja, por nuk duhet lejuar të tjetërsohen disa momente të vështira të popullit tonë të cilët me plot krenari e ngritën flamurin dy krerësh për ta sfiduar ligësinë dhe injorancën... Atëherë për neve si komb politikisht i pjekur është më se e nevojshme të mos lejojmë të krijojmë ndonjë imazh të pahijshëm për kombin tonë, sepse është dhënë shumë sakrificë dhe palëkundshmëri për një ideal të madhërishëm duke filluar që nga Skënderbeu e deri në kohërat tona.

Më duhet patjetër të citoj viganin e kombit shqiptar, politikologun Ukshin Hoti që me argumente shkencore dhe politike jep ide dhe vizione të mbara për unitetin  kombëtar: “Te shqiptarët, ku ekziston një pluralitet feshë, nuk ka ekzistuar ndonjëherë një fetarizëm i lidhur me qenien etnike. Fundamentalizmi fetar për shqiptarët është një shpikje idiote dhe e kotë”, nisur nga ky prizëm i tërë globi kombin shqiptar e sheh si të formuar mirë rreth komponentit religjioz dhe respektimit të tyre nga të tre konfeksionet fetare, multietnik dhe shumë paqëdashës, që e dëshmon edhe historia mbarëbotërore, sepse asnjëher nuk kemi qenë nxitës të destabilizimit apo diçkaje tjetër jo etike...  Pra duke i argumentuar këto tipare të lartëpërmendura dhe duke qenë parime që sjellin përparim të privilegjuar, e që janë edhe botëkuptime univerzale, sigurisht se do të na shpiejn rreth jetësimit të interesave vitale të shqiptarëve të ndarë si komb, në ndonjë aleancë të bashkimit, apo edhe vet të bashkuar...

*Autori i këtij shkrimi është student i Shkencave Politike



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora