E shtune, 27.04.2024, 12:52 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Varfëria kërkon drejtësi, jo lëmoshë

E merkure, 11.09.2013, 09:35 PM


Varfëria kërkon drejtësi, jo lëmoshë!

 "Varfëria nuk është vepër e Zotit, por vjenë si rezultat i egoizmit njerëzor"

Nga Florim Zeqa

 Mbase edhe kishte të drejtë një mik i imi kur më tha; kot po lodhësh duke shkruar; këtyre (pushtetarëve) nuk ju ndinë për kritika, as për sugjerimet e juaja, këta jo vetëm që janë të pa përmirsueshëm,...janë bërë të vërbër e të shurdhër, injorant dhe përbuzës ndaj thirrjeve të përditshme të qytetarëve për kushte më të mira për jetë, për hapje të vendeve të punës...

 Nuk e di si nuk i vret ndërgjegja këta pushtetarët e sotit, që dikur aq shumë thirreshin në vlerat e luftës, disa prej të cilëve ishin edhe në luftë, kurse sa të tjerë ishin jashtë vendit dhe luftën e "përjetonin" vetëm përmes TV-së, kur në Kosovë luftohej për jetë apo vdekje.

 Ndërsa sot, quditërisht po bëhen të shurdhëre të verbër, para një situate të rëndë socio-ekonomike të bashkëluftëtarëve të tyre.

 Luftëtarët nuk ishin të asnjë subjekti poltik por ishin të betuar për vdekje a liri. Nuk meritojnë lëmoshë, nuk janë për t’u shantazhuar, injoruar nga asnjë element, fraksion apo krah politik.

 Luftëtarët. dëshmorët, invalidët, martirët, nuk meritojnë të jenë të harruar, nuk duhet të mbesin raste socilale dhe në mëshirën e askujt. Ata luftuan per një shtet të lirë e të barabartë për të gjithë. Por ja që sot vlerat e lirisë sot po i gëzojnë pseudopatriotët, përfituesit e luftës të konvertuar në politikan-biznesmen.

 Si pasojë e kësaj, sot luftëtarët nuk i gëzohen lirisë e as pavarsisë së përgjysmuar, për të cilat dhanë gjymtyrët e trupit tyre,...të mbetur pa asnjë përkujdesje shtetërore, të nëpërkëmbur e përbuzur nga shoqëria dhe shteti!

 Nuk është nderë për një vend të sapodalur nga lufta, që në njërën anë të shofësh politikan milionera, ndërsa në tjetrën ish luftëtarët e lirisë së tyre duke mbledhur kanaqe rrugëve për të mbijetuar nga varfëria!

 Kjo gjëndje e krijuar, përveq së e dhimbshme, mund të jetë edhe një rrezik për një shpërthim më përmasa përmbysëse për shtetin e Kosovës!

 Të përditshme janë bërë storjet në televizionet publike të familjeve që kërkojnë ndihmën e dikujtë për shpëtimin e jetëve të njoma të fëmijëve dhe familjarëve të prekur nga sëmundjet e rënda, për të cilat akoma nuk po është e mundur të bëhet shërimi i tyre mbrenda vendit!

 Si ka mundësi të ndodhë kjo në vendin i cili ka qeveritarët më të pasur në rajon, deputet milionera, kryetar komunash poashtu milionera, dhe më një ministër të shendetësisë mjek në profesionin e tij, kryetar i një partie të "drejtësisë" dhe "prejudikues" i besimit në Zot ?!

 Si ka mundësi të vdesin njerëzit nga sëmundjet e rënda në vendin ku po ndërtohën Autostradat më moderne dhe më të kushtueshme në rajon?

 Si ka mundësi e gjithë kjo "odiseadë" sëmundjesh të kaloj e pa vrejtur nga qeveritarët dhe milionerët kosovar?

 Edhe sa jetëra të njoma duhet të fikën, për të arritur në ndërgjegjën e fjetur qeveritare?

 Më ketë gjëndje të rëndë në shëndetësinë kosovare duhet të merremi të gjithë. Por në radhë të parë duhet të merren kuvendarët, deputetët, të ardhurit në kuvend më votat e popullit, më votat e atyre që çdo ditë kërkojnë ndihmë për shpëtimin e jetëve të fëmijëve dhe familjarëve të tyre.

 Edhe sikur të ishte një rast i vetëm i paraqitur për ndihmë në mediat publike (shtetërore), prap duhej të ishte problem shtetëror, pasi shteti e ka për obligim të merret më shëndetin e qytetarëve të vet.

 Mirëpo këtu kemi të bëjmë më një mori rastësh. Vetëm muajve të fundit i kemi më dhjetëra raste të publikuara në televizionin publik (politik).

 E quajta politik për faktin e thjeshtë; sikur rastet e sipërpermendura të të sëmurëve të ishin të komunitetit serb, më siguri së gjërat do të trajtoheshin ndryshe.

 Jo vetëm që do të merrej Qeveria e Kosovës më këtë problem, por kjo do të shkonte tutje më trajtim edhe në KS të OKB-së dhe në instancat tjera ndërkombëtare.

 Më çka, shumë shpejtë do të ndërmerreshin masa urgjente për shërimin e tyre mbrenda apo edhe jashtë vendit.

 Pse hesht qeveria karshi një fenomeni fatal të qytetarëve të vet?

 I kuptojmë angazhimet e qeverisë së kosovës për akomodimin e pakicës serbe në rrjedhat e sistemit politik, por krahas kësaj nuk duhet harruar as shumicën shqiptare në vend,...të paktën t'i dëgjojnë zërat e atyre që kërkojnë ndihmë për shpëtimin e jetëve njerëzore!

 Për dallim nga problemi i pakicave serbe, që është kryekëput politik, problemi i sëmundjëve të rënda vdekjeprurëse është problem nacional i shumicës shqiptare, por mbi të gjitha është problem edhe humanitar më të cilin, nëse nuk është në gjendje të merret Qeveria e Kosovës si e vetme, atëhere të kërkojë ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, në ketë rast UNHCR-it, UNICEF-it apo organizatave tjera humanitare, për shpëtimin e shumë jetëve të njoma dhe të pafajshme të qytetarëve të varfër të këtij vendi!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora