Kulturë
Shahin Ibrahimi: Ngushëllohem
E marte, 04.06.2013, 07:38 PM
Shahin
Ibrahimi
Ah rruga!
Për pakëz
mirqënie ju pikon shpirti
Jeta e
tyre një tokë djerrë.
Si pullë
mjerimi pas ju ngjiti
Nëpër
udhë kryq i sheh përherë.
Fjalën
lëmoshë në kujtesë do ruaj
Dhe
shikimin e trishtë me përulësi,
Kurriz
ngarkuar largohem prej saj
Shfryj pa
fund këtë pa barazi.
Menduam
se fituam luftën e Trojës
Do na
hapte krahët Europa e kamur,
Por u
katandisëm për bukën e gojës
Të pa
shpresë, kokë ulur të lagur.
Heshtja
dhe urtësia stë servirin vaktin
Zilia
tundon zemrat e të uriturve,
Mundësi
s`kanë të ndryshojnë fatin
Dhe
përfundojnë si lypsa rrugëve.
Dhimja i
ka përqafuar në heshtje
Askush
s`afrohet t`ju vi në ndihmë,
E kënaqur
nga mëshira, me vete qeshte
Me
heshtjen plagë përqafonte vetminë.
Ngushëllohem
Zemra që
jeni duke u përpëlitur
Nga
pluhuri i kohës së shkuar,
Rënkimet
tuaj e kanë nemitur
Tymin e
oxhaqeve të mallëkuar.
Nuk
ndjenim erën e bukës së ngrohtë
Se
ndikonte oksidi i hekurit,
Si kafshë
punonim në acarin e ftohtë
Shpërblim
morëm, ngjyrën e të vdekurit.
Më
pyesnin shokët çfarë ka ndodhur
Andej nga
lugina e Shalsit,
Kur ju
dhash zemrën për t`ma ngrohur
Ata veç
pastruan skorjet e kobaltit.
Kënaqeshim
kur përmendnim dy emra
Jashtë me
llustër brënda infeksion,
Duar
trokisnim por na qante zemra
Brënda
flluckës gëlbaz me ton.
Na shkoi
dëm djersa e rinisë
Themelet
ja mbushëm me lot gwzimi
Tani e
shoh çelikun e Partisë
Shumë
shpejt e mbuloi zhgënjimi,
Det mos
prek ëndërën
Të
mallëngjyer të shoh o det
Dhe
rrudhat të shtohen çdo ditë
Shpesh më
ke vënë në siklet
Dhe
poezitë
Valë sa
ëmbël ju ledhatoni
Bëheni,burim
frymëzimi
Ju prekim
lehtë,ngazëllohemi
Dhe për
realitetin,na flisni.
Mbrapa po
lë gjithçka
Veç me
ëndërrën përqafuar
Hëna me
yjet bekimin më dhan
Më ndihmo
ti,o det i trazuar.
Mëshiromëni
o valë
Mos e
mbytni të mbyturin
Qajmani,
qajmani hallë
Ndihmojeni,ndihmojeni
të uriturin.
Me vete
kisha krahët dhe ëndërrën
Sakrificën
përqafova në heshtje
Më
shoqëruan mua,veç lotët e nënës
Me ta
kërkonte mëshir,ashtu deshte.
Dhe mua,
më vuri në mendime
Dhimjen e
saj shtërngova në gji
Lotova,
kur i dhash përqafime
Sepse unë
isha,një çunak i ri.
Në
thellësin tënde,më çoi për dore
Më hoqi
frikën, më tha shiko
Më foli
për botën e saj shpirtërore
Më tha
ësht realitet,mos ëndërro biro.
Shikoja,
por barku po më gryente
Ti se
kuptove, e more për kënaqësi
Më
shihje, prap i menduar po rrije
Kur larg-
larg pashë një dritë.
Me gjithë
ledhatimin isha i frikësuar
Ndëgjoj
dallgët po përplaseshin diku
Prapë të
pash,ishe duke më ledhatuar
Dallgët i
bëre valë me më fresku.
Më zbrite
në tokë,isha përballë teje
Ëmbël të
pëshpërita me zemër
Më ngrohe
gjakun nëpër deje
Më
ndihmove të jetojë,jo në ëndërr.
Gjyshe
nuk thashë
Dhe në
ëndërr belbëzoja
Të kisha
gjyshen time thoja
Si të
gjithë shokët e mi
Të më
ipte përkëdheli.
Se të dy
prindrit e mi
Jetim
ngelën në fëmini
Fjalën
gjyshe nuk e thashë
As flokë
të bardha s`pashë.
Ishin të
mirë më thonë
Dhe e
donin shumë babanë
Ëndërra e
tyre isha unë
Pranda
emrin e gjyshit më vunë.
Të gjithë
më japin dahsuri
Me mund e
djersë do jetoj
Në kujtim
të gjyshve të mi
Do i nderoj,që emrin ta meritoj.