E premte, 26.04.2024, 07:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Mall për Çamërinë

E hene, 22.04.2013, 08:22 PM


Shahin Ibrahimi

 

Çamëri Vilajet i bukur

 

Oh Republikë të shoh të mërzitur!

Sa është zvenitur në sytë e tu shkëlqimi!

Të morën nëpër këmbë,të ndanë,je drobitur

E përgjumur e lodhur me lot mundimi.

 

Oh vëndi i të parëve të mi,të ëndërroj

U bëre tempull i masakrave të kohës

Nga goja e të vuajturëve,të parafytyroj

Vuajtjet,Historia si bën Sfilatë të kohës.

 

Pranë humnerës rri i drejti dhe i dobëti

Se i forti ,lind për të triumfuar

Të hoqën kurorën,të shartuan Arbëri

Dhe çdo gjë e drejtë është tradhëtuar.

 

Çu bë me të masakruarit e atyre viteve?

Oh sa ke vuajtur,o Vilajet i bukur!

Oh sa lot ke thithur arave e brigjeve!

Akoma ke dhimje, oh sa të kanë ndukur!

 

Oh sa u dobësuan shpirtrat tanë

Të fshehur mes frikës të lamë,u harruam

Historianët shumë fakte të pastra kanë

U zhgënjyem ,keq bërësit su ndëshkuan.

 

Do shkëlqejë e bukura dhe e vërteta

Vetëm e shkruara bëhet histori

Gjaku që lind njeh varret e veta

Nderi dhe lavdia,vendoset me drejtësi.

 

Kujtoj mërgimin,ndiej dhimbjen

Trishtimin e ditëve që kaluan

Dhe ti moj Zi,që më shton mërzitjen

Se Lotët tanë vaditën të kaluarën.

 

Dhe menjëherë e ndjemë varfërinë

Mbas krahëve tanë telat me gjëmba

Zemrat e pa fajshme panë tradhëtinë

Lamë çdo gjë:edhe vendet e shenjta.

 

Ma rrëmbyen lirinë,po e ndjej

Ngrej kokën,shoh yjet e vëndit tim

Mes njerëzve të mirë veten rigjej

Më dhanë vyrtyt,nderë e besim.

 

Dhe ty o det përsëri të shoh

Jo më,nga maja e fiqëve të mi

Kur i inatosur,përplasje valët pa fund

Shkuan ato kujtime,u bënë shkrumb e hi.

 

I dua shpatet e maleve të mi

Që aq pranë i kisha,se luanim

Për Ne ato vënde janë krenari

Dikur atje luftohej,vëndin ruanin.

 

Ah liri moj krenari e dëshiruar

Gjithnjë rilid në zemrën e heshtur

Shpëtuam jetan,jemi si të internuar

Të shkojm atje, dëshirë na ka mbetur.

 

Vilajet=Prefekturë(krahinë)

 

 

Për Çamërinë

 

Kush ka gjak nga Çamëria

Dhe gjuhën tonë, flet me golë

Kokën lart, përherë ta mbajë

Vatanin mos ta harrojë.

 

Na përzunë nga vëndi Jonë

Morëm botën, anë e mbanë

Yzmeqarë na vunë, pa drojë

Por se harruam, vatanë.

 

Porsi zogjtë shtegëtarë

Ne punuam nëpër botë

Kokën lartë kemi mbarë

Veç për njerëz derdhëm lotë.

 

Amanet të parët na lanë

Duhuni vëllai me vellanë

S`është gjithëka pasuria

Por nderi,puna,qetësia.

 

Dhe në ardhtë ajo ditë

Që të zgjidhet çështja Çame

Duhet ti lëmë mëritë

Për të ardhmen tonë të madhe.

 

 

Mall për Çamërinë

 

Ngroh o diell i Majit ngroh

Ngroh zemrat e të gjorëve

Duro moj zemra jonë duro

Mos të dalësh krahërorëve.

 

Bjerë ti vesë e Majit bjerë

Mbi trandafilat e shtëpive

Na sill erën,mërzinë na nxjerr

Monopatave e rrëpirave.

 

Largohu frikë më lerë të shohë

Rrugët dhe miqtë besnikë

Se këtë zemër dua të ngrohë

Lash pas Varret,delet,shtëpinë.

 

Do të na ikë,ëmbëlsija jote

Por ne e ruajmë dhe,e mbajmë atë

E kemi në gjak,na lëviz në deje

Se ka yndyrën e njerëzve tanë.

 

Oh sa afër na dukesh, ti Çamëri

Në ditën e përvjetorit për atë tokë

Sa lot është derdhur në Qafë Botë

Aq dhimje,të heqim për çdo motë.

 

Sa duvak të bukur ke pasur Çamëri?

Hapma gjirin të flë tek ti

Të pa fajshëm,Engjëj mban ne gji

Me mall,a ju a ke mbyllur ata sy?

 

Se ëndërrat e tyre u ndaluan

Duke parë djepet në lumë

Me zërin e foshnjave që u lumuan

Sa Zemër vrarë je,ti Nënë.

 

Na rrite me kulloshtër e çapella

Të mbajtëm me maraj* e manxuran*

Si harruam skalcat* e dandellat

Me djersën tonë të vaditëm Vatan.

 

I thellë malli për ty Çamëri

A ësht në çardhak foleja e zogut?

Mola*ka hëngur shumë atë shtëpi

Dhe mjengulla u bë pjesë e morgut.

 

Këto vargje do të heqin dhimjen ty

Se këto dalin nga zemra e poetit çam

Jemi munduar të vimë të t`shohim ty

Dhe ne,si prindrit desh na vranë.

 

S`na e larguan dot mallin për ty

As Tërmetet, as erërat e kohërave

Joni sjell Erën tënde,fllad nga ti

Ai,në Zemrat tona i freskët rri.

 

Ke qënë dhe je për ne Çamëri

Si një fëmi që  rritet mes nesh

Që e mbajmë me gaz e dhëmshuri

Nënë,në zemër ke qënë e do jesh.

 

Me uratën që na ke dhënë,ti Çamëri

Dëshira jote,në vesh të Perëndisë

Dhe këtu e ngritëm jetën,si tek ti

Duam të vdesim,në tokën e Çamërisë.

 

Ëndërrojmë,Ëndërrojmë për ty Çamëri

Tani jemi shumë,ashtu siç deshe ti

Me mallë e mbaj akoma,dheun në gji

Me të,ne Çamët,bekojmë brezin e ri.

 

Me thes në krah na mban mënd,Çamëri

Për mbulesë,se dysheku ynë ishe ti

Kudo e themi,jemi Çamër me krenari

Mbajm zakonet tona,dasmat me violi.

 

Poetët dhe Skulptorët punojnë Çamëri

Erëra erëmira po frynë drejt teje

Kemi besuar dhe besojmë në Perëndi

Jemi të tutë,gjaku vrapon drejt teje.

 

Maraj,manxuranë=Bimë erëmira.

Skalca=Në veshjen krahinore.

 

 

MALLI ÇAM

 

Malli më ka marrë për tokën

Ku Linda,se është e bekuar

Të shohë ullinjtë e shqotën

Varfanjin,Gumenicën e uruar.

 

Malli më ka marrë për shtëpinë

Ta shohë si është rrënuar

Të kujtoj kohën e djalërisë

Te shuaj zemrën e përvëluar.

 

Malli më ka marrë o Shokë

Të hipi një herë mbi buhar*

Qan zemra për fushën e pa punar

Mendo o ZOT për tokën e bekuar.

 

Mall të shoh nga parathira

Të shoh varret e të parëve

Tek ndëgjoj britmat e tyre

Anës rrugëve e ugareve.

 

Mall të shoh derën e rrëzuar

Dhe ullinjtë e pa krasitur

Se puth dot,se bari e ka mbuluar

Lotin do bëj vesë,për ti vaditur.

 

Mallë kam të shoh djepen time

Të këndoj një këngë, me lot gatuar

Atë këngë,që më këndoj nëna ime

Dhe ti marr erë,Vasilikojt të uruar.

 

Malli më ka marrë për sitë e shkruar

Më vure mandile* si nuse e nusëruar

Por koha na ndau,s`di a ke shpëtuar

Na morën në qafë,Zervitët e mallëkuar.

 

Buhar*=Oxhak,Mandile*=Shami.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora