E shtune, 27.04.2024, 11:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Ukshin Morina

E merkure, 17.04.2013, 07:21 PM


UKSHIN MORINA

 

DIGJESH NGA PRANVERA

 

Që prej shumë kohësh ti ishe me mua,

në agun e ftohtë

Ç’pagëzim ti vej kësaj pjese të ngrirë,

ku gjithçka lëviz mendjehumbur si një flutur fushe!?

Udhët e mia u krijuan për të mos i shkelur më kurrë

edhe pse dielli shtrihet i gjallë në të kaltrën e detit

Më thuaj pra ti Zot i vetmisë sime,

ku mund ta gjej dritën tënde!?

Në ç’heshtje kreshpërore thyhet zëri yt?

Oh fytyrë paqësore, ç’saktësi e mundur kjo

të kem gjithherë me vete dritën e lotit tënd

Ç’aromë temjani flokëve të tua

që si gjeth vjeshte digjen nga pranvera.

 

 

NË KËNGËN TËNDE FRYMOJ SONTE

 

Më ler mos më trazo,

me zhurmën e oqeanit dua të rri sonte

Vetëm këtu mund të marr  dashurin e këngës

që ti ma dhurove mbrëmë

Këtu kur zhurma më e lehtë e erës flenë mbi trupin tim

dhe yll i bekuar që në qiell i humbur

nis natën me të njejtën fytyr të ëmbël

Oh ti shpirt i trazuar!

Kur ti bie, unë zgjohem dhe samund kërkoj

si një perlë e humbur deti

Ti je ëndrra e neteve të mia

në këtë vend kur hëna e varur ndez dritën

për ne që të vetmit mbetëm në udhët e gjata

me sy të ënjtur

Ndaj më ler sonte, mos më lëndo më tej shpirtin

të digjem në flakën e trëndafilave

Oh natë e bekuar!

I lodhur, hidhur nga jeta që ti më dhe mua,

por dhe luksi një e mirë e keqe që unë se dua

Por le të mbetem tek kënga, tek ti që më solle pranverën

Kaq e madhe mbetet heshtja,

sa ti erdhe me natën e pazëshme dhe mbete

në përqafimin tim.

 

 

TI VJEN NË FORMËN E ËNDRRËS

 

Ti vjen ashtu në formën e ëndrrës në gjumin tim,

çdo mbrëmje dëgjoj hapat që vijnë

dhe hijen tënde tek rrëshket pranë shtratit

dhe samund më puthë, buzët, sytë

I ndiej duart e tua tek dridhen mbi trup

dhe butësin e heshtjes kur thyhet nga shtërngimi yt

E dua mërgimin tënd ta kem çdo çast me mua

I dua dhe s’mundem pa ty

që si rreze diellore pasqyrohet fytyra jote në burimin

kur shuaj etjen në rrugët e gjata

Ti që nga larg meje rron,

dhe kontrollon gjithë dëshpërimin tim

Unë në kopshtin e vetmisë sime

bashkë me hijen gërshetuar,

fle dhe zgjohem kur dielli lind në ballin tënd

Nuk e di e ndoshta s’gaboj të them, se zëri yt

i ëmbël është më i bukur se kënga që më përcolle mua

Ai lundron në ujrat e qeta të detit

si një melodi në dritën e shpirtit tim

dhe njom sytë e mi blu...

Unë të dua dhe në brengën më të madhe të zemrës

dhe kur natën gjumin humbi

Unë të dua dhe kur qetësia e natës therrmohet

në grimca rëre dhe qielli të derdh lot...

 

 

VETËM PËR TY...

 

Sot ndryshe nga ditët e mia muzën e gjeta tek ti,

këtu tëk pres hënxën

të mi japi shpirtit një tjetër dritë

Po, unë i vetmi shtegtar i natës,

që rrekem pas syve të qeshur

në natën e ngrohtë

Jam unë i zgjuar në pagjumësin tënde,

i dënuar më vramendje,

si fjalë e pashpjegueshme që flet lumi Vjosa

A se pagëzove kështu ti emrin e lumit tënd,

kur shpirti im lotonte bashkë me yjet e largët???

E pra, ti je frymëzimi im,

që digjesh në heshtjen time pa ti thënë

ende vargjet

me të bukura që ti do zemra

Ti je vet poezia pa të cilën unë vdes i etshëm,

pa mundur të të puthë e as të shoh ty

Po vjen një çast kur hëna perëndon

dhe se di pse qanë tani, pse, pse, pse???

 

09 Prill 2013

 

 

PERENDESHA E ËNDRRAVE TË MIA

 

Unë do të doja të isha me ty edhe pse shpirti im

mbanë gjithë pamundësin e kësaj dhembje

Kur ti ndan natën me mua,

dhe vetën lëshoj në duart e tua

Nata fle e lodhur në sytë e mi dhe kur ti qanë

përtej asaj distance të pamatë o Zoti im

dhe sa vuaj nga ti moj perendesha e ëndrrave të mia!

E dua trupin tënd dhe kur qielli bie në det

dhe deti kthehet në shi atje në stinat e largëta,

ku hyjnizohet e jotja bukuri

Dhe tash tek jam në pyllin e egër,

i lodhur më ëndrrat e tua dhe vuaj ,

si një dhembje që kurrë s’ta thash

Lutëm t’mos më shohësh natën duke ardhur

Ti në gjumin e thellë në kufinjtë e imagjinatës sime

vështron misterin e dashurisë

dhe me duar të dridhura prekë lotin në faqe

S’mund të largoj brengën dhe kur nata ngrinë

në pikën e fundit të vesës

Aty në bregun e thellë, prej nga ku

sodisë vetmin e detit të errët

dhe yjet e pagjumë që pulsojnë në qiell

...

 

 

TI JE VET PRANVERA...

 

Ti je pranvera që dhe pse shpirti im vdes,

unë do mund te jetoj në ermimin e luleve te tua

Asgjë s’më thotë vdekja ime,

kur ju miqtë e mi

jetoni me diellin e veshur me bukuri stinore

S’do ketë lot as dhembje që të mund të ndalë

epërsinë e këtij misteri të gjelbërt

Ti je vet ajo që nga dimri vjen me flokrat e lagështa

bashkë me bukurin e dritës së bardhë,

që vesh shpirtin në emër të ripërteritjes

O zot është vertet pranverë,

dimri u rrëzua nën hijen e ngrohtë

dhe shiu rrjedh në fusha

Unë që prej kohësh i vdekur,

vishem me ngjyrën tënde të butë

dhe vi në formën e erës si lot i mbëmjes

paundier mbi gjoksin tënd

Trupi im është i lehtë, ka formën e gjethës

dhe gjithë loti im rrjedh nga deget e një lisi të hershëm.

...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora