E premte, 26.04.2024, 12:19 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Kah do shtrihen UNMIK-u e kah EULEX-i në Kosovë

E enjte, 22.05.2008, 07:03 PM


Skender Korça
Kah do shtrihen UNMIK-u e kah EULEX-i në Kosovë

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Peter Faith, ka shfaqur besimin se Zyra Ndërkombëtare Civile do të shtrijë funksionin e saj në tërë territorin e Kosovës. Kjo zyrë qe tërhequr nga veriu i Kosovës pas refuzimit që i është bërë misionit të BE-së nga serbët në atë pjesë.Faith ka thënë se Zyra që ai drejton, po ushtron funksionin në veri, por i është shmangur përgjigjes nëse misioni i BE-së është i pranishëm edhe fizikisht në veri të Kosovës. “Zyra Civile Ndërkombëtare ka mandat që të ndihmojë qeverinë në zbatimin e pakos së Ahtisaarit, në krijimin e një shoqërie multietnike në tërë territorin e Kosovës dhe ne po punojmë në këtë kontekst”,tha Faith, i cili ka thënë se të gjitha shtetet anëtare te Grupit Ndërkombëtar Drejtues kanë shprehur përkrahjen e tyre te plotë për pavarësinë e Kosovës. (Infosot)
Në deklarimin kryesor , tash më ka filluar lutja për të mësuar qeveria dhe presidenti Sejdiu të lusin Ban Ki Mun  dhe OKB-në se çfarë do bëhet pas 15 qershorit në Kosovë, kush kah të shtrihet apo kush do shkojë e kush do mbetet???…Sa është e frikshme kur vetë kryeministri tha se do kemi rikonfigurim të misionit por e tërë kjo është në rezonin e asaj të shtrirjës…Herë thuhet se jemi atje e herë thuhet se nuk kemi qasjen në veri… Veriu i Kosovës herë është problem në vete e herë nuk është problem i rëndë. Çdo ditë në Kosovë po thellohte ky problem sa që edhe për ndërkombëtarët do jetë i vështirë, sepse tash më rrethanat e reja të Kosovës pas 17 shkurtit e lënë si problem bombë, pjesën veriore të Kosovës dhe viset e banuara me serbët lokal.
Në kuptimin se zyra civile ndërkombëtare ka mandat ndihme vetëm për zbatimin e pakos së Ahtisarit, kjo mjaftë flet se problemet tjera janë të një natyre që nuk do merren, aty ku pakica serba nuk ka qasje është ushrimi i pushtetit të Kosovës, e ku ka qasje pakica serbe misionet janë mbi kokë…

Në fushëveprimin absolut, terenet  bashkëpunuese janë kontradiktore, si në  plainin e zgjdhjes së këtij problemi sepse qeveria kur nuk e ka të qartë se çfarë po ndodhë pas 15 qershorit, nuk ka strategji të saktë se si duhet vepruar. Dmth se qeveria dhe qytetari kanë veshët në krihë dhe po presin bombën e kurdisur…A do kërcet apo nuk do e ndijmë fare sepse problemet janë aq të rënda sa që nuk do mërzitet njeri..jo që nuk do…por nuk di më si me u mërzitë…
Gjuha e vetë intergimit të pakicë serbe në Kosovë është e mangët, ata kur ju duhet EULEX-i bëhen me te, kur ju duhet UNMIK-u janë me ate, kur ju duhet qeveria e Kosovës thonë se janë në Kosovë dhe behën me ne, kur ju duhet parlamenti bëhen me kuvendarët, kur ju duhet dhuna ja plasin me dhunë, kur ju duhet Serbia janë me Serbi, kur ju duhet Kosova nuk shikojnë se çfarë rrezikojnë vetëm e vetëm për të u marrë me te…Kur ju duhet veriu rrinë atje…Kur ju duhet e ju duhet, ja bëjnë e ja bëjnë…
Çdo herë janë mësuar kështu, madje me lutje dhe me përvojë shumë të gjatë tash pas luftës, fitore dhe përfitime nga çdo aspekt…e tash kur kanë dy misione do e kanë edhe më mirë…
Ne jemi mësuar me pritë dhe me përcjellë, nëse na pyesin me UNMIK-un i kemi pasë punët mirë, kemi qenë bashkëpuntorë, kështu së paku jemi deklaruar, e tash edhe me EUELX-in sapo ja kemi nisë me u njoftuar me misionin e tyre…mision që ky nuk dallon në koncept por vetëm në emër sepse të dy këto po i japin me shumë rëndësi pakicës serbe se sa vetë Kosovës…Sa do ishte bota respektabile dhe e pranuar nga vetë qytetarët e Kosovës, kur vetëm një nacionalitet “përkëdhelet”, apo ne na shpallën të përkëdhelurit e luftës kundër gjenocidit dhe tash ate po e lajmë me kusur, na e nxorrën për hundësh këtë shtetësi me shumë probleme kjo pakicë serbe…dhe prapë se prapë duhet të kujdesemi më shumë për ta se për pjesën territoriale të rrezikuar në ndarje…Sa herë ju duhet serbeve me qenë në qendër vëmendje në botë, dalin dhe shpikin diçka një “formulë për integrim”, sa herë nuk dijnë se me çka me vazhduar procesin në Kosovë, paraqesin formulën e pranimit dhe të urrjetjes së misioneve në Kosovë…Tash le të zgjedhin, në pajtim të vajit nga Pavarsia e Kosovës, i kanë shancat me përzgjedhë prapë se më cilin kah po ja mbajnë, kur e dijmë ne mirë pjesa shqiptare se vetëm me ne nuk do janë kurrë sepse ata kështu vetë po duan, e as me qeverinë e as me asgjë shqiptare të Kosovës…Andaj misionet pas 15 qershorit duhet të i definojmë ne: me fuqi të kushtetutës, apo me vazhdimësi të UNMIK-ut dhe EULEX-it të ri në Kosovë….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora