E premte, 26.04.2024, 09:46 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Rreziku i alarmit është ndezur

E merkure, 04.12.2013, 08:35 PM


RREZIKU I ALARMIT ËSHTË NDEZUR

Nga Dibran Demaku

Nëse i referohemi asaj popullores se:“ku ka za nuk asht pa gja!“, atëherë deklaratat e zyrtarëve të Beogradit,por edhe i të zgjedhurve serbë në krye të komunave me shumicë serbe në Kosovë se me ngjedhjet e fundit në Kosovë e kanë fituar „Serpskëne tyre“,është një sinjal i rrezikut të ndezur për Kosovën.Kur kësaj t`i shtohet edhe deklarata e ambasadës amerikane në Kosovë, Trejsi Jejkobson, dhe frikën e saj për zhvillimet politike në Kosovë  pas këtyre zgjedhjeve në të cilat në komunat me shumicë serbe fituan kandidatët e“Listës serpska“, atëherë për ata që kanë sy të shohin dhe vesh të dëgjojnë, sinjali i alarmit për Kosovën është ndezur!Rreziku i formimit të „Republikës serbe“ brenda Kosovës tash është më i madh se kurrë!Të gjithë të zgjedhurit serbë tash në mënyrë legale( të njejtit deri dje ishin të zgjedhur të ashtuquajturave „struktura paralele) në krye të komunave kosovare me shumicë serbe, deklarojnë se janë të zgjedhur nga Serbia dhe se do të punojnë për shtetin e Serbisë?!Ata hapur dhe pa ekuivoke deklarojnë se komunat me shumicë serbe në Kosovë, në të cilat ata janë zgjedhur për kryetar, do të punojnë sipas ligjeve dhe kushtetutes së shtetit të Serbisë!Ndërkaq strukturat udhëheqëse të Kosovës heshtin dhe as nuk i komentojnë këto deklarata, sikur ato të bënin fjalë për ndonjë territor të ndonjë vendi tjetër, e jo për një pjesë të territorit të shtetit të tyre, në krye të të cilit gjenden?!Bëhen dikur nuk i dëgjojnë ato deklarata, apo edhe kur i dëgjojnë  i injorojnë sikur ato nuk  paraqesin rrezik për vendet e tyre udhëheqëse, sepse siç shihet botërisht ata janë të interesuar që para se vendit të tyre, t`i mbrojnë kolltuqet e veta?! Në anën tjetër popullata shqiptare e Kosovës vizavi deklaratave të udhëheqësve shtetëror serbë, por edhe të atyre serbëve brenda territorit të Kosovës është e shqetësuar  tej mase.Por, përveq shqetësimit legjitim të saj për fatet e vendit, ajo nuk ndërmerr asgjë dhe rri duarkryq duke shpresuar në mënyrë të skajshme se udhëheqësit politik e shtetëror të vendit dijnë se ç`bëjnë?! Edhe më e shqetësuar për fatin e vendit ndihet pjesa e popullates shqiptare në Diasporë, sepse ajo i di dhe i kupton lojërat e ndryshme politike që i bëjnë shtetet e ndryshme europiane, për intaresat e tyre?! Diaspora shqiptare i mban në mend porositë e ish Presidentit Rugova, i cili gjithnjë do të deklaronte se:”Kosova duhet të bëjë politikë të menqur dhe gjithmonë sipas porosive të SHBA-ver,sepse vendet e ndryshme europiane sado që të jenë mike me Kosovën, kanë disa raporte në mes tyre që bijnë ndesh me interesat vitale të Kosovës“. Siç po shihet në praktikë udhëheqja e tashme politike dhe shtetërore e Kosovës i ka lënë anash porositë e Rugovës dhe i është kthyer politikës europiane! Mbase vetë ky fakt e detyroi ambasadoren amerikane të deklarojë se marrëveshjet e ndryshme të arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë të sponzoruara nga Unioni europian, mund t`i sjellin shumë kokëqarje dhe dëme Kosovës e sidomos tash kur pas zgjedhjeve komunale, kryetarët e zgjedhur të komunave me shumicë serbe, mund ta kërkojnë edhe „Republikën serbe“ brenda Kosovës!

Nëse „Republika serbe“ në Bosnjë e Hercegovinë u krijua si rezultat i luftës dhe marrëveshjet për ndaljen e asaj lufte,krijimi i një „Republike serbe“ brenda Kosovës në kohë paqeje do të ishte një dështim fatal i politikës në veçanti si dhe i luftës së bërë për lirinë e Kosovës në përgjithësi!

Kryetarët e partive politike shqiptare në Kosovë, që në të njerjtën kohë janë edhe në krye të shtetit të Kosovës, të angazhuar në mënyrë ekstreme në fitimin e udhëheqjeve komunale brendashqiptare, i kanë lënë anash komunat kosovare me shumicë serbe?!Thuajse rreziku i pushtetit të tyre vjen nga partitë politike shqiptare e jo nga ato serbe që dolën në zgjedhje me emrin e një shteti tjetër dhe garuan pikërisht për atë shtet?! Krijohet përshtypje e përgjithshme se politikanët shqiptar të Kosovës janë aq të dhënë për pushtetin  e tyre personal saqë nuk janë në gjendje të ezaurojnë për rrezikun që i kanoset vendit të tyre?!Një „Republikë serbe“ brenda Kosovës do të ishte një sëmurje kanceroze dhe vdekjeprurëse për Kosovën!

Tash kur zgjedhjet për pushtetin komunal kanë përfunduar, dhe rezultatet janë ato që janë,udhëheqja politike e vendit ndodhet para një sfide të madhe.Udhëheqësit komunal, apo kryetarët e zgjedhur duhet të betohen se do të punojnë sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.Nëse kryetarët e zgjedhur të komunave kosovare me shumicë serbe nuk bëjnë betimin se do të punojnë sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës, atëherë ata nuk do të duhej të lejoheshin të ushtronin ato poste politike dhe shtetërore!Në këtë pikë udhëheqja politike dhe shtetërore e Kosovës do të duhej të qëndronte e palëkundur.Nëse do të ndodhte që ajo të lëshonte pe, si shumë herë deri më tash, për ndonjë arsye të një baraspeshe apo të fqinjësie të mirë me Serbinë, atëherë udhëheqja politike dhe shtetërore e Kosovës do ta humbte legjitimitetin e dhënë nga populli dhe të duhej të jepte dorëheqje!Nëse udhëheqja politike dhe shtetërore pas një akti të tillë nuk do të dorëhiqej, atëherë i takon sovranit, pra popullit që ta shkarkonjë këtë udhëheqje!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora