Kulturë
Skënder Hoxha: Etydë për shekullin XXI
E diele, 06.04.2014, 04:09 PM
SKËNDER R. HOXHA
ETYDË PËR SHEKULLIN XXI
Nëpër erë të furishme
Ecnim ngadalë
Të molisur të dërmuar
Por të fortë!
Për tokën e dashur
Për diellin e bardhë
Me një fanar në dorë…
Ecja jonë
Është dashuria ime
Aty vezullon dielli
Çudi –
Ende do korba krrokasin
Më mbajnë peng!
Glasojnë në degët
Ku bulon dashuria për tokën
Ku rritet gëzimi im
Për diellin që rri varur!
(28 nëntor 2013, pejë)
POETI DËSHTAK
Duhmojnë gazetat
Librat çuditen
Në fund të epidemisë
Një guace të qelbur
Poeti i dështuar
I këndon këngë kreshnike
I shkruan epitafe
Vargje melankolike
Dështake servili
Dashuri e blerë
U z’beh n’perëndim!...
Shumë herë –
E kishte pushtuar hareja
Zë i harbuar në dështim…
Dashnorja pret në llahtari
Si nusja e shkive
Dashurinë tjetër
T’i ulet në prehër
Cilido qoftë ai !!!
(Prill 2014)