E shtune, 27.04.2024, 10:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Shefqet Sulmina: Di ti bësh gërshet?

E hene, 15.04.2013, 06:56 PM


SHEFQET SULMINA

 

Di ti bësh gërshet?

 

Tregim

 

1.

 

Ata vënë këpucet e tymosura në stolin prej druri të vjetër dhe janë të shumtë ata që nuk më kthejnë përgjigje.Stolin tim të punës e kam vendosur midis "turizmit të ri"(Pallat gjigand me dhjetë kate para dyzetë vjetësh) dhe merkates së vjetër(që nuk egziston më fare dhe në vend të saj është një park i gjelbër).Unë vazhdoj punën time dhe ndonjëherë vershellej ndonjë melodi të lehtë.Dikush nga melodia ime nuk i vjenë mirë,aq sa ndofta do të zërë veshet me dorë,por bënë finte se nuk është i shqetësuar.Në fakt pse duhet të shqetësohet,ose përse duhet të më thotë që unë mos të vershellej.Unë jam në punën time dhe ai në interesin e tij.Unë punoj për të mbajtur familjen dhe ai për tu dukur sa më elegant.Këpucet që llustroi unë shkelqejnë mbi trotuaret  ku ata hedhin këmbët.Sapo çel drita e mëngjësit fillon edhe puna ime dhe do të vazhdoj derisa të ndizen dritat e qytetit.Disa përtypin çimçakiz,disa lexojnë gazetë,disa pijnë cigare,dikush përshendet një kalimtar.Ndërsa unë i llustroi këpucet...Jam i bindur se ai nuk më ka parë akoma.Në përfundim të punës më hedh leket dhe shkon.Ka dhe ndonjë që më le reston,por këtë e bënë se i vjenë keq nga puna që unë bëjë,dhe jo se më ka parë mua,apo më njeh.Është e çuditshme se në mbrëmje kur edhe unë dalë të shetisë ose të pi një kafe me shoket kurrëkush nuk më ka thënë "oh,mrëmbrëma llustraxhi!".Madje jam i sigurtë se dhe shokët më të cilët,pi kafe apo luaj letra,kushdi sa here janë ulur të llustrojnë këpucet në stolin tim,por kurrë nuk ma kanë thënë fjalën "llustraxhi".Nganjëherë,kur mendoj habitem,nganjëherë më bëhet qefi.T'u llustrosh këpucet të tjerëve dhe mos të jesh i njohur?Më duket se ka diçka që nuk shkon këtu.Ose atyre u vjen zorë se vinë e llustrojnë këpucet tek unë,që në fakt duhet të jenë ata që duhet t'i llustrojnë,ose janë më të pasur se unë,ose unë nuk e kuptoj fare këtë punë.Puna ime është të fut leket në xhep e të mbaj familjen,ndërsa ata lë të bëjnë ç'të duan.Po të duan lë t'i llustrojnë vetë këpucet e tyre,por para se të llustrojnë këpucet e tyre,duhet të llustrojnë rrugët e tyre.Por që të llustrosh rrugët duhen para.Por që të kesh para duhet të punosh siç punoj unë.Ata kanë koken e tyre dhe ndjekin rrugën e tyre,kështu që unë si llustraxhi i tyre vazhdoj i qetë punën time.Shumë këmbë që llustroj unë zgjatën drejtë bashkisë,disa drejt merkatave,disa drejtë universitetit,disa drejtë klinikës.Fakt është se në mendjen time sorollaten e lëvizin me mijëra këmbë.Të them të drejtën,me sa shoh unë,kësaj pune nuk do t'ia dalë dot,pasi kerkesat për të llustruar këpucet po rriten dita ditës.Para stolit tim të thjeshtë kanë filluar rradhet e pritjes.Po ç'të bëjë unë?Unë dy duar kam.Mirë,ti mirë?!...Ja këto gjëra po mendoja ndersa  paguaj blerjen e një parkexhi të madh me restorant,distributor benzine dhe lavazh...

 

2.

Siç e dini unë kam një parkexh të madh me restorantë,me distributorë benzine dhe me lavazh.Të them të drejtën tani nuk më therrasin më në emrin tim ,por Lali.Më bëhët qefi.Kam punësuar njerëz të ndryshëm në punë,dhe janë të kenaqur nga paga që u jap.Problemi im kohet e fundit janë klientet.Nuk e kuptoj pse ata më largohen dhe po bëhën gjithmonë dhe më të rrallë.Të them për kushtet,nuk besoj se duhet të kenë ndonjë gjë për të më thënë,pasi ua kam krijuar kushtet.Doni femra me minifunde të shkurtra?Ja restoranti,ja tek i keni!Doni çuna të rinjë(për femrat)ja tek i keni tek distributoret!Doni parkexh?Doni lavazh?...Ja tek i keni!Mora edhe lulishtarë që vjenë tre herë në jave.Trendafila të bukur shperthejnë kur vjen pranvera.Po leri trendafilat,shikoni se edhe për dimër rreth e qark gjelbërojnë  lulet orkide,çiklamini ,palmat etj.etj.Po klientet nuk duken.Jam i shqetësuar dhe i kam thënë gruas se do ta shesë.Ajo qesh dhe më thotë e se po e shite ku do të shkosh.Gruas time i pelqen të jetë pronare,këtë gjë e kam vënë re kur u flet vajzave dhe djemve që punojnë në parkexhin tim.I them mos i flit ashper se i lëndon dhe i bënë të merzitur gjatë punës dhe kështu na largon dhe klientet.

-Po ç'punë kanë klientet me merzinë e tyre,-ma pretë ajo.

-Po ka moj,si nuk ka...

Po ku pyet ajo.

-Ik,-më thotë,-ik se s'merr vesh ma ti!

-Kush,moj s'merr vesh!,-ja pres unë.

Ajo:-Do ishte më mirë të bëje llustraxhi,atë duhet të bëje ti.

Dhe është e vendosur gruaja ime,ndërsa nuk ka punuar kurrë në jeten e vetë,ta pallonë dhe në sy të të tjrëve,për çudi dhe në sy të atyre që më therrasin Lali.

Ç'më ka gjetë me gruan lere mos e pyet!Po unë doja të flisja për klientet.Po më rrallohen fare,po më rrallohen.Më pershendesin me dorë "tungjatjeta Lali" dhe nuk ndalojnë fare.Ndalon ndonjëri bënë benzinë dhe më thotë "mirupafshim Lali"!Po pritë ore i them nuk e shikon ti se unë kam edhe kafene,restorantë,lavazh...Nuk do më i pa ato kamerieret e bukura,me minifunde dhe të reja.Nuk do me e la kaptinën(makinën)?Po hiç,ore,hiç shkojnë me një "mirupafshim Lali" dhe kaq.Unë rri e vrasë mendjen përse të ndodh kështu,ndërsa gruaja ime vazhdon t'u bertasë vajzave e djemëve,sikur ta kishin fajin ato.Po hajde foli gruas sime që është bërë pronare dhe më thotë se unë isha mirë të bëja llustraxhi!Një ditë e mora dhe e qerasa me çfarë të donte në restorantin tonë,madje hëngrem dhe dreke bashkë dhe i thashë se të gjitha këto gjëra të punës të mi linte mua,pasi nuk këndojnë dy gjela në një vig.

-Ç'thua,-më tha ajo,-gjysmë përgjysmë!Në çfarë kohe mendon se jemi ne?!

Unë vija re duart e saj që qenë mbushur plotë me unaza dhe nuk e kuptoja se kur dreqin i kishte mbushur aq shumë.Nuk m'u ndejt pa i'a thënë:

-Po këto duar,kur m'i ke mbushur me unaza?

-Kujtohesh ti të m'i blesh?-tha ajo duke ferkuar unazat.

-Ju nuk m'i keni kërkuar!

-Nuk kam dashur të të shqetësoj,-ma priti ajo duke qeshur.

Qesha dhe unë duke parë sytë e turpshëm të gruas që sikur po më peshonin mbi supe.

-Po atyre vajzave dhe djmve pse u bertetë vend e pa vend,-i thashë?

-Sepse sidomos ato vajzat,po na rrallojnë klientet.

-Ato po na rrallojnë klientet?Po je në vete ti apo çfarë?-thashë i habitur.

-Po,-tha ajo.

-Pa m'a shpjego?

-Unë të kam thënë se ti ishe mirë të bëje llustraxhi,por ti nuk kupton.Klientet nuk vijnë në restorantë se nuk kanë pare,nuk i lajnë makinat se e dinë se pas pesë apo gjashtë kilometrash do t'u bëhën prapë pis,vijnë vetem për kameriere të reja...

-Atëhere ta shesim?

-Jooo!

 

3.

 

Gruja nuk deshi por unë shita: parkexh,restorant,distributor benzine dhe lavazh.Mendova se thelbi kryesor ishte lavazhi.Po nuk shkonte,përderisa rrugët nuk do të ishin llustruar,nuk duhej lavazhi.Ose duhej shumë,por unë nuk e di.Gruaja më bërtiti.Ç'të bërtitur,thuaj,por unë vendosa ta shese dhe e shita.E bleu gruaja.Tani vendosa të bleje një lokal ku bëjë akullore.Është qershor dhe ka filluar të bëjë nxehtë.Njerëzve u pelqen për tu freskur dhe nuk pushojnë së ardhuri në lokalin tim.Kam vënë edhe kondicioner.

Po edhe këtë lokal e shita.Nuk e di,por nganjëherë më vjen t'i shesë të gjitha.T'i shesë të gjitha dhe me lekët që do të bëjë dua të blej vehten time.Dhe kështu bëra,kur një ditë u zgjova në këmbët e malit të Tomorrit.Ishte mëngjës,nga ata mëngjëset e dhjetorit me borë dhe drurë të xhveshur.Në fshatin e vogël njerëzit flinin ende.Të bëjnë si të përgjumur këto ditë dimri.Hodha sytë lartë dymijë e njëqind metra,por mali nuk dukej nga një mjergull gjumore.Dëgjohej vetem zhurma e perrenjëve të bymyer.Perrenjë,thashë me vete,perrenjë plotë energji natyrore.Më kutohej lokali i akulloreve dhe klientet e tij të veres,zanati im si llustraxhi,restoranti,lavaxhi...Më erdhen ndërmend fjalët e gruas për të ndrruar kamerjeret...

Mollet dhe hurmat nuk qen vjelur të gjitha dhe frutet e tyre u jepnin hijeshi pemeve përzier me borë dhe ngricë.Kur bredh nëpër rrugicat e këtij fshati mbaj një shkop thane të bukur.Është shkopi i babait.Babai im para se të më linte e mbante me vete kudo që shkonte.Mbante dhe kapele.Shkopi dhe kapelja i duhen burrit,thoshte dhe qeshte duke shtuar në fund,...edhe gruaja.Po unë s'mund ta mbaj shkopin e tij në qytet dhe e mbaj saherë kthehem këtu në fshat.Më kujtohet thënia e tij "mos të ta haj qeni shkopin".Unë jam akoma i ri dhe nuk i kuptoj të gjitha fjalët që më ka thënë babai.Po kapelja thashë më vete?E rëndësishme është,më thoshte babai,që njeriu të mbaj erën e tij...

Vura re se Luljeta e kishte ndezur dritën dhe zjarrin.Nga oxhaku i shtëpisë së saj ngrihej një fjollë e gjatë,e gjatë tymi,si floket e gjatë të mendimeve dhe kujtimeve të mia...

Luleta është një e njohura ime e vjetër.Nuk dua të ndalem shumë të shpjegoj se cila është Luljeta pasi e di që ju më kuptoni.Ajo është infermiere e fshatit.Dikur më pati shpjeguar se si bëheshin gjilpërat.Sidoqoftë  patem biseduar dikur për këto të fundit.Ajo e di që unë jam këtu.Siç e thashë,mollet dhe hurmat nuk qënë vjelur të gjitha,edhe në kopeshtin e Luljetës kishte ende frute të tillë.Shkova në dritaren e saj dhe trokita me shkop në xham.

-Po kush me shkop troket në xham?-dëgjova zërin e saj nga brenda.

Unë heshta.Në mendimet e mia u shfaq gruaja.Nuk e di thashë me vete do t'i ketë ndërruar kamerieret?Luljeta ishte akoma me rrobet e nates.

-Oh,më falë,- i thashë.Nuk desha të të shqetësoj,por këtu flen të gjithë dhe s'ke me ke të shkëmbësh një bisedë.

-Futu brënda,-më tha me ata sy të kaltër dhe hyri në dhomen e saj të gjumit.Pas një çasti doli e veshur.

-Kot që u veshe,-i thashë,-unë të shoh të xhveshur.

-Je më pushime?- pyeti ajo duke ju spërdredhur dhe përgjigjur fjalëve të mia dhe hapi një sirtar duke nxjerrë prej andej kafenë.

-Po,-i thashë.(d.m.th. e kuptova...)

-Sa do të rrish?

-Nuk e di.(Po të tuat...Sa rrinë?)

Në oxhak kërciste zjarri i dimrit.Unë ja kërcita një cigare.Luljeta doli të mblidhte mollë,ndërsa unë e qemtoja nga dritarja trupin e saj ënde të magjishëm me një gjoks të madh e të bukur.Midis molles dhe saj dukej sikur fiksoheshin imazhe të një filmi që sapo nis të shfaqet.Unë hoqa kafenë nga zjarri dhe mbusha dy filxhan.Prita derisa ajo shtyu deren,la shporten me mollë të lagura dhe erdhi m'u ulë në preher.

-Sa do të rrish?-më pyeti prapë.

-Kam ardhur të të ndërtoj një hidrocentral të vogël,-thashë,-duke parë nga ajo se ndofta do të çuditej.

-Do të më thuash se do të rrish!-u lumturua ajo.

Mbi gjoksin tim fëshfërin flokët e saj dhe s'di pse më dukej kaq e ëmbël kjo fëshfërimë.Floket e saj tek ferkoheshi me trikon time të leshtë i ngjante këcitjes së zjarrit në oxhak.Koka e saj më bëhej e lartë si Tomorri,pastaj flokët saj si përrenjë të shpërndarë në muzikën e natyrës me energjinë e tyre të shpërdorur.Ja mblodha floket të tërë dhe ja vura mbi buzë.

-Di të m'i bësh gërshet?- më pyeti.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora