Kulturë
Lulzim Logu: Kufiri i dhembjes
E marte, 16.04.2013, 08:55 PM
KUFIRI I
DHEMBJES
- Rreth librit më të ri të poetit gjakovar Muharrem Kurti me titull “ Dialog me dhembjen” -
Nga LULZIM LOGU
Muharrem
Kurti është një poet i cili flet pak dhe është ithtar i vargut metaforik,
goditës dhe impozant, që shpreh me emocionalitet të fshehur gjendjen e tij
shpirtërore dhe raportet e tij me realitetin aktual, pasi më parë ka absorbuar
bukur shumë ndjenja dhe përsiatje të brëndshme.
I formuar
në Shqipëri, kujtojmë se ai shkollimin e mesëm dhe të lartë i ka kryer në Berat
dhe Elbasan,ai pasqyron motivet fine të kendvështrimit të botës, përmes një
gjuhe tejet funksionale në dispozicion të një lexuesi të kujdesshëm të poezisë
bashkëkohore, të cilën njehkohësisht e ka ndijim shpirtëror, por edhe si një
portë eterore, kah zbulohen përmasat e verteta të saj.
Në
kuptimin e trendit të zhvillimit dhe të mënyrës së qëndrimit ndaj koncepteve
rreth lirisë dhe përfitimit prej saj, sidomos në Kosovë, pas ngjarjeve të vitit
1999.
Përmbajtja
lëndore është organizuar rreth këtij qerthulli tematik, duke kombinuar qartësisht,
me një kredo të dukshme morale , idetë dhe reagimet e autorit pas ngjarjeve që
i kanë paraprirë agimit të lirisë, por dhe dhëmbjen dhe sentimentin e
kuptueshëm ndaj “gërvishtjes” dhe anashkalimit ndonjëherë banal të triumfit të
saj, në kurriz të kauzës fisnike dhe dëshmorëve të saj.
Libri ka
pesë cikle me tituj domethënës dhe kuptimësi logjike dhe kronologjike historike
dhe jo vetëm: Dhimbje…Dhimbje e kaltër…Dialog me dhimbjen…Dhembje e bukur…Letra
mikut.
Ciklet qëndrojnë rendueshëm dhe dinjitetshëm në strukturën fort’ mirë të ideuar, krijojnë harmoni të qëlluar dhe sigurojnë një lexim sa hap e mbyll sytë, me një frymë dhe me frymëmarrje të shpeshtuar, ndjenja jo të shpeshta ne morinë e botimeve të ditës në Kosovë dhe Shqipëri…
Natyrisht
për nga realizimi, kompleksiteti tematik dhe figurative dhe komunikimi I
rëndësishëm me lexuesin:
Nënës së
vetmuar
Në ar’
veshja lirinë
Lulet i
tmerron mungesa
Nënçmimi
luajti mënç
Le të
heshtim
Edhe
heshtja dhemb…
Trishtimi
i sublimes, vlera e frikshme e harresës historike të sakrificave njerëzore
drejt sanksionimit të lirisë që gëzojmë sot, nënvlehtësimi dhe aq më keq tallja
me idealistët dhe frymëzuesit e lirisë, përveçse përbën tashmë një qendrim
tmerrues social, por edhe pengesë e vizionit të zhvillimit të vendit , por edhe
të reformimit shoqëror dhe institucional.
Poeti,
duke e kuptuar dhe duke e mbartur shpirtërisht këtë vuajtje, jo vetëm të tijën
si ish i burgosur politik, i ka hyrë misionit të transmetimit të kësaj dhimbje
dhe të tjerave që burojnë prej saj, duke sendërtuar një filozofi kujtese
krenare e cila pazgjidhshmërisht lidhet sipas tij me fatet e kombit, por edhe
me fatet personale të gjithësejcilit prej nesh:
Varre
martirësh pafund
Në
lendinën e lotëve varre
Përballë
syve të të gjallëve trishtim
Pikojnë
panderprerë hidhërim…
Vijojnë
poezitë për nënën e martirëve sot,për pikellimin e motrës së martirit, poezia
për bashkëfshatarin hero Agim Rama, për Elton Zherkën e bukur me plagët e
shtatit si lule, për shtëpinë ku mblidheshin mergimtarët, për fotot e vendlindjes
fotografuar nga aparati i shpirtit netve të dhunës dhe prtjes së vdekjes dhe
mos-et e sotme si mallkim i harrimit .
Kësisoj
martiri kthehet në një simbol real dhe përfaqësues, loti i nënave në argument
dhe sensibilizim dhe porositë e mermerta të luftëtarëve të lirisë si amanete
kah politika dhe individi që mund të harrojë shpejt identitetin e tij:
Mos,
thotë nëna e martirëve
Mos i
perbalt vuajtjet
Thotë
luftëtari i lirisë
Liria
jonë e pritur aq gjatë…
Leri
bukuritë e fjalëve
Që
pjellin djaj
Poshtë ra
sinqeriteti
Lart
shkoi mashtrimi…
Poeti me
një dozë të madhe zhgënjimi dhe hidhërimi të dukshëm bërtet poetikisht, guxon
pas vargjesh, akuzon dhe angazhohet të jetë zëdhënësi i dhembjes të nëpërkëmjes
së lirisë dhe ndaj abuzuesve të saj, që tejskajsmërisht i quan: “
shqipfolëlësat e zi si nata”:
…aty ku
lodrojnë vrasësit si minjtë
Plagoset
populli, përdhoset liria!
Mos
harroni
Bërllogun
Në kosh
të plehrave!
Ironikisht,
në mënyrë metaforike pastaj autori dhembjen e konsideron si “ dhembje të
kaltër” , sipas tij, e ligjit në letër, e krimit oktapod, e shqiponjës së
vrarë…
Mjaft i
ashpër në përcaktime, në ciklin pasardhës “ ai thinjet’” ju kthehet motiveve të
lehta dhe më të buta të moshës ,me kujtime të fëminisë, me imazhin e bardhë si
ndershmëri e qartë të borës që bie pas xhamit të studjos së tij të krijimit,
tashmë poeti i lodhur nga dhimbja sikur palohet ,teksa deklaron më tutje:
Gjithë
pasurinë e botës ja fal
Jetës së
bardhë!
Ndërkohë
që në netë nostalgjie, që ai aq bukur i emërton si “ të qirirta” shfaqet nëna
dhe kujtimi i saj pa skaj, siluetat e mollave të vendlindjes, ditët idilike në
Çabrat, dialogu me Din Mehmetin dhe Teki Dervishin, kopshti i dashurisë, kudo
qoftë ai, të shtunat e retushuara të rinisë, një kohë e shkuar me nuanca
lumturie që feksin si xixëllonja dhe dhembjen e librit si lajtmotiv udhëheqës,
tashmë e bëjnë të bukur.
Kapërcime
tematike profesionale, kronologji që ruan tempin e leximit, figura që joshin me
shkëlqim befasues, pjekuri dhe identifikim social i lakmueshëm prej
intelektuali të angazhuat me fatin e vendit të tij, apele tronditëse dhe
emocionalitet që duket sikur shperthen permbi “hirin” në dukje të ftohur të
vatrës poetike…
Janë
ndjesi që më zgjoi leximi dhe rileximi i vellimit më të ri të poetit Muharrem
Kurti, një libër solid, një gur i rëndësishëm në ndërtesën e tij krijuese, e
cila duket mjaft e maturuar dhe e qëndrueshme, paralel me kohën dhe dimensionet
e saj aktuale.
E përfundoj
veshtrimin tim modest, me katër vargje që besoj pambarimisht përbëjnë kredon
poetike të këtij poeti shumë të veçantë në poezinë e tij:
Më bëj o
Zot
Hi të
dashurisë
Se sa
zjarr
Urrejtjeje!
Ky mendoj se është kodi sesi të lexohet, kuptohet dhe vlerësohet sot poezia e Kurtit!