E premte, 26.04.2024, 01:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Xhavit Gasa

E diele, 26.05.2013, 04:26 PM


Xhavit Gasa

 

 

VËRVITET

 

Sekondat,

Minutat,

Orët,

Ditët,

Vitet

Shekujt,

Nuk ndalen,

Vetëm ecin....

Mes tyre,

Jeta jonë,

Vërvitet,

Si kokra,

Gruri e misri,

Nën gurët e mullirit....

 

 

BUJKU

 

Tërë jetën.

Tokën lërove,

Në arë e vreshtë,

Tokën shëndrove....

 

Tokën e ashpër,

E bëre melhem të butë,

Dhe kur këmbët plisat ti vranë,

Ti nuk u ankove kurrë....

 

Gruri dhe vreshtat,

Fushat e kodra mbulojnë,

Zogjt me fara bereqeti në sqep,

Në qiellin e kaltër fluturojnë....

 

Bujku i urtë,

Bujku i mirë..

Ti je bereqet,

Dhe për poezinë....

 

 

REBELIMIN

 

Veten time,

S'e kam dashur qaramane,

Me pamje servile,

E fjalë lajkatare......

Rebelimin,

Drynova në heshtje,

Në ato vite,

Të kohës rebele....

 

 

FATI KAPRIÇIOZ

 

Eh, fati thonë është si ta kërkosh,

por fati qenka shumë kapriçioz...

Unë atë e njoha që në moshë të hershme,

Me të luftova, ishte lufte e tmerrshme..."

 

Fati nuk është njëlloj për të gjithë,

Dikujt rrugën ja hap, një tjetri ja mbyll,

Dikujt i dhuron dritë, një tjetri errësirë,

Dhe sepse të gjithë, kërkojnë fatin e mirë.....

 

 

ZËRI JUAJ

 

Ish të burgosurve të Spaçit

 

Zëri juaj

Fuqishëm,

Mes malesh,

Uragan buçiti,

I theu hanxharët,

I këputi zinxhirët.

 

Zëri juaj,

Nuk u shua,

Nga kamxhikët,

Me gjoksinflamur,

Plumbat i pritët

 

***

Zëri juaj.

Rezaton rreze drite...

 

 

UROJ

 

Në damarët e tokës,

Uroj të shkojë vargu im,

Në kapilarët bimësh të depërtojë,

Nga rrënjët në gjelbërim.

 

Të shkojë luleve petalçelura

Të përzihet me nektarë,

Aty le ta gjejë bleta,

Në krahët e sajë ta marrë....



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora