E shtune, 27.04.2024, 06:40 PM (GMT+1)

Mendime

Pilo Zyba: Më seriozisht me historinë

E marte, 03.12.2013, 08:50 PM


MË SERIOZISHT NË PROBLEMET HISTORIKE KOMBËTARE

“ÇËSHTJE TË PREJARDHJES DHE FORMIMIT TË PATRONIMEVE NË GJAKOVË”

nga albanologe dhe profesoreshë  Migena Arllati..botuar në gazetën “ Telegraf” 1.12.2013

NGA PILO ZYBA

E lexova me shume vëmendje kete shkrim...për të cilin shfaq konsideraten time, dhe respektin tim per sa shkruhet...dhe indinjaten time, per nga emrat dhe fjalorin e përdorur, nga materialet qe ju keni lexuar.Jemi Shqiptare dhe flasim e shkruajmë shqip..por une personalisht, duke lexuar titullin e librit (Hulumtime Onomastike) fjalët Patronimet Librin "Përsiatje Onomastike) më vjen të nxjerr zorrët përjashta kur flasim me gjuhen e Grekut e të Serbit në një kohë që kemi gjuhën tonë shumë të pastër, por si duket vetë keta krijues të librave nuk e njohin atë.Gjakova nuk është një qytet 500 vjeçar, dhe ti lemë gojdhënat e koheve Otomane, por të futemi më thellë në shekuj për të gjetur të vërtetat...dhe sa me shpejt studjuesit Kosovarë e Shqiptre që flasin një gjuhë, të punojnë që këto ONOMASTIKA, TOPONIME,PATRONIME, ti thonë me emrat e gjuhes shqipe...Por dhe ti pastrojnë ato nga Sllavishtja sa me shpejt qe të jete e mundur..mundesisht me shpejtesine e drites...Emrat e qyteteve vendbanimeve(toponimeve që shkruajnë studjuesit ku ju keni lexuar)Babaemertimeve ne rastin e (Patronimeve te libershkruesve)te emertimeve (Onomastika e tyre ).Ju vete keni studjuar gjuhesi, thoni ne profilin tuaj se jeni Albanologe edhe prapashtesa LOGE duhet hequr..dhe duhet vendosur fjala shqipe...te cilen duhet ta gjejne ata qe merren me keto pune...Kuptoni se...nuk u beme dot komb i trojeve te verteta para 150 vjetësh, vetem ne saje të mungeses se gjuhes tone Kombetare,prandaj dhe rilindasit e rilinden gjuhen e shkruar dhe na e lane ta pasurojme dhe pastrojme nga Greqishtja dhe Sllavishtja...sepse prandaj dhe Greket bërtasin dhe ulerasin se dhe Skenderbeu eshte Grek...sepse vula e Skenderbeut qe ndodhet ne muzeun e Danimarkes eshte ne gjuhen Greke..Kohet moderne kane sjelle ne skene një lume të tëre problemesh qe duhen filtruar për ti dhene dhe thene botes kush jemi, nga vime dhe ku shkojme.

Ja cila është Gjakova për mua:

GJAK – KOVA

Gjak me kova u derdh në trupin tënd të bekuar,

Historia të mbetej në shekuj përjetësisht shkruar.

Gjaku nëpër rrugët e tua nuk duket,

Por historia e tij lexohet kur vizitori në të futet...

Nga libri “ Troja e trojeve të mia"!

Pilo Zyba...Tiranë...2012

Për të njohur dhe gjetur historine e vërtete te Gjakoves duhet të ndiqet rrjedha e gjakut të saj për histori, kulturë e gjuhën.Gjakova dhe Kosova eshte Dardania e atyre burrave që dogjën tradhëtinë e kalit të pabesë të Trojës.Kaq thellë duhet të kërkohet Historia e gjuhës së saj, e veshjes së saj, historisë së saj, e krijimit të saj dhe ardhjes deri në ditët tona.Nuk e kuptoj, me sa mend, me çfar fakti, me çfar meritë studjuese doni që tu mbushni mendjen lexuesve me Albanolo-gjine, që prapashesa GJI...ne greqisht do të thote (toke) : qytetërimin e Gjakovës nuk e solli pushtuesi Otoman Turk,Kur përpara perendorise Osmane erdhi dhe kaloi mbi ne Perandoria e Bizantit Italian, dhe qe ura me e veshtirë dhe kalaja me e vështirë për pushtimin që bëri më von, ishte trupi i Ilirisë Dardane.Pa shkaterrimin e saj asnjë hap nuk do bënte më tej..këtë thonë studjuesit dhe historianët botërorë.Pas tyre erdhen barbarët Sllave që bënë pot ë njëjten gje,dhe me keq nga Italianët.Si u kapërcekan mijëvjeçarët dhe vime në shekullin e 15 apo 16..më parë ku ishim, apo duhet ti sherbejmë teorise Greko-Sllave se, jetonim nomade nëpër male, kur historia flet për qytetërimin Ilir, si për qytetërimin e Romës.

Ti lëmë “shakate”, titujt dhe gradat nuk janë dhe nuk duhet të jene pjese e njollosjes së historise dhe kulturës kombetare.Ti lëmë prapashtesat ??????????, Albano-loge, ????????,Topo-loge, ?????????,Patro-loge etje etj.Kjo prapashtesë në gjuhen shqipe përkthehet...???? - FJALË...dhe hisoria nuk ka nevoje për fjalë, por për vepra të prekshme arkeologjike...(edhe kjo fjalë eshte krejt greke) ?????-e vjetër dhe gji ( toke) pra lashtesia e tokës,objektit që lidhet me pas me gjuhen dhe njerzit që jetuan dhe punuan në të në kohë të caktuara etj.Prapashtesat nuk janë bazë dhe kurrë nuk do jenë pjese për ngritje gradash dhe titujsh..kombi nuk ka nevoje për grada, por ka nevoje për pune dhe vlera të vërteta, dhe nese nuk kemi grada flet puna,historia dhe e ardhmja di ti vërë në vënd vlert e punes së sejcilit.Titujt kane vendin e tyre për individin, ndersa interesat kombetare jane prone e një kombi.

Emrat e qyteteve si Podujeva, Mitrovica,Istogu,Obliqi,Lipjani dhe dhjetra emra te tjere fushash, fshatrash, lumenjsh, malesh te marrin mbi supe historine qe i perket.Emrin qe sllavet ua xhveshen me dhune, dhe u veshen ne vend të tyre nje emer intrigues qe nuk i shkonte per shtat trupit dhe historise tone kombetare..Kjo duhet kryer pa tjeter...me pas gjendet historia e emrave, prejardhja dhe lashtesia e tyre...Përse në librat e Aleksandër Xhuvanit dhe të Eqerem Çabejt nuk duket fjalët e huaja nëpër kapakë librash në formë “bombastike”TOPONIME, PATRONIME dhe ONOMASTIKA...ne radhe të pare lexuesi duhet të përktheje dhe kuptoje autorët dhe gjuhën e tyre e pastaj të kërkoje e gjeje të vërtetën që ata mundohen të shprehin në veprat e tyre...ka ardhur koha që gjuha shqipe të flasi me pastërtinë e burimit të rrjedhes së saj dhe jo me emertime në gjuhë të huazuara...përshëndetje nga Londra..Pilo!



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora