| E merkure, 11.09.2013, 09:35 PM |
Varfëria kërkon drejtësi, jo lëmoshë!
"Varfëria nuk është vepër e Zotit, por vjenë si rezultat i egoizmit njerëzor"
Nga
Florim Zeqa
Mbase edhe kishte të drejtë një mik i imi kur
më tha; kot po lodhësh duke shkruar; këtyre (pushtetarëve) nuk ju ndinë për
kritika, as për sugjerimet e juaja, këta jo vetëm që janë të pa
përmirsueshëm,...janë bërë të vërbër e të shurdhër, injorant dhe përbuzës ndaj
thirrjeve të përditshme të qytetarëve për kushte më të mira për jetë, për hapje
të vendeve të punës...
Nuk e di si nuk i vret ndërgjegja këta
pushtetarët e sotit, që dikur aq shumë thirreshin në vlerat e luftës, disa prej
të cilëve ishin edhe në luftë, kurse sa të tjerë ishin jashtë vendit dhe luftën
e "përjetonin" vetëm përmes TV-së, kur në Kosovë luftohej për jetë
apo vdekje.
Ndërsa sot, quditërisht po bëhen të shurdhëre
të verbër, para një situate të rëndë socio-ekonomike të bashkëluftëtarëve të
tyre.
Luftëtarët nuk ishin të asnjë subjekti poltik
por ishin të betuar për vdekje a liri. Nuk meritojnë lëmoshë, nuk janë për t’u
shantazhuar, injoruar nga asnjë element, fraksion apo krah politik.
Luftëtarët. dëshmorët, invalidët, martirët,
nuk meritojnë të jenë të harruar, nuk duhet të mbesin raste socilale dhe në
mëshirën e askujt. Ata luftuan per një shtet të lirë e të barabartë për të
gjithë. Por ja që sot vlerat e lirisë sot po i gëzojnë pseudopatriotët,
përfituesit e luftës të konvertuar në politikan-biznesmen.
Si pasojë e kësaj, sot luftëtarët nuk i
gëzohen lirisë e as pavarsisë së përgjysmuar, për të cilat dhanë gjymtyrët e
trupit tyre,...të mbetur pa asnjë përkujdesje shtetërore, të nëpërkëmbur e
përbuzur nga shoqëria dhe shteti!
Nuk është nderë për një vend të sapodalur nga
lufta, që në njërën anë të shofësh politikan milionera, ndërsa në tjetrën ish
luftëtarët e lirisë së tyre duke mbledhur kanaqe rrugëve për të mbijetuar nga
varfëria!
Kjo gjëndje e krijuar, përveq së e dhimbshme,
mund të jetë edhe një rrezik për një shpërthim më përmasa përmbysëse për
shtetin e Kosovës!
Të përditshme janë bërë storjet në
televizionet publike të familjeve që kërkojnë ndihmën e dikujtë për shpëtimin e
jetëve të njoma të fëmijëve dhe familjarëve të prekur nga sëmundjet e rënda,
për të cilat akoma nuk po është e mundur të bëhet shërimi i tyre mbrenda
vendit!
Si ka mundësi të ndodhë kjo në vendin i cili
ka qeveritarët më të pasur në rajon, deputet milionera, kryetar komunash
poashtu milionera, dhe më një ministër të shendetësisë mjek në profesionin e
tij, kryetar i një partie të "drejtësisë" dhe "prejudikues"
i besimit në Zot ?!
Si ka mundësi të vdesin njerëzit nga sëmundjet
e rënda në vendin ku po ndërtohën Autostradat më moderne dhe më të kushtueshme
në rajon?
Si ka mundësi e gjithë kjo
"odiseadë" sëmundjesh të kaloj e pa vrejtur nga qeveritarët dhe
milionerët kosovar?
Edhe sa jetëra të njoma duhet të fikën, për të
arritur në ndërgjegjën e fjetur qeveritare?
Më ketë gjëndje të rëndë në shëndetësinë kosovare
duhet të merremi të gjithë. Por në radhë të parë duhet të merren kuvendarët,
deputetët, të ardhurit në kuvend më votat e popullit, më votat e atyre që çdo
ditë kërkojnë ndihmë për shpëtimin e jetëve të fëmijëve dhe familjarëve të
tyre.
Edhe sikur të ishte një rast i vetëm i
paraqitur për ndihmë në mediat publike (shtetërore), prap duhej të ishte
problem shtetëror, pasi shteti e ka për obligim të merret më shëndetin e
qytetarëve të vet.
Mirëpo këtu kemi të bëjmë më një mori rastësh.
Vetëm muajve të fundit i kemi më dhjetëra raste të publikuara në televizionin
publik (politik).
E quajta politik për faktin e thjeshtë; sikur
rastet e sipërpermendura të të sëmurëve të ishin të komunitetit serb, më siguri
së gjërat do të trajtoheshin ndryshe.
Jo vetëm që do të merrej Qeveria e Kosovës më
këtë problem, por kjo do të shkonte tutje më trajtim edhe në KS të OKB-së dhe
në instancat tjera ndërkombëtare.
Më çka, shumë shpejtë do të ndërmerreshin masa
urgjente për shërimin e tyre mbrenda apo edhe jashtë vendit.
Pse hesht qeveria karshi një fenomeni fatal të
qytetarëve të vet?
I kuptojmë angazhimet e qeverisë së kosovës
për akomodimin e pakicës serbe në rrjedhat e sistemit politik, por krahas kësaj
nuk duhet harruar as shumicën shqiptare në vend,...të paktën t'i dëgjojnë zërat
e atyre që kërkojnë ndihmë për shpëtimin e jetëve njerëzore!
Për dallim nga problemi i pakicave serbe, që
është kryekëput politik, problemi i sëmundjëve të rënda vdekjeprurëse është
problem nacional i shumicës shqiptare, por mbi të gjitha është problem edhe
humanitar më të cilin, nëse nuk është në gjendje të merret Qeveria e Kosovës si
e vetme, atëhere të kërkojë ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, në ketë rast
UNHCR-it, UNICEF-it apo organizatave tjera humanitare, për shpëtimin e shumë jetëve
të njoma dhe të pafajshme të qytetarëve të varfër të këtij vendi!