| E diele, 26.05.2013, 04:26 PM |
Xhavit
Gasa
VËRVITET
Sekondat,
Minutat,
Orët,
Ditët,
Vitet
Shekujt,
Nuk
ndalen,
Vetëm
ecin....
Mes tyre,
Jeta
jonë,
Vërvitet,
Si kokra,
Gruri e
misri,
Nën gurët
e mullirit....
BUJKU
Tërë
jetën.
Tokën
lërove,
Në arë e
vreshtë,
Tokën
shëndrove....
Tokën e
ashpër,
E bëre
melhem të butë,
Dhe kur
këmbët plisat ti vranë,
Ti nuk u
ankove kurrë....
Gruri dhe
vreshtat,
Fushat e
kodra mbulojnë,
Zogjt me
fara bereqeti në sqep,
Në
qiellin e kaltër fluturojnë....
Bujku i
urtë,
Bujku i
mirë..
Ti je
bereqet,
Dhe për
poezinë....
REBELIMIN
Veten
time,
S'e kam
dashur qaramane,
Me pamje
servile,
E fjalë
lajkatare......
Rebelimin,
Drynova
në heshtje,
Në ato
vite,
Të kohës
rebele....
FATI
KAPRIÇIOZ
Eh, fati
thonë është si ta kërkosh,
por fati
qenka shumë kapriçioz...
Unë atë e
njoha që në moshë të hershme,
Me të
luftova, ishte lufte e tmerrshme..."
Fati nuk
është njëlloj për të gjithë,
Dikujt
rrugën ja hap, një tjetri ja mbyll,
Dikujt i
dhuron dritë, një tjetri errësirë,
Dhe sepse
të gjithë, kërkojnë fatin e mirë.....
ZËRI JUAJ
Ish të
burgosurve të Spaçit
Zëri juaj
Fuqishëm,
Mes
malesh,
Uragan
buçiti,
I theu
hanxharët,
I këputi
zinxhirët.
Zëri
juaj,
Nuk u
shua,
Nga
kamxhikët,
Me
gjoksinflamur,
Plumbat i
pritët
***
Zëri
juaj.
Rezaton
rreze drite...
UROJ
Në
damarët e tokës,
Uroj të
shkojë vargu im,
Në
kapilarët bimësh të depërtojë,
Nga
rrënjët në gjelbërim.
Të shkojë
luleve petalçelura
Të
përzihet me nektarë,
Aty le ta
gjejë bleta,
Në krahët
e sajë ta marrë....