Dhimbje Mëme për...Mëmëdheun!...?
Nga Ksenofon M. DILO
Kishte dy
javë që nuk kishte erdhur në park.Stoli ku zakonisht ulej ishte i zbrazët e i
ftohtë.Dukej sikur edhe ai e kërkonte.. Ku ishte vallë? Mos I kishte ndodhur
diçka e keqe? Po s’kishte mundësi që të mos e
kishim marrë vesh. Ajo edhe e sëmurë kur ishte do të vinte qoftë edhe për pesë
minuta, do të ulej aty dhe pastaj do të hidhte
vështrimin e shpejtë që derdhej si rrufe prej syve të saj jeshilë, do të
përshëndeste më një buzëqeshje, e cila ishte here e ndritshme, here e
përmalluar, here e dhimbëshme, e here
të tjera e mjegulluar, ashtu si edhe gjendja e saj shpirtëeore.
Kishte pothuaj njëzet vjet që e shihja të vinte në park .I Kishte të tre
fëmijët të vegjël dhe, shpesh here e drobitur por asnjëherë e vrejtur
ajo luante me fëmijët në park dhe pasi e
shihte se ata ishin kënaqur I vinte që të tre në një karrocë fëmijësh, djalin e vogël në ndenjësen e zakonëshme për
fëmijë kurse të dy vogëlushet dike u mbajtur pas dorezave të karrocës ngjitur, ngjitur hipnin në hekurin që lidhte rrotëzat
e mbrapme të karrocës dhe mamaja hidhte
atë vështrim të shoqëruar nga buzëqeshja që ndryshonte sipas ndjenjës dhe
gjendjes shpirtërore të saj, dhe shkonte. Më kishte bërë përshtypje ajo
grua sepse megjithse dukej se ishte një nënë e mire, ulej
në stol, diçka ju thoshte fëmijëve e ndërsa ata luanin, ajo me
një qetësi të natyrshme mjegullohej, thua se me mendimin e saj, shkonte diku,
larg. Fëmijët ishin të gjallë e
të zhdërvjellët po sidomos I vogli ishte shumë shumë I guximshëm Unë që shkoja
në atë park, sepse më gëzohej syri kur shikoja se sa bukur
luanin aty fëmijët, por edhe sepse ishte afër shtëpisë ku banoja, e
kisha pare djalthin të bënte disa veprime që kërkonin shumë guxim dhe force.
Prisja që e ëma të trembej, por ajo, megjithse I shikonte dhe I kontrollonte që të
tre fëmijët, asnjëherë nuk e dëgjova të theshte mos e bëj
atë se.. do rrëxohesh Si të ishte e sigurt se ai nuk do të rrëxohej. Dhe
njëherë kur fëmija ra, alo u ngrit dhe shumë e qetë ju afrua, dhe
sepse vrapova edhe unë e dëgjova të fliste tek djali me pak fjalë që nuk ishin
në gjuhën e atij venddi e që ajo me vështirësi sikur I kërkonte që t’I gjente
të përshtatëshme çër momentin. Papritur dëgjova që ta qetsonte duke I thënë
ngadalë-E shikon, tani nuk të dhemb më dhe sigurisht që u bëre
më I madh, nuk qajnë trimat… Se sa e kuptoi fëmija shumë
më vonë e mësova, kur mbas vitesh ajo duke I qëndruar besnike stolit
në park, në fillim vinin të katërt pastaj vajza e madhe
nuk ishte me ta, më pas ajo vinte vetëm me djalin, I cili
I rritur tashme dhe me një bukuri të dukësme trupore e me një fytyrë tepër
fisnike, ulej pranë nënës së tij, diçka
bisedonin, here qeshnin e here mendueshëm që të dy deri
sa ngriheshin e largoheshin po duke biseduar dhe mbasi, ajo
kishte derdhur përreth buzëqeshjen e saj e cila tashmë ishte të shumtën e herës
e përmallëshme. Seç kishte ajo grua. Sa here kisha bërë perpjekje t’I afrohem
por më ishte e pëmundur sepse nuk të linte asnjë shteg që t’I afroheshe. Dhe ja
ku një ditë, ajo erdhi vetëm . U ul në stol dhe mbas jo më
tepër se dy minutash u ngrit rrëmbimthi dhe si të mos kishte kontrolluar
lëvizjen që bëri pothuajse humbi ekuilibrin e për pak u rrëxua. Atë moment
gjeta t’ I afrohem dhe për çudi kur I ofrova ndihmen time ajo më dha një nga
ato buzëqeshjet e saj që I kisha pare sa e sa here gjatë atyre 20 vjetëve dhe
pasi më falenderoi në vend që të hikte, u lëshua në stol. Nuk e di ku mora guximin dhe
u ula pranë saj dhe ajo sikur e m, iratoi
veprimin tim . Për disa minuta nuk folëm,
ajo sepse kishte një mallëngjim
të dukshëm dhe unë sepse nuk dija çfarë të thosha.
Papritur, dhe pa
u drejtuar nga unë ajo filloi me një zë që sa mezi dëgjohej:
Po jam shqiptrare. Ju njoh. Më duket
se sa here vija këtu ju shikoja dhe ndjeja se edhe ju më shihnit. Njoh
edhe
gruan tuaj. E kam pare disa here të
përgëdhelë djalin tim . Që kur ai ishte shumë I vogël. Tani u rritën. Që të tre.
…
Ajo
fliste me fraza të shkurtra pa e kthyer kokën nga unë dhe fliste aq shpejt sa
pothuajse nuk linte asnjë të çarë që të paktën të pohoja, ose të
mohoja diçka.
Sa shpejt
që hikën koha. Dhe unë që thoja kur do të rriten! Tani Ç’nuk do të jepja. Vetëm
të ishin edhe njëherë të vegjël. T’I kisha edhe njëherë pranë. ..
Tha këto
dhe e mbytën lotë. Kisha mbetur si I ngrirë dhe nuk e di pse më bënë aq
përshtypje fjalët e saj. Ajo u ngrit, më hodhi vetëm një shikim dhe u largua kësaj
here pa atë buzëqeshjen, e cila sido që të ishte atë ditë I mungoi
gjithë parkut. Mbase kjo duket pak e zmadhuar por mua kështu mu duk..
Të
nesërmen isha bashkë me gruan time së cilës I kasha folur për sa ndodhën të djeshmen dhe shkuam e u
ulëm në stolin e *asaj*. Parku gumëzhinte nga zërat gazmorë të vogëlushëve që
luanin dhe, ndërsa muzgu po binte, ajo u
dha në hyrje të parkut dhe shumë e qetë u drejtua në stolin ku ishim ulur ne
dhe na përshëndeti thuajse na kishte miq të vjetër. Atë ditë dhe vetëm ajo foli
për jetën e saj dhe pa e detyruar kush. Thua se kishte nevojë të hapë zemrën e
se tek ne kishte gjetur atë e cila I mungonte:dike që mund ta dëgjonte. Që
fliste me fraza të shkurtra dhe të prera,
ishte sepse ishte aq e
mallëngjyer sa frymëmarja e gulçuar I lejonte pikërisht atë . Frazën e shkurtër
e të prerë. Aty mësuam se e kishte braktisur I shoqi me tre fëmijë në dhe të
huaj dhe se, në kohën kur ai kishte hikur djalthi I saj
ishte vetëm 9 muaj. Punoi gjithë kohën që të rriste ata tre vocërakë, e
vetme dhe shpesh mendohte se, po t ë kishte qëndruar në atdhe, mbase nuk do të ishte aq vështirë _-sa keq që
hikëm prej vendit tone.-tha ajo me një zë të shuar. Si nuk patëm frikë se do të
kishim nëmën e tij!
Sa here e
ndjej vehten fajtore se I vodha tre shqiptarë dhe I degdisda atë nëpër botë.
Ashtu si jam e vetme dhe e mallosur unë tani ashtu është dhe Shqipëria jonë.
Nuk e shihni edhe ju?
Ajo në
atë momente kishte një zjarr sit ë donte të shndërrohej e gjitha në një
shkrepëtimë e të përvëlonte gjithë mallin e saj të ndizej si një pishtar që t’u
tregonte të gjithëve se ashtu pikërisht po digjej edhe Shqipëria mëmë pa djemtë
e saj. Ajo u largua pa e kuptuar se na dha një note dhimbje . Buzëqeshja ishte
harruar nga buzët e saj. E pashë dhe njëherë tjetër atëhere kur pa ja kërkuar
më dha adresën e saj të email-it j dhe që atëhere nuk dëgjova më për ‘të.
Ku është
ajo tani? A do të kem ndonjëherë fatin të mësoj pse u zhduk dhe humbi. Kush vallë do të jetë fati I këtyre
nënave, të cilat punuan e luftuan si herona të vërteta
në dhe të huaj pa përfillur vetvehten, duke u sakrifikuar në maksimum . Pse ajo tha
se I kishte vjedhur Shqipërisë tre Shqipëtarë. Kush mund të më përgjigjet vallë. Se
kam një mal dhimbje edhe unë në shpirt, kam dhimjen që duhet të ketë çdo mëmëdhetar e
të kuptojë lëngimin e mëmëdheut, ta bëjë atë lëngim të vetën e të mos pushojë
kurrë të mendojë për Shqipërinë. Të mos poshojë kurrë të flasë tek fëmijët etij për atë vend aq të
bukur por aq të munduar dhimbja e të cilit rritet, e rritet, e rritet ditë për ditë.