E shtune, 27.04.2024, 11:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Mihrije Braha: Unë jam e moralshme dhe pa silikon

E enjte, 05.06.2008, 09:00 PM


Mihrije Braha
Unë jam e moralshme dhe pa silikon

Nga Mendim Elezkurtaj

Në stinën e verës gjithë këngëtarët vërshojnë pas videoklipeve për të sjell më shumë këngë para publikut. Ju e keni bërë këtë ?

Mihrije Braha - Të them të drejtën unë e kam një stil më ndryshe. Kur gjithë këngëtarët vërshojnë pas një gjëje unë tërhiqem. Unë gjithmonë mundohem të bëj diçka tjetër dhe mendoj se, kjo është një formulë që artisti duhet me pas parasysh dhe me ditë me përdor vetën në një far forme. Gjithmonë duhet të jesh i veçantë, të kesh risi të veçanta dhe unë ndihem mirë ndoshta dhe pse e kam Naimin afër vetës i cili më jep dhe propozime për gjithçka sa i përket çdo fushe artistike. Kjo ndoshta është edhe meritë e tij dhe e imja, po e ndajmë gjysë e Naimit gjysë e imja (hahaha).

Ju shohim dhe si prezantuese përkrah Naimit. E keni bërë prezantimin dhe më herët apo kjo është fushë e re për ju në spektaklin " Po na vjen" ?

Mihrije Braha - Ju e dini që unë dhe Naimi jemi që një kohë të gjatë në skenë. Nëpër koncerte mbrëmjet që kemi mbajtur ne gjithmonë dhe vetë i kemi prezantuar. Ne kemi pasur si të them ato "mini shoë" të vogla, dhe nëpër promovimet e albumeve pastaj turnet nëpër Evropë dhe Amerikë për bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë kufijve unë gjithmonë i udhëheqja vetë. Unë kam udhëhequr dhe "Show Koncert - Mihrije Braha" që kam prezantuar vetë këngët e mia mysafirët në koncertin tim, që e kam mbajtur vite më parë. Dua të them se nuk është për herë të parë.

Ju jetoni me Naimin dhe djalin tuaj Platorin. Po këtyre është dhe ndokush që jeton në mesin tuaj ?

Mihrije Braha - Jetojmë në një banesë në Prishtinë. Prindërit e Naimit jetojnë në banesën e tyre po ashtu dhe prindërit e mi. Mundohemi t'i vizitojmë shpesh sepse dhe ne jemi prindër dhe e kuptojmë mërzinë e tyre. Mundohemi të paktën që kohën e lirë t'i thërrasim ose të shkojmë ne tek prindërit e Naimit dhe prindërit e mi.

Sa e fortë është lidhja me djalin ?

Mihrije Braha - Sigurisht që është një lidhje shumë e shkëlqyeshme shumë shumë e fortë. Vetëm ata që janë prindër mund ta dinë se çfarë është fëmiu. Pjesën më të bukur të jetës sonë e mbush Platori. Ai e ndjen mungesën tonë dhe ne po ashtu sepse puna është a atij lloji gjithmonë në lëvizje po faleminderit prindërve të Naimit të cilët kujdesën pa përtesë për Platorin. Kujdesi dhe lidhjen mes meje Platorit dhe Naimit është maksimal.

Çfarë mendoni se i mungon skenës nga ana juaj. Ndonjë boshllëk që t'i ndoshta e ke vënë re ?

Mihrije Braha - Me ditë që i mungon diçka sa i përket anës time automatikisht do ta rregulloja. Po ne jetojmë në Kosovë dhe shumë gjëra nuk funksionojnë dhe nuk varet gjithnjë nga ne. Nëse mund ta quajmë këtë boshllëk më vjen keq po me dijën time asnjëherë nuk do të ndodhte.

Çfarë të mungon në jetën jashtë skenës ?

Mihrije Braha - Jashtë skenës falë zotit asgjë. I falënderohem zotit në radhë të parë që më ka dhuruar zërin që të jem unë një këngëtare e suksesshme, pastaj që më ka takuar me Naimin. Thonë se veç Zoti është i përkryer por më besoni se dhe Naimi është i përkryer është shumë afër me Zotin (hahaha). Kam pas fat të jem bashkëshortja e Naimit. Mos të harrojë dhe familjen që është pjesa tjetër e jetës që na ndihmon të fillojmë diçka të rrugës së mbarë. Ndihem mirë dhe nuk më mungon asgjë. Punojmë dhe nuk na mungon asgjë. Shumë njerëz mendojnë se kemi shumë para por kjo nuk është aspak e vërtetë. Ne kemi sa kanë dhe shumë familje të tjera. Unë qysh fëmijë e kam kërkuar atë që e kam dashur dhe tani e kam.

Ju sapo keni publikuar këngën "Shkrihet loti" dhe është bërë mjaftë e kërkuar nëpër radio. Sa ju gëzon ky fakt ?

Mihrije Braha - Unë të them të drejtën nga ju po dëgjojë sepse kam babin pa qejf dhe jam shumë e zënë me kohë, dhe nuk kam pas kohë të dëgjoj radio e as të shikojë televizor. Bile bile nuk e di as cila këngë është hit e kush nuk është hit. Ky fakt më gëzon tej mase sepse të pëlqehet një këngë dhe të kërkohet nga audienca është sukses për çdo këngëtar.

Ju keni vite që jeni në skenë. Kjo do të thotë që keni dhe disa vite në moshë, mirëpo pamja juaj gjithmonë është e freskët. E bëni se ju nevojitet për të qenë në formë dhe në treg apo do e kishit bërë edhe po mos të ishit këngëtare ?

Mihrije Braha - Ka shumë njerëz që mendojnë se unë i kushtojë rëndësi të madhe pamjes, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë kujdesem për pamjen time. Përdori një krem që nuk është aq shtrenjtë dhe gjendet në Kosovë këtu në Prishtinë. Po unë i kam ngjarë nënës sime, ajo është shumë e re në pamje dhe ndoshta i kam ngjarë nënës sime. Ma merr mendja se është punë geni, sepse unë as nuk i vizitojë sallonet e bukurisë, i vizitojë vetëm atëherë kur kam me ba një frizurë shumë special për ndonjë shfaqje televizive. Përveç thonjve që shkojë në ndonjë sallon bukurie t'i rregulloj asnjë gjë tjetër artificiale nuk e kam. Njeriu duhet të ketë një jetë të mirë të bëjë gjumë të mjaftueshëm dhe të qëndroj larg probleme edhe këto janë një ndihmë për njeriun. Disa kanë thënë se unë kam bërë intervenime kirurgjikale, plastike etj., po unë ditën kur vendosi të bëjë operacione plastike jam ajo që do të thërras mediat për ti bërë publicitet vetës. Firma Ormeta një firmë Zvicerane më kanë thënë që të përdor kremin e tyre. E nëse ai krem nuk do të ketë efekt ata më kanë premtuar se do t'i paguajnë të gjitha shpenzimet për operacionet plastike.

E keni bërë ndonjëherë rolin e modelës. Keni pasur ndonjë ofertë nga ndonjë stilist ?

Mihrije Braha - Me Kujtën dhe Merin kur e kanë pasur sfilatën e parë jo si modele po me modelet e Kujtës kam sfiluar. Më herët kur kam qenë shumë më e re sigurisht që kam pasur. Por tani si e njohur që kam bërë emër jo.

Sa ka rëndësi moda për ju ?

Mihrije Braha - Kohëve të fundit kam stilisten nga Gjilani është Sevdija e cila përkujdeset që një vit për mua . Më pëlqejnë punimet e saj dhe jam e kënaqur. Moda më pëlqen jashtë mase po si femër e mençur duhet të shikoj se nëse mos ajo e modës tregon ndonjë defekt trupor. Unë falë zotit nuk kam shumë probleme. Me përmasat trupore jam mirë.

Ku i kaloni fundjavat në Prishtinë apo jashtë saj ?

Mihrije Braha - Kohëve të fundit nuk kemi pasur kohë t'i shijojmë fundjavat. Zakonisht kur jemi të lirë kam dëshirë me shku në fshat në vilën e xhaxhait të Naimit në bjeshkë me familjarët tanë, atje ndonjëherë dhe valët e telefonit nuk funksionojnë dhe jemi të lirë dhe nga telefoni. Ne kemi shumë miq ndër ta Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi, Ardit Gjebrea dhe bashkëshorten e tij Anilën ndodhë jo shumë shpesh që bëhemi të gjashtë dhe ikim diku pa gjurmë për ndonjë fundjavë.

Jeni ndër këngëtaret që është folur shumë për jetën private. Thashethemet për politikanin që të ka ofruar 1 milion dollarë, politikani ndërkombëtar që ti ka pëlqyer këmbët, kidnapimi juaj etj., sa të mërzisin fjalët e tilla ?

Mihrije Braha - Për këtë të parën është e vërtetë që më ka ofruar 1 milionë dollarë. Për këtë të dytën e dëgjoj për herë të parë. Kidnapimi është gënjeshtër që pas një kohe kam fillu të frikësohem. Kjo e politikanit më ka shpëtuar pa dashje në një intervistë me një gazetare, po kjo ka qenë e vërtetë. Për kidnapimin ka qenë e çuditshme se gjithë dashamirët më merrnin në telefon dhe me thonin a je me Naimin- se nuk kishin guxim të më pyesnin. edhe Naimi e thotë shpesh se sa herë na ndajnë e na bashkojnë vaj me det për ne. Unë jam shumë e moralshme dhe ndihem shumë krenare me Naimin që kam afër vetës jam shumë e lumtur. Sa i përket moralit dhe jetës jam shumë precize. Ka dhe thashetheme shumë ordinere që nuk më pëlqejnë.

Po kush mendoni se i bënë thashethemet ?

Mihrije Braha - Unë e di nga vijnë thashethemet. Prishtina është shumë e vogël dhe konkurrenca e bënë këtë. Kam kolege që më dojnë dhe më respektojnë ka nga ata që donë dhe të hudhin posht imazhin e dikujt tjetër, dhe kjo mendojnë se është arsyeja që ta dëmtojnë një këngëtar. Unë i them specialistëve të thashethemeve që mos të merren me ne po le t'i gjuhen dikujt tjetër se ne nuk mërzitemi.

Ka kohë që Mihrija nuk është e pranishme në festivale ?

Mihrije Braha - Mendojë se vendi më i mirë për tu promovuar artistët e rinj janë festivalet dhe ne këngëtarët që tashmë e kemi dëshmuar vetën është mirë ti lëmë radhën këngëtarëve të rinj e mos të vrapojmë ne pas festivaleve. Unë e kam dëshmuar punën time nëpër festivale dhe jam shpërblyer shumë herë. E kam parë të arsyeshme të mos marr pjesë më në festivale.

Çfarë mendimi keni për këngëtarët dhe pseudokëngëtarët ?

Mihrije Braha - Unë kur kam fillu me punu me Naimin në spektakle të ndryshme e kam kuptu që nuk ka këngëtar për kategorinë e parë dhe të dytë. Unë shpesh dëgjoj shpesh duke thënë "Kuku sa këngëtari i ri ka dalë" unë në fakt nuk po i shoh.

Projektet e afërta !

Mihrije Braha - Ne në shtator fillojmë me diçka të bukur një spektakël televiziv nuk do tregojë më shumë e lëmë për surprizë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora