E merkure, 22.09.2021, 07:53 PM (GMT+1)

Lajme

Aurora Bakalli: Gjendje e rëndë në shëndetësinë kosovare

E hene, 29.04.2013, 08:40 PM


QKUK është shndërruar në servis të spitaleve të privilegjuara private

I nderuari ministër Agani, të nderuar deputetë,

Gjendja në shëndetësinë kosovare është tejet e rëndë, posaçërisht në sektorin publik dhe në fakt ky konstatim nuk është ndonjë zbulim, këtë e thotë çdo qytetar i vendit. Edhe gjatë kohës që e drejtoni ju Ministrinë e Shëndetësisë, edhe përkundër premtimeve të mëdha, nuk ka pasur përmirësim. Përkundrazi. Ju z. Ministër këtë ngecje po ia atribuoni vonesës së Ligjit për Shëndetësi, por për SHUMË gjëra kjo nuk është justifikim.

Shqetësimet e mia dhe të Lëvizjes për Bashkim për Shëndetësinë i kam shfaqur shumë herë këtu, ndërsa sot dua të bëj më shumë pyetje për të cilat shpresoj të marr përgjigje nga ju.

1.         Pse vazhdon të ketë mungesë të madhe të barërave, materialit shpenzues, reagensëve laboratorikë në sektorin publik shëndetësor?

Po ju rikujtoj se shumë shpesh mungojnë edhe gjërat elementare si shiringat e gjilpërat. Ato vërtetë se nuk janë të kushtueshme por shkaktojnë jofunksionalitet të madh në mbarëvajtjen e punës. Në kirurgji mungojnë madje edhe penjtë operativë, e për të tjerat as mos të flasim.

E keqja e kësaj: stafi dhe të sëmurët po fillojnë ta konsiderojnë këtë gjendje kaq të alteruar si NORMALITET.

2.         Pse po lejohet që QKUK (qendër e vetme e shërbimeve shëndetësore tretësore në vend) të luaj rolin e një qendre parësore, ku specialistët kanë marrë rolin thjesht të një mjeku të praksës së përgjithshme, që ka për detyrë të vulosë dhe firmosë udhëzimet për spitalet private të privilegjuara?

Në vend se të pajiset QKUK, të edukohet stafi vendor këta janë kthyer në servis të spitaleve private shumë më të vogla se ai i tyre.

E keqja e kësaj: Degradimi i stafit vendor, me pasoja shumëfish më të mëdha në të ardhmen në aspektin kadrovik.

3.         Pse ka shumë pacientë që presin mbi 2 vite në radhë për shërim jashtë vendit, ndërkohë që është hapur një deriçkë që lejon mundësinë e intervenimeve urgjente në spitalet private me financim nga Ministria juaj?

4.         Pse nuk po furnizohet me material shpenzues QKUK, ani pse do të kushtonte dukshëm më pak se sa shërimi jashtë vendit/institucuionit, për aq më tepër duke poseduar me stafin që do të mund t’i kryente në pjesë të mirë të këtyre shërbimeve?

Këto janë disa nga vërejtjet dhe pyetjet që pata mundësi t’i parashtroj brenda kohës së paraparë dhe jam thellë e bindur se për këto çështje nuk ka nevojë për Ligj të ri të shëndetësisë.

Ndërsa, për t’u ndërlidhur me diskutimin hyrës të Ministrit Aganit kam disa komente:

           Ndër të arriturat e rëndësishme të Ministrisë së Shëndetësisë përmendët fillimin e punës së Kardiokirurgjisë në QKUK. Por, z. Ministër ky sektor ka karakterin simbolik dhe të marketingut politik dhe nuk është aty për të zgjidhur probleme. Ju z. Ministër ankesat që kemi ne si opozitë gjithmonë i karakterizoni si tendencë për të fituar poenë politik, ndërsa unë po e ritheksoj se kjo që keni bërë ju me Kardiokirurgjinë është pikërisht për marketing politik. Në këtë Klinikë punohet një herë në javë apo në dy javë ndërkohë që punohen me dhjetëra raste kardiokirurgjike në klinikat private, prandaj Ju nuk keni bërë zgjidhje reale të problemit.

           Përmendët edhe një numër impozant ndarjesh të specializimeve, punësimesh, madje përmendët edhe punësimet në sektorin privat si sukses tuajin, por për të qenë këto të dhëna bindëse është dashur të na ofroni të dhëna edhe për mandatet para jush në mënyrë që të tregoni për trendin pozitiv, nëse vërtetë ka të tillë.

Ju faleminderit!

Aurora Bakalli, deputete e LB-së në Kuvendin e Kosovës



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora