Kulturë
Shahin Ibrahimi: Kur të pengonin dhe diellin
E shtune, 13.04.2013, 01:57 PM
Kur të
pengonin dhe diellin.
Nga Shahin Ibrahimi
Çastet e
të menduarit janë si një tenxhere ku qumshti zien dhe derdhet. Ndodh që shpesh
herë kjo derdhje të shkakton shqetësim dhe të prish punë, të detyron të
pastrojsh etj. Mua si një tenxhere e tillë më vinë në kujtesë disa mendime, që
dua ti largoj por, disa veprime sporadike apo disa fjalë që ndëgjoj më kthejnë
mbrapa, më afrojnë ato kujtime që unë dua ti harroj. Si qumshti që kthen valën
dhe kujtimet më sjellin skenat e kaluara, të këtij tregimi pak qesharak, por
rrënqethës për ato familje që prisnin me ankth kalimin e ditëve që do të
ndikonin në jetën e tyre. Ishte viti 1981, një vit i nderë në politikën
shqiptare me daljen në kundërshtim me vijën e Partisë së Kryeministrit të
vendit të ministrit të mbrojtjes, të mbrëndshëm etj. Vigjilenca sa vinte bëhej
më e ashpër dhe praktike. Ekonomia e popullit ishte e dobët, ndërkohë partia ju
ipte ndihmë në shuma të mëdha partive motra. Kishte mangësira në shume produkte
ushqimore, si në mish, djath, vezë etj në tregun e brëndshëm, megjithëse
eksporti ishte i madh, po në këto produkte. Po kështu dhe në furnizimin me
paisjet elektro shtëpijake, që populli nuk i njihte fare. Televizorët ishin me pakicë
dhe mirreshin me autorizim në veçanti komunistët më pare, dhe shkohej vetëm
kanali i Tiranës se ju hiqnin grupet dhe nuk lejonin antena etj. Në këto kushte
dhe lufta e klasave zhvillohej e heshtur dhe e frikshëme se digjeshe dhe për
far e fisin e largët, apo dhe nga njerës që shoqëroheshe spontanisht. Sigurimi
dhe spiunët bënin punën e tyre dhe fajësonin cilindo që shprehej apo tregonte
një realitet në publik. Ato vite funksionoi shumë neni për agjitacion dhe
propogandë, nga i cili u ndëshkuan shumë individë dhe familje për një fjalë
goje, se çfarë mungonte në treg, apo ndonjë pakënaqësi tjetër. Propoganda për
sistemin dhe lufta e klasave bënte jehonë që të largohej vëmëndja nga ekonomia
familjare që ishte e dobët. Zonat bregdetare në muajt e verës gjallëroheshin
shumë. Të shumtë ishin pushues që vinin nga i gjithë vëndi ndërsa pushues të
huaj vinin vetëm tek hotel Adriatiku në Plazh dhe tek hotel Vollga në Durrës,
apo dhe në Vlorë e Sarandë. Shteti kishte bërë disa gabina dhe vila për
pushuesit por këto ishin të pa mjaftueshme. Pushuesit në kërkim të strehimit
për pushime drejtoheshin në lagje ku gjenin strehim dhe qetësinë e duhur. Kjo
praktikë kishte kohë që zbatohej nga banorët e lagjes. Kohët e fundit ky veprim
u trajtua ndryshe si i pa dëshiruar nga strukturat e partisë, dhe menduan ti
ndalonin. Në fillim me fletë rrufetë që dolën si të modës për të vënë në pah
mbeturinat mikro borgjeze dhe më vonë nëpërmjet forcës së oranizatave shoqërore
që drejtoheshin nga partia. Por banorët e lagjes kishin zënë miqësi dhe kishin
krijuar respekt me pushuesit sa kishin krijuar dhe hyrje dalje dhe miqësi
familjare. Mbas disa fletë rrufeve rradhasi në vere në fund të muajit shtator
1981 organizata e Frontit demokratik në bashkpunim me arganizatën e Partisë së
lagjes organizuan një mbledhje për këtë problem. U hapën fjalë si zakonisht se
do kishte dhe ndëshkime deri në propozim për internim të disa familjeve që nuk
shiheshin me sy të mirë, apo për propozim të ndryshimeve në vëndet e punës për
riedukim. Vendosën postera ne vendet e
afishimeve ku përcaktohej data dhe vendi ku do zhvillohej mbledhja. Kishin
lajmëruar me ftesë disa nga intelektualët, dhe banorët e lagjes që kishin
probleme dhe ishin vënë në shënjestër. Kishin ftuar dhe disa kuadro të partisë
dhe të organizatave të ndryshme shoqërore të rrethit.
Ishte
ditë e hënë 28 shtator 1981 ambjentet e kampit të punëtorëve “Niko Bellojanis”
gumëzhinin nga lëvizjet e njerëzve. Të shumtit banorë të lagjes por dhe fytyra
të pa parë kuadro të rrethit të ftuar dhe të pa ftur. Flisnin me zë të ulët se
nuk kishin besim tek të panjohurit se
dihej kishin ardhur dhe shume policë civil dhe spiuna. Kishin zgjedhur datën e
ndrrimit të turnit të pushuesve pesembëdhjet ditor që vinin në kampin e
pushimit, për të mos prishur imazhin e qytetit me këto mbeturina mikro borgjeze
siç pretenduan në hapjen e mbledhjes. Në presidium që ishte në krye të menxës
nga ku shihje dhe hyrje daljen e sallës ishin ulur paria e lagjes dhe të
ftuarit nga partia dhe pushteti në rreth, ndër të tjerë dhe sekretari i dytë i
parties zotit Sh. H., kuadro të organizatës frontit demokratik të rrethit etj.
Salla ishte mbushur plot dhe vazhdonin të vinin banorë të lagjes. Më i
shqetësuar ishtë kryetari i frontit që shikonte me vëmëndje në kishin ardhur
ata që do i bënte shembull për keq dhe do mirrj masë. Mbledhjen e hapi
sekretari i Partisë lagjes shohu S.K. ku foli shkurt për punën e saj në lagje
dhe shqetësimet që kish partia dhe shteti në zonat turistike, dhe në fund ja
dha fjalen kryetarit të frontit demokratik të lagjes N. D., që mbajti referatin
e mbledhjes. Ku preku ndër të tjera ndërtimet pa leje që ishin bërë në lagje,
grindjet ne lagje, futjen e qeraxhinjëve në sesionin veror nga banorët, dhe
disa tema të tjera që sillnin çrregullime dhe ulnin imazhin e mirë që kishte
lagjja. Nuk harroi pa përmendur që lagjja jonë ishte pasqyra e vëndit dhe
kishim lidhje direkt me botën e jashtëme nëpërmjet turistëve të huaj që vinin
në plazhin e Durrsit. Prandaj ne duhet të mbajmë lart frymën e partisë, të jemi shembull dhe të
zhvillojmë luftën e klasave nën mësimet e partisë. Nuk la pa përmendur dhe
grupet anti parti dhe largpamësinë e partisë për forcimin e pushtetit
komunist. Partia nuk do lejoj të prishet
qetësia qytetarëve nëpërmjet veprimeve te pa ndershëm të idividëve. Partia po i
lufton këto veprime do ngrejë
vigjilencën dhe do zhvillojë më tej luftën e klasave. Ai përmendëte me
rradhë emra që lagjja i njihte për të ndershëm dhe punëtorë, që nuk ju
ndëgjohej zëri as në punë e as në lagje. Përmendëte dhe në dikush kishte të
afërm të arratisur në vitet e parë të çlirimit apo të dwnuar nga pushteti.
Vetëm njëri ishte më parë në brug për aksident automobilitik, dhe kishte të
kunatin arratisur që më 1949. Referati vazhdonte se ata ishin përsëritës në të
tilla çfaqje të huaja dhe lagja duhej të dilte me propozime konkrete për këta
si të pa dëshiruar në vetë lagjen. Pra dukej qartë se propozimet duhet ti bënin
banorët e lagjes pra përça dhe sundo. Heshtja dhe frika zaptoi sallën. Të
përmëndurit shikonin njëri tjetrin dhe tundnin kokën të pa kënaqur me akuzën që
donin tju bënin, mendonin internimin dhe fatin e familjeve të tyre. Mbas tij e
mori fjalën një komunist dhe mbështeti raportin si të mirëfilltë dhe i rëndoi
më shumë, sidomos dy të rinj që përkohësisht ishin pa punë dhe kishin bërë një
grindje në plash. I treti e mori fjalën një arsimtar, banor i vjetër i lagjes
ishte komunist, por foli parimisht dhe gati ju doli në mbrojtje disa familjeve
që kishin ndërtuar pa leje nga një dhomë. Janë ngushtë tha po flejnë nga dy kurora
në një dhomë etj, ndërsa për pushues tha që ndimojnë ekonominë se kanë nga
shumë fëmijë. Këto veprime tha ai nuk përbëjnë krime dhe as agjitacion e
propogantë, prandaj Partia këto familje në nevojë, duhet tju japë dorën dhe ti
ndihmojë se rrjedhin nga klasa puntore dhe kanë ndihmuar dhe luftën dhe
përmëndi tre prej tyre. Kemi krijuar miqësi ndër vite dhe rrespekt familjar me
shume familje tha, dhe s`mund tju themi mos hajdeni etj. Për të rënduar
situatën ja dhanë fjalën një banori që i kishin bërë më parë dhe fletë rrufe
për ndërtim pa leje dhe qeraxhinj, ndërsa në biografi ishte i prekur se i
kunati ishte arratisur më 1949. Ai u ngrit dhe tha që kamm shtatë fëmij me dy
dhoma, martova djalin e madh dhe shtova një dhomë që ju ma prishët, ndërsa për
qeraxhinj nuk fut. Këta janë pushuesa dhe me tepër na vinë miq e të afërmë. Në
sallë filluan të qeshurat, të shumtët e dinin ironinë e tij, të tjerët rrinin
serioz se e mendonin përfundimin e mbledhjes dhe masat që do mirreshin në të. E
ndërprenë shumë herë dhe e këshilluan që mos ta kthente mbledhjen në qesharake.
- Jo ja
ktheu ai, une tre klasë shkollë kam, po tregoj hallet e mia, ju po e ktheni
mbledhjen në qesharake duke më bëre bërë armik të pushtetit sepse bëra një
dhomë. Përsëri të qeshura, dhe përsëri e kshilluan dhe e bënë dhe provokator se
donte të prishte mbledhjen. I thanë se ishte kundër orientimeve të partisë
etj.- Jo i tha ai sekretarit të organizatës partisë lagjes ju nuk jeni me
mësimet dhe direktivat e partisë se ne të varfërit, puntorët jemi me të, se ajo
është partia e jonë. Dhe lëvizi në drejtim të presidiumit të mbledhjes duke
nxjerrë nga gjoksi një gazetë. E puthi atë duke i thënë:- Marsh nga ditët e
mia, dhe ja dha sekretarit të dyte te komitet partsë rrethit. Lexoje si na
falenderon Partia dhe personalisht shoku Enver Hoxha neve që mbajmë pushuesa në
shtëpitë tona, ndërsa ky më bën mua armik të saj, dhe heshti. Në sallë
vazhdonte buzegazi i banorëve, që mundoheshin të rrinin serioz nga frika.
Ndërkohë që pushtetari po lexonte gazetën në heshtje, sek. i org. partisë
replikonte me shoferin duke i thënë që të kërkonte falje dhe të rrinte urtë,
mbasi ja njihte ironinë. Mbasi e lexoi artikullin e pyeti që pse kish bërë
debate me kryetarin e kshillit?. Për autorizim
për punë për djalin i tha se jam ngushtë, na shikojnë shtrembër jo si thotë
Partia, ma dha për në fermë kur jam banor i lagjes prej tridhjet e tre vjetësh. I sugjeruan se ishte në burg dhe
kishte të arratisur jashtë. Ai e pyeti pse ishte dënuar dhe sa vjet burg kishte
bërë, kë kish të arratisur jashtë vëndi dhe kur është arratisur. Po u përgjigj
kam trdhjet vjet shofer dhe bëra aksident me makinë u dënova dhjetë vjet, dhe
bëra shtatë vjet dhe fillova prap shofer në ndërmarjen e ndërtimit. Kunati
ishte ushtar në kufi thonë që u arratis nga ushtria që më 1949, dhe që atëherë
nuk di gjë për të. E ndëgjonte me vëmëndje dhe i tha ulu. U ngrit ai dhe i menduar tha, që shoku Enver
në këtë artikull përshëndet popullin e Pogradecit që ndihmon në turizmin e vëndit
duke strehuar pushues nëpër shtëpitë e tyre. Por këta pushuesa shtoi ai duhen
të rregjistrohen në këshillin e lagjes që të kenë biografi të mirë, që të
ngrejmë lart lagjen e Plazhit dhe
qytetin tonë. Njëkohësisht ftoj banorët e lagjes së Plazhit të jenë vigjilent
dhe të jenë shembull në zbatimin e vijës së Partisë. Kur u ul ai pati duar
trokitje dhe brohërima të rrojë Partia dhe shoku Enver. Folën disa intelektualë
në vazhdim por jo me gjuhën e parë, dhe çështja su trajtua më në prizmin e
mbeturinave mikroborgjeze por si ndihmesë për tju ardhur në ndihmë pushuesve. I
dhanë rëndësi sigurisë dhe qetësisë së ambientit me që në muajt e verës kishtë
shumë njerëz në plash me pushime, duhej rregull, qetësi dhe vigjilencë ndaj
keqbërësve. Ndër diskutimet njëri tha që muajve të verës banorëve të Plazhit ja
ndërprisnin dhe rracionin e mishit djathit dhe gjalpit dhe ju a japin pushuesve
të gabinave. Sekretari i dytë shprehu habinë por nuk e vazhdoi me tej
diskutimin për këtë problem, se ai që e shtroi këtë problem ishte komunist, dhe
e shtroi më tepër në ishte në dieni Partia për këte veprim të dikastereve të
ekonomisë. Mbledhja mbaroi më e gëzuar se sa filloi, jo vetëm që nuk ngelën të
pakënaqur banorët e lagjes por përkundrazi, në vitet në vazhdim ju hap drita
jeshile për të pranuar pushuesa nëpër shtëpi private, ndërsa për ndërtimet pa
leje u paralajmëruan banorët që mos të ndërtonin se do të mirreshin masa
kundrejt tyre. Pushteti në lagje mori si detyrë të ndërtonte disa banesa me
kontribut vullnetar për të pa strehët, që nuk u bënë asnjëherë. U paralajmëruan
të rinjtë problematikë të vendoseshin në punë dhe mos të shqetësonin Partinë në
lagje. Ilaxhi magjik që ndihmoi banorët në këtë mbledhje u bë vetëm gazeta, dhe
gjykimi i drejtë i zotit Sh. H. Ajo i dha rrugë tjetër diskutimeve dhe
parandaloi qëllimin ugurzi për të cilën u mbajt ajo mbledhje. Shumë vite më
vonë e kujtonin banorët e lagjes këtë mbledhje, në veçanti imitonin shoferin me
katër klasë shkollë që i tha sekretarit të partsë lagjes:
- Ti je armik dhe jo unë me katër klasë shkollë, dhe sot e rrespektojne për guximin e tij.