E premte, 26.04.2024, 09:36 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Jahjaga pret Kadarenë

E marte, 03.09.2013, 07:50 PM


KADARE: JAHJAGA NDREQI IMAZHIN E KOSOVËS NË BOTË

Nga Express

Shkrimtari shqiptar me përmasa botërore Ismail Kadare bashkë me bashkëshorten e tij Helena Kadare është pritur sot nga Presidentja Atifete Jahjaga.

" Në një bisedë shumë miqësore, Presidentja Jahjaga dhe shkrimtari Ismail Kadare biseduan për çështje të ndryshme politike, shoqërore e kulturore dhe për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon Kosova sot" thuhet në një njoftim të Presidencës.

Sipas Jahjagës, Kadare vazhdon ti frymëzojë gjeneratat me veprat e tij.

"Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë dhe duke e përgëzuar për marrjen e çmimit ndërkombëtar “Ali Podrimja”, Presidentja Jahjaga theksoi se është një nder i madh për gjithë Kosovën vizita e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, vepra e të cilit vazhdon të jetë frymëzim për të gjitha gjeneratat" thuhet në njoftim.

Ndërkohë në njoftimin nga Zyra e Presidencës, thuhet se Kadare e ka lavduar Jahjagën

"Shkrimtari Ismail Kadaree përgëzoi Presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimin e saj, me theks të veçantë në kontributin që ajo ka dhënë në ngritjen e imazhit të Kosovës në botë. Shkrimtari Ismail Kadare foli edhe për perspektivën evropiane të Kosovës, të Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit, duke theksuar se kjo është zgjidhja e natyrshme për secilin vend të rajonit", theksohet në njoftim.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora