E shtune, 27.04.2024, 01:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Rovena Dilo: "Shqiptaret dine te degjojne muzike"

E shtune, 07.06.2008, 06:37 PM


Rovena Dilo
"Shqiptaret dine te degjojne muzike"

Anisa Ymeri

Mbremjen e 5 qershorit, skena e madhe e Teatrit te Operes dhe Baletit u shnderrua ne nje oaz kulture. Cmimet "Kult '08" dhuruan jo vetem trofe per 12 personalitete te artit, por edhe shume mesazhe, percjelle me nota te verteta spektakli. Trofeun e albumit me te mire e rrembeu nje kengetare qe ka bere shume per muziken e lehte shqiptare: Rovena Dilo me albumin pagezuar "Dorezohem". Kengetarja, rrefehet per "Koha Jone", pak ore pas marrjes se ketij cmimi, duke vleresuar kete nisme te Akademise Kult per "promovimin e vlerave te verteta te artit shqiptar". Dilo shkon edhe pertej, duke komentuar ato dukuri sic i cileson, tejet negative qe kane "pushtuar" tregun muzikor shqiptar, ne te cilin "antivlerat kane ngritur krye permbi vlerat". E per kete, sikunder thekson, ka patjeter pergjegjes.

Arritet te "rrembenit" trofeun per albumin me te mire ne cmimet "Kult '08". Cdo te thote ky cmim per nje kengetare qe ka vite ne skene?

Vleresim i madh, pasi Akademine Kult e vleresoj si nje institucion te ri , por serioz dhe qe duhet te kete jetegjatesi. Kjo per vete faktin se mundohet te perzgjedhe vlerat e verteta dhe perpiqet t'i ndihmoje, t'i jape nje mbeshtetje morale me shume se materiale dhe t'i nxise te gjithe krijuesit shqiptare te krijojne vlera te verteta dhe te hyjne ne nje lloj konkurrence, e cila eshte e nevojshme.

Nje tjeter vlere e kesaj Akademie eshte dhe fakti se askush nuk kerkon te jete doemos ne gare, jane te tjeret qe te vleresojne dhe te perzgjedhin. Aty eshte deshira e te tjereve per te te futur ne gare, ndersa artistit i mbetet vetem te punoje. Te jesh sa me origjinal e profesionist, dhe me pas gjithcka eshte ne dore te profesionisteve te vertete per te te vleresuar. Fakti qe aty jane te gjitha artet, te ndihmon te jesh pjese e elites artistike shqiptare.

Te besh nje album ne kete realitet shqiptar ku jetojme, c'do te thote?

Me ka kushtuar shume vite, per arsyen e thjeshte se mungon nxitja nga te gjitha anet. Ketu kushdo eshte i detyruar te motivohet vetem nga vetja e tij. Mirepo ne kete bote kaotike dhe atmosfere kaotike artistike, ne kemi shume nevoje per nxitje. Te besh nje album, do te thote te ngresh nje godine nga themelet dhe t'i japesh sa me shume hijeshi. Te krijosh nje album, do te thote pune e shume personave, qe kerkon perkushtim, emocion, deshire por dhe shume para, pasi te besh gjera te mira duhet te shpenzosh shume.

Ne kete oaz artistik, si qendron ne syrin tuaj raporti vlere-antivlere?

Mbremjen e 5 qershorit ishte nje oaz i vertete, pasi aty pati njerez, te cilet i perkushtohen vertet artit dhe jo per te bere para, por arti i ushqen ata, sic edhe ata e ushqejne artin.

Sa i takon raportit vlere-antivlere, po citoj ate cka Gjergj Leka tha ne skene: "Ne na eshte dashur te degjojme 110 albume te krijuara brenda vitit 2007. Per nje treg kaq te vogel, mua me duket pak e tepruar". Duke u krijuar kaq shume, do te thote se nuk ka cilesi, pasi ne gjithe boten artistet krijojne rralle dhe mire. Me ngushte, ne Ballkan, artistet me te medhenj greke apo italiane, albumet me cilesore jane ato qe dalin me rralle, pasi sa me kohe t'i japesh vetes, aq me i mire eshte krijimi. Ai lind sot dhe ka nevoje te piqet dhe te besohet se eshte kjo ajo cka dua, e mbi te gjitha ka nevoje per respekt per te gjithe ata qe do e degjojne.

Jemi mesuar perhere te gjejme fajtore. Ne kete rast nga mund ta drejtojme gishtin per ta gjetur fajtorin?

Ka, pa dyshim, fajtore! Kryesore jane institucionet qe duhet te merren kryesisht me kultivimin e vleres, ruajtjes se saj dhe shperndarjes ne menyre te drejte, me kontrollin e duhur. Dhe ato qe e informojne publikun per ekzistencen e ketyre vlerave jane mediumet e ndryshme, e kur nuk ka kontroll dhe organizim nder to, dhe kur nuk ka politika te qarta per mbrojtjen e vlerave e shperndarjen e tyre, ndodh kjo qe ndodh. Kur gjithcka eshte private, ti prit gjithcka nga kush te duash! Ndaj edhe ka nevoje per filtra dhe si te tille duhet te sherbejne keto institucione profesionale te ideuar nga koka e nje kombi, qe eshte shteti. Cka ne keto 19 vjet nuk ka funksionuar aspak. Pavaresisht ngjyrave, asnjehere nuk eshte marre seriozisht ky djep i edukimit shqiptar.

Na ndodh jo rralle te degjojme te thuhet: po u japim shqiptareve ate muzike qe ata duan...

Nje familje ushqehet me ate qe gatuan nena, e nena e nje populli ne kete kendveshtrim eshte shteti. Jane njerezit qe mendojne me mire se te tjeret dhe e dine qarte ose sakte se ku do ta cojne, e ne kete rast behet fjale per Shqiperine. Po kur "prinderit" jane persona qe te papergjegjshem, populli eshte i destinuar te behet rakitik, i semure mendor dhe vetem keshtu une mund ta shpjegoj, justifikimin e turpshem qe ky popull keshtu ha. Ne fakt ky popull di shume mire te haje, sepse ka ngrene per vite te tera, edhe ne periudhat me obskurantiste, vitet e diktatures. Pasi edhe ne ato vite i eshte perzgjedhur mire arti, edhe si boteror, ndonese me kufizime te medha, por ai qe jepej ishte art qe edukonte. Ndersa sot, te vegjlit, femijet e shqiptareve, degjojne gjithe diten muzike qe s'dihet se ku do i coje, apo me mire, jane ne meshire te fatit. Ajo qe duhet te na trembe me shume eshte fakti se kjo qe mbillet sot do te korret pas 100 vjetesh.

Nisur nga ato cka ndodhen ne festivalin e kenges se vitit te shkuar... do te merrni me pjese ne ate festival?

Nuk them asnjehere se s'do marr pjese kurre ne festival. Si profesioniste e muzikes se lehte bera nje veprim shume te drejte, duke marre pjese, dhe serish si profesioniste zgjodha njerez shume profesionale per te ndertuar kengen time, per t'ia percjelle ate publikut. Dhe publiku ha ate qe vlen, e une jam e bindur per kete. "Rrefimi" ishte nje kenge e suksesshme e festivalit kombetar, dhe nxjerrjen e saj nga nata e trete le ta mbajne persiper ata qe nuk paten guximin ta linin ate ne rrugen e saj natyrale. Une vazhdova edhe me tej, i dhurova kenges edhe nje klip qe ishte kembengulja totalisht e imja dhe mbeshtetja e "Super Sonic". Ndaj dhe kengen "Rrefimi" qe meritonte te degjohej, se pari i dhashe jete, e me pas i dhurova edhe nje fytyre per ta bere te dukshme. Ky eshte festivali per mua, te marr pjese me dinjitet, e nese ndokush aty s'ka dinjitet, kjo nuk eshte me detyra ime!

Albumi dhe klipi "Dorezohem"

Ishte klipi i kenges "Dorezohem", sic mban edhe titullin albumi i Rovena Dilos, ai qe i dha nje shtyse teper te madhe ketij albumi nder shqiptare. Album i cili nga nje juri profesionistesh te vertete te artit shqiptar u vleresua edhe me trofeun e me te mirit ne "Kult '08". Nje klip, i cili eshte edhe perfaqesues i tere brendise se albumit, qe ka kushtuar jo pak. "Ishte nje ambicie e mire e mija per ta bere kete klip ne boten evropiane, pasi eshte nje stil kenge teresisht evropiane. Endri Sina eshte i tille, nje lirik i madh, nje nga kompozitoret me te mire shqiptare lirik". Jo rralle kengetarja Dilo eshte ndeshur edhe me cudine e shqiptareve, teksa degjonin titullin e albumit. "Shqiptaret nuk e pranojne dorezimin, te pakten ne dukje, rrefen ajo. Mirepo, une mendoj se ne dukje, shume nga ne dorezohen perpara gjerave shume te keqija, sic jane korrupsioni, mashtrimi, shpifja. Ndersa "Dorezohem" eshte nje titull per njerezit e sinqerte ndaj vetes se tyre, dhe une them se te jesh i forte, nuk do te thote te mos dorezohesh perpara dashurise, por te mos dorezohesh perpara aneve te erreta dhe te paqarta te jetes, jo perballe drites".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora