E premte, 26.04.2024, 04:39 PM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: Tundet marrëveshja e Brukselit

E premte, 04.10.2013, 08:27 PM


ZGJEDHJET KOMUNALE PO E TUNDIN MARRAVESHTJËN E BRUXELIT!?

Nga Sylë Arifi, avokat

Disa nga shumë zëra e kerkonin vazhdimisht largimin e EULXIT nga Kosova, apo disa të tjerë duke e vequar marrjnë e mandatit ekzekutiv dhe vazhdimin e qendrimit vetem me ndimes apo kshilldhanje, në ndertimin dhe funksionalizimin e Institucjoneve Shtetrore të Kosovës. Qeveria e Kosovës disa kohë më parë dhe tani më dukshëm  po kërkon përfundimin e mandatit të tanishëm të EULEX-it në qershor të vitit të ardhshëm, dhe se e ka puplikuar një strategji qysh në vitin 2011, të cilën e ka prezantuar në Bruksel, dhe tani strategjin e bërë  edhe në vitin 2012, dhe se kjo strategji është kompletuar dhe i është dërguar Kuvendit për miratim, si veprim politiko-strategjik dhe obligim kushtetues.

Qeveria e Kosovës dëshiron që EULEX-i të largohet nga Kosova në formën e bashkëpunimit e jo të dëbimit  si hap i menduar  politik. Qëllimi është që mandati i EULEX-it në qershor të vitit 2014 të përfundojë dhe në formën e monitorimit apo këshillimit, duhet të negociohet me BE-n, dhe mekanizmat tjerë nderkombëtare. Vrasjen e anëtarit të EULEX-it, para ca dite është deshmi e fort se ky misjon nderkombëtar nuk është në detyrën e tij për qka është mandatuar nga BE-ja. Ky është një sulm kundër marrëveshjes së 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë, dhe strategji e grupeve kriminale serbe për ta zmbrapur faktorin nderkombëtar në raste të qfardo skenari serb.

Kushtet e Berlinit për Serbinë?

Gjermania hartoi një listë të kërkesave për rrugën e Serbisë drejtë BE-së, të cilat i mbështet Britania e Madhe. Në mesin e kushteve përfshihet edhe Kosova.

- që krahas Kapitullit 23 dhe 24 të hapet Kapitulli 35 (Kosova) dhe që këto tri pika të mbyllen të fundit.

- që të zbatohen të gjitha pikat e Marrëveshjes së Brukselit dhe që Beogradi, vazhdimisht në terren, të dëshmojë se nuk do të pengojë Prishtinën në procesin e integrimit evropian.

- që Beogradi dhe Prishtina të nënshkruajnë një marrëveshje mbi marrëdhëniet e mira fqinjësore para anëtarësimit të plotë në BE.

- që bisedimet (për anëtarësim të Serbisë në BE - v.j.) të pezullohen në çdo moment, nëse Beogradi heziton apo ndërpret zbatimin e detyrimeve të saj.

Pesë pikat tjera pak a shumë kanë të bëjnë me Deklaratën për Serbinë, të cilën Bundestagu gjerman e miratoi më 27qershor, ku kërkohet suksesi i zgjedhjeve lokale (në Kosovë), eliminimi i plotë i strukturave paralele, lëvizja e lirë e doganierëve të Kosovës, vazhdimi i reformave gjyqësore dhe lufta kundër korrupsionit, pajtimi në rajon dhe përparimi i dukshëm në zbulimin dhe ndjekjen e akterëve të djegies së Ambasadës gjermane më 2008. Dokumenti gjermano-britanik, është përcjellë tek shtetet anëtare të BE-së dhe aktualisht diskutohet në Këshillin e Europës. Pra, të gjitha keto pika apo kushte të parashtruara për zbatim nga serbia si palë nënshkruse në Bruxel, nuk jan realizuar deri me tani dhe siq po shifet nga qendrimet dhe veprimet serbe të ditëve të fundit as që kann vullnet ti implementoin shumicën e obligimeve nga kjo marraveshtje. Pra serbia ka synim ta destabilizon gjendjën politike dhe të siguris në Kosovë dhe më gjerë, gjithni duke tentuar që fain dhe përgjegjësin ta hudhi të pala tjetër.

Ligjvënësit e Kosovës pothuajse njëzëri kanë adresuar kritika të ashpra ndaj qasjes së EULEX-it në raport me luftën e UÇK-së, me mos veprime të nevoishme në veriun e Kosovës, dhe mungesën e hetimeve të nevoishme kundër krimeve të kryera nga forcat serbe ndaj popullatës së pafajshme civile shqiptare.

Kërcënimi me mosvazhdim të dialogut me Prishtinën, për shkak të mos lejimit të zyrtarëve të lartë të Serbisë ta vizitojnë Kosovën gjatë fushatës zgjedhore, është edhe ni presion vazhdues i serbis mbi Kosovën, vetëm për ta zhagitur implementimin e marraveshtjës së 19 prillit. Ky veprim i kryeministrit serb hyn në fushatën vazhduse të shumë akrobacjoneve taktiko-diplomatike sa për justifikim para BE-s. Reagimi apo përgjegjja e Institucjoneve  Shtetrore të Kosovës, është në harmoni me rendin ligjor dhe kushtetues, dhe defanziva serbe kësaj radhe, për klasën politike të Kosovës është ofenziv dinamike për ta deshmuar fuqin e veprimit shtetror, edhe pse i vonuar!

Paralajmërimi i Brukselit dhe vendeve të Kuintit nga serbia, se vendimi i qeverisë së Kosovës është skandaloz dhe goditje në procesin e bisedimeve është nonsens logjik, politik dhe diplomatik, sipas të gjitha ligjeve dhe konventave nderkombëtare. Përndryshe, shkuaraja e Kryeministrit serb në ni shtet tjetër në fushat zgjedhore konsiderohet si nderhyrje apo agresion kushtetues në sistemin zgjedhor e sanksionuar me kushtetutën e Repuplikës së Kosovës.  Nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, nuk nënkupton që  përfaqësuesit e dy qeverive të Shteteve nenshkruse të kan të drejtë të nderhyn në sistemin zgjedhor në fushata zgjedhore siq po pretendon kësaj radhe politika serbe.

Qendrimert e zëvendëskryeministri Kuçi se asnjë zyrtar serb nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë në kohën e kampanjës zgjedhore dhe e konfirmuar edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, jan plotsisht në rrespektim të vullnetit të popullit  të Kosovës dhe në harmoni me rendin dhe sigurin Shtetror të  Kosovës. Veprimet e tilla alarmuse serbe, pran qarqëve nderkombëtare, mos plotësimi i detyrave të tyre sipas marraveshtjës së Bruxelit, nga krijon situata të brishta të sigurisë. Prandaj, gjdo situat jasht gjdo kontrolli shtetror dhe nderkombëtar nga KFORI dhe EULEX-i, në veriun e Kosovës e shton vemendjën e Bruxelit se Serbija nuk është e interesuar ta zbaton marraveshtjen e nenshkruar në Bruxel. Sigurisht se ka vend për shtimin e masave të sigurisë në veri, që procesi zgjedhor të zhvillohet normalisht. Prandaj, kërkohen masa të veçanta të sigurisë që nënkuptojnë prani më të shtuar policore dhe i gjith mekanizmi i sigurisë shtetrore dhe asajë nderkombëtare gjatë gjithë fushatës zgjedhor.

Sigurisht se sigurin e përgjithshme gjatë ketyre zgjedhjeve mund ta demtoin, rrezikoin edhe disa emisar nga mbetjet udbeske të porositura dhe të paguara nga qendrat e tyre në serbi të cilet bajnë akuza-fabrikime dhe shpifje ndaj figurave politike dhe shtetrore të cilat tani veq jan nominuar si kandidat për zgjedhjet tona komunale. Qellimi i ketyre skenareve antishqiptare është vetëm sa për të krijuar huti  zakonisht për ata kandidat që gezoin përkrahje të gjithanshme si bartës të vlerave kombëtare duke  synuar prishjët e raporteve të kandidatve në raporte shoqerore me elektoratin-votusin.  Denoncimet e fabrikuara me shpifje dhe pa argumente që në prag apo gjatë fushatës zgjedhore i botoin disa gazeta në Shtetin e Kosovës, jan pa dyshim qellim kqija, dhe e demtoin veqanarisht rreshtimin real kombëtar.

Qendrimet e qeveris Serbe,  se vendim i qeverisë së Kosovës ka shkaktuar njërën prej krizave më serioze në procesin e deritashëm të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit është më shumë se Absurd?! Catherine Ashton po sot nën ndikimin e kësaj klime politike, i ftoi në takim Kryeministrat Thaqi dhe Daqiç më 7 tetor në Bruksel, në motiv të vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga BE. Qëllimi i takimin është për të rishikuar progresin në implementimin e marraveshtjës në kontekst me ate që ndërlidhet me mbajtjen e zgjedhjeve komunale të 3 nëntorit në Repuplikën e Kosovë. Po, sot takimi i paraparë për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruxel  nuk është mbajtur me fajin e palës serbe, e cila e ka anuluar pjesëmarrjen në takim, apo e ka bojkutuar ! Keshtu, po vazhdon politika serbe karshi Shtetit të Kosovës, dhe klasa e jon politike duhet të vazhdon me hapa të guximshëm të veproi fuqishëm si Shtet  Sovran në relacjone kombëtare dhe nderkombëtare.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora