Mendime
Gjekë Gjonaj: Ulqinakët e vegjël i këndojnë Skënderbeut
E enjte, 17.10.2013, 09:33 PM
Ulqinakët e vegjël me flamuj
shqiptarë i këndojnë Skënderbeut
Nga Gjekë Gjonaj
Jehona e ngritjes së flamujve shqiptarë nga ana
e patriotëve ulqinakë nëpër qytet
në vitin 1968 përfshiu edhe
popullatën më të re të këtij qyteti – fëmijët, të cilët natyrshëm nuk ishin të vetëdijshëm se po kryenin një akt
kombëtar. Ata, asokohe, e
madhështuan këtë ngjarje të
madhe për Ulqinin, me defilimin e tyre nëpër
qytet. Në mesin e atyre
adoleshentëve të shumtë ulqinakë që
defiluan nëpër Ulqin ishte edhe kryetari aktual i komunës, Nazif Cungu, i
cili , ndryshe nga disa pjesëmarrës të tjerë të këtij defilimi të fëmijëve që nuk patën
kurajon të prononcohen për këtë ngjarje, madje as t’u përmenden emrat, pranoi me kënaqësi të na rrëfejë për këtë
ngjarje shumë vite të lënë në
heshtje.
- Në vitin 1968, kur u ngrit flamuri
shqiptar në Ulqin , unë isha adoleshent.
Sapo i kisha mbushur 10 vjet.
Asohere i jam bashkëngjitur
grupit të fëmijëve të Mahallës ( Lagjes)
së Re afër xhamisë së Lamit. Të gjithë së bashku filluam defilimin me flamuj në duar nëpër Lagjen
e Re, prej nga jemi kthyer përsëri tek xhamia e Lamit, për të vijuar më pas në drejtim të pazarit. Nuk jemi ndalur me
kaq. Kemi dalë te restoranti “ Bonita” dhe kemi vazhduar defilimin deri në maje të pazarit ( nën
unazën e sotme). Vogëlushi Munib Abazi ( asokohe 7 vjeç) , kishte pru një vizatim në pëlhurë me kokën e
Skënderbeut. Këtë vizatim ia kishte dhuruar babait të Munibit – Rexhepit piktori Gojko
Gojniq. Vizatimi në pëlhurë me kokën e kreshnikut tonë legjendar Gjergj Kastriotit - kolosit të historisë shqiptare
dhe evropiane ka qenë i vendosur në shkopinj. Dhe ne fëmijët e kemi bartur atë dy
nga dy. Në rrugëtimin tonë nëpër këtë pjesë të qytetit me flamuj dhe vizatimin me kokën e
Skenderbeut shtohej edhe numri i
fëmijëve. Duhet përmendur faktin se
gjatë gjithë defilimit ne fëmijët i
kemi kënduar Skënderbeut:
-
“ ... Dyzet trima
si shqiponja.
Qielli
bubullonte,
Nën Flamurin kuq
e zi,
Skënderbeu
luftonte...”
Por kënaqësia
jonë zgjati deri sa paprtitmas në rrugë, në afërsi të unazës së sotme vërejtëm policin ( miliicin) , sa më
kujtohet Mishon e gjatë. Nga frika të gjithë fëmijët u shpërndamë, thotë Cungu.
Gjobat
Çdo kënaqësi
paguhet, thotë populli ynë. Nganjëherë
shumë shtrenjtë. Për të qenë kështu
ishte kujdesur pushteti i kohës. Policia
fillon procesin kundër fëmijëve.
“ Një numër i
konsiderueshëm i tyre ka paguar gjoba.
Sa e kam mbajtur mend është përmendur shuma prej afro 15.000 dinarësh,
të cilën e kanë paguar çdo njëri ndaj të
cilit ka qenë i ngritur procesi.”, pohon Cungu.
Ai, duke iu
referuar fjalëve të kushëririt Musa
Cungut, shprehet:
“Kur i ka lindur
kushëririt tim Musa Cungut djali i dytë Skenderi,i cili tani jeton në Shtete të Bashkuara të
Amerikës, i pyetur nga të afërmit dhe
farefisi i tij se si ia ka dhënë atij emrit, u është përgjigjur me mëllef:
- Djali im i dytë ( Skenderi) ka lindur me emër. Sepse për të
veç i kam paguar shtetit
gjobë në vlerë prej 15.000
dinarësh. Musaja në të vërtetë këtë
shumë parash e kishte paguar për djalin
e parë Myzaferin , i cili ka qenë pjesë e grupit të fëmijëve që kanë defiluar me flamuj shqiptarë dhe me pikturën
e Skënderbeut.
Vlen të
theksohet se raste të këtilla të venies së emrave të fëmijëve SKENDER ( në shenjë nderimi dhe respekti për
Skenderbeun) në Ulqin dhe Anë të
Malit në atë kohë kanë qenë jo të pakta,
shprehen bashkëbiseduesit tanë.