| E hene, 15.04.2013, 06:56 PM |
SHEFQET
SULMINA
Di ti
bësh gërshet?
Tregim
1.
Ata vënë
këpucet e tymosura në stolin prej druri të vjetër dhe janë të shumtë ata që nuk
më kthejnë përgjigje.Stolin tim të punës e kam vendosur midis "turizmit të
ri"(Pallat gjigand me dhjetë kate para dyzetë vjetësh) dhe merkates së
vjetër(që nuk egziston më fare dhe në vend të saj është një park i gjelbër).Unë
vazhdoj punën time dhe ndonjëherë vershellej ndonjë melodi të lehtë.Dikush nga
melodia ime nuk i vjenë mirë,aq sa ndofta do të zërë veshet me dorë,por bënë
finte se nuk është i shqetësuar.Në fakt pse duhet të shqetësohet,ose përse
duhet të më thotë që unë mos të vershellej.Unë jam në punën time dhe ai në
interesin e tij.Unë punoj për të mbajtur familjen dhe ai për tu dukur sa më
elegant.Këpucet që llustroi unë shkelqejnë mbi trotuaret ku ata hedhin këmbët.Sapo çel drita e
mëngjësit fillon edhe puna ime dhe do të vazhdoj derisa të ndizen dritat e
qytetit.Disa përtypin çimçakiz,disa lexojnë gazetë,disa pijnë cigare,dikush
përshendet një kalimtar.Ndërsa unë i llustroi këpucet...Jam i bindur se ai nuk
më ka parë akoma.Në përfundim të punës më hedh leket dhe shkon.Ka dhe ndonjë që
më le reston,por këtë e bënë se i vjenë keq nga puna që unë bëjë,dhe jo se më
ka parë mua,apo më njeh.Është e çuditshme se në mbrëmje kur edhe unë dalë të
shetisë ose të pi një kafe me shoket kurrëkush nuk më ka thënë
"oh,mrëmbrëma llustraxhi!".Madje jam i sigurtë se dhe shokët më të
cilët,pi kafe apo luaj letra,kushdi sa here janë ulur të llustrojnë këpucet në
stolin tim,por kurrë nuk ma kanë thënë fjalën "llustraxhi".Nganjëherë,kur
mendoj habitem,nganjëherë më bëhet qefi.T'u llustrosh këpucet të tjerëve dhe
mos të jesh i njohur?Më duket se ka diçka që nuk shkon këtu.Ose atyre u vjen
zorë se vinë e llustrojnë këpucet tek unë,që në fakt duhet të jenë ata që duhet
t'i llustrojnë,ose janë më të pasur se unë,ose unë nuk e kuptoj fare këtë
punë.Puna ime është të fut leket në xhep e të mbaj familjen,ndërsa ata lë të
bëjnë ç'të duan.Po të duan lë t'i llustrojnë vetë këpucet e tyre,por para se të
llustrojnë këpucet e tyre,duhet të llustrojnë rrugët e tyre.Por që të llustrosh
rrugët duhen para.Por që të kesh para duhet të punosh siç punoj unë.Ata kanë
koken e tyre dhe ndjekin rrugën e tyre,kështu që unë si llustraxhi i tyre
vazhdoj i qetë punën time.Shumë këmbë që llustroj unë zgjatën drejtë bashkisë,disa
drejt merkatave,disa drejtë universitetit,disa drejtë klinikës.Fakt është se në
mendjen time sorollaten e lëvizin me mijëra këmbë.Të them të drejtën,me sa shoh
unë,kësaj pune nuk do t'ia dalë dot,pasi kerkesat për të llustruar këpucet po
rriten dita ditës.Para stolit tim të thjeshtë kanë filluar rradhet e pritjes.Po
ç'të bëjë unë?Unë dy duar kam.Mirë,ti mirë?!...Ja këto gjëra po mendoja
ndersa paguaj blerjen e një parkexhi të
madh me restorant,distributor benzine dhe lavazh...
2.
Siç e
dini unë kam një parkexh të madh me restorantë,me distributorë benzine dhe me
lavazh.Të them të drejtën tani nuk më therrasin më në emrin tim ,por Lali.Më
bëhët qefi.Kam punësuar njerëz të ndryshëm në punë,dhe janë të kenaqur nga paga
që u jap.Problemi im kohet e fundit janë klientet.Nuk e kuptoj pse ata më
largohen dhe po bëhën gjithmonë dhe më të rrallë.Të them për kushtet,nuk besoj
se duhet të kenë ndonjë gjë për të më thënë,pasi ua kam krijuar kushtet.Doni
femra me minifunde të shkurtra?Ja restoranti,ja tek i keni!Doni çuna të
rinjë(për femrat)ja tek i keni tek distributoret!Doni parkexh?Doni lavazh?...Ja
tek i keni!Mora edhe lulishtarë që vjenë tre herë në jave.Trendafila të bukur
shperthejnë kur vjen pranvera.Po leri trendafilat,shikoni se edhe për dimër
rreth e qark gjelbërojnë lulet
orkide,çiklamini ,palmat etj.etj.Po klientet nuk duken.Jam i shqetësuar dhe i
kam thënë gruas se do ta shesë.Ajo qesh dhe më thotë e se po e shite ku do të
shkosh.Gruas time i pelqen të jetë pronare,këtë gjë e kam vënë re kur u flet
vajzave dhe djemve që punojnë në parkexhin tim.I them mos i flit ashper se i
lëndon dhe i bënë të merzitur gjatë punës dhe kështu na largon dhe klientet.
-Po
ç'punë kanë klientet me merzinë e tyre,-ma pretë ajo.
-Po ka
moj,si nuk ka...
Po ku
pyet ajo.
-Ik,-më
thotë,-ik se s'merr vesh ma ti!
-Kush,moj
s'merr vesh!,-ja pres unë.
Ajo:-Do
ishte më mirë të bëje llustraxhi,atë duhet të bëje ti.
Dhe është
e vendosur gruaja ime,ndërsa nuk ka punuar kurrë në jeten e vetë,ta pallonë dhe
në sy të të tjrëve,për çudi dhe në sy të atyre që më therrasin Lali.
Ç'më ka
gjetë me gruan lere mos e pyet!Po unë doja të flisja për klientet.Po më
rrallohen fare,po më rrallohen.Më pershendesin me dorë "tungjatjeta
Lali" dhe nuk ndalojnë fare.Ndalon ndonjëri bënë benzinë dhe më thotë
"mirupafshim Lali"!Po pritë ore i them nuk e shikon ti se unë kam
edhe kafene,restorantë,lavazh...Nuk do më i pa ato kamerieret e bukura,me
minifunde dhe të reja.Nuk do me e la kaptinën(makinën)?Po hiç,ore,hiç shkojnë
me një "mirupafshim Lali" dhe kaq.Unë rri e vrasë mendjen përse të
ndodh kështu,ndërsa gruaja ime vazhdon t'u bertasë vajzave e djemëve,sikur ta
kishin fajin ato.Po hajde foli gruas sime që është bërë pronare dhe më thotë se
unë isha mirë të bëja llustraxhi!Një ditë e mora dhe e qerasa me çfarë të donte
në restorantin tonë,madje hëngrem dhe dreke bashkë dhe i thashë se të gjitha
këto gjëra të punës të mi linte mua,pasi nuk këndojnë dy gjela në një vig.
-Ç'thua,-më
tha ajo,-gjysmë përgjysmë!Në çfarë kohe mendon se jemi ne?!
Unë vija
re duart e saj që qenë mbushur plotë me unaza dhe nuk e kuptoja se kur dreqin i
kishte mbushur aq shumë.Nuk m'u ndejt pa i'a thënë:
-Po këto
duar,kur m'i ke mbushur me unaza?
-Kujtohesh
ti të m'i blesh?-tha ajo duke ferkuar unazat.
-Ju nuk
m'i keni kërkuar!
-Nuk kam
dashur të të shqetësoj,-ma priti ajo duke qeshur.
Qesha dhe
unë duke parë sytë e turpshëm të gruas që sikur po më peshonin mbi supe.
-Po atyre
vajzave dhe djmve pse u bertetë vend e pa vend,-i thashë?
-Sepse
sidomos ato vajzat,po na rrallojnë klientet.
-Ato po
na rrallojnë klientet?Po je në vete ti apo çfarë?-thashë i habitur.
-Po,-tha
ajo.
-Pa m'a
shpjego?
-Unë të
kam thënë se ti ishe mirë të bëje llustraxhi,por ti nuk kupton.Klientet nuk
vijnë në restorantë se nuk kanë pare,nuk i lajnë makinat se e dinë se pas pesë
apo gjashtë kilometrash do t'u bëhën prapë pis,vijnë vetem për kameriere të
reja...
-Atëhere
ta shesim?
-Jooo!
3.
Gruja nuk
deshi por unë shita: parkexh,restorant,distributor benzine dhe lavazh.Mendova
se thelbi kryesor ishte lavazhi.Po nuk shkonte,përderisa rrugët nuk do të ishin
llustruar,nuk duhej lavazhi.Ose duhej shumë,por unë nuk e di.Gruaja më
bërtiti.Ç'të bërtitur,thuaj,por unë vendosa ta shese dhe e shita.E bleu
gruaja.Tani vendosa të bleje një lokal ku bëjë akullore.Është qershor dhe ka
filluar të bëjë nxehtë.Njerëzve u pelqen për tu freskur dhe nuk pushojnë së
ardhuri në lokalin tim.Kam vënë edhe kondicioner.
Po edhe
këtë lokal e shita.Nuk e di,por nganjëherë më vjen t'i shesë të gjitha.T'i
shesë të gjitha dhe me lekët që do të bëjë dua të blej vehten time.Dhe kështu
bëra,kur një ditë u zgjova në këmbët e malit të Tomorrit.Ishte mëngjës,nga ata
mëngjëset e dhjetorit me borë dhe drurë të xhveshur.Në fshatin e vogël njerëzit
flinin ende.Të bëjnë si të përgjumur këto ditë dimri.Hodha sytë lartë dymijë e
njëqind metra,por mali nuk dukej nga një mjergull gjumore.Dëgjohej vetem zhurma
e perrenjëve të bymyer.Perrenjë,thashë me vete,perrenjë plotë energji
natyrore.Më kutohej lokali i akulloreve dhe klientet e tij të veres,zanati im
si llustraxhi,restoranti,lavaxhi...Më erdhen ndërmend fjalët e gruas për të
ndrruar kamerjeret...
Mollet
dhe hurmat nuk qen vjelur të gjitha dhe frutet e tyre u jepnin hijeshi pemeve
përzier me borë dhe ngricë.Kur bredh nëpër rrugicat e këtij fshati mbaj një
shkop thane të bukur.Është shkopi i babait.Babai im para se të më linte e
mbante me vete kudo që shkonte.Mbante dhe kapele.Shkopi dhe kapelja i duhen
burrit,thoshte dhe qeshte duke shtuar në fund,...edhe gruaja.Po unë s'mund ta
mbaj shkopin e tij në qytet dhe e mbaj saherë kthehem këtu në fshat.Më kujtohet
thënia e tij "mos të ta haj qeni shkopin".Unë jam akoma i ri dhe nuk
i kuptoj të gjitha fjalët që më ka thënë babai.Po kapelja thashë më vete?E
rëndësishme është,më thoshte babai,që njeriu të mbaj erën e tij...
Vura re
se Luljeta e kishte ndezur dritën dhe zjarrin.Nga oxhaku i shtëpisë së saj
ngrihej një fjollë e gjatë,e gjatë tymi,si floket e gjatë të mendimeve dhe
kujtimeve të mia...
Luleta
është një e njohura ime e vjetër.Nuk dua të ndalem shumë të shpjegoj se cila
është Luljeta pasi e di që ju më kuptoni.Ajo është infermiere e fshatit.Dikur
më pati shpjeguar se si bëheshin gjilpërat.Sidoqoftë patem biseduar dikur për këto të fundit.Ajo e
di që unë jam këtu.Siç e thashë,mollet dhe hurmat nuk qënë vjelur të
gjitha,edhe në kopeshtin e Luljetës kishte ende frute të tillë.Shkova në
dritaren e saj dhe trokita me shkop në xham.
-Po kush
me shkop troket në xham?-dëgjova zërin e saj nga brenda.
Unë
heshta.Në mendimet e mia u shfaq gruaja.Nuk e di thashë me vete do t'i ketë
ndërruar kamerieret?Luljeta ishte akoma me rrobet e nates.
-Oh,më
falë,- i thashë.Nuk desha të të shqetësoj,por këtu flen të gjithë dhe s'ke me
ke të shkëmbësh një bisedë.
-Futu
brënda,-më tha me ata sy të kaltër dhe hyri në dhomen e saj të gjumit.Pas një
çasti doli e veshur.
-Kot që u
veshe,-i thashë,-unë të shoh të xhveshur.
-Je më
pushime?- pyeti ajo duke ju spërdredhur dhe përgjigjur fjalëve të mia dhe hapi
një sirtar duke nxjerrë prej andej kafenë.
-Po,-i
thashë.(d.m.th. e kuptova...)
-Sa do të
rrish?
-Nuk e
di.(Po të tuat...Sa rrinë?)
Në oxhak
kërciste zjarri i dimrit.Unë ja kërcita një cigare.Luljeta doli të mblidhte
mollë,ndërsa unë e qemtoja nga dritarja trupin e saj ënde të magjishëm me një
gjoks të madh e të bukur.Midis molles dhe saj dukej sikur fiksoheshin imazhe të
një filmi që sapo nis të shfaqet.Unë hoqa kafenë nga zjarri dhe mbusha dy
filxhan.Prita derisa ajo shtyu deren,la shporten me mollë të lagura dhe erdhi
m'u ulë në preher.
-Sa do të
rrish?-më pyeti prapë.
-Kam
ardhur të të ndërtoj një hidrocentral të vogël,-thashë,-duke parë nga ajo se
ndofta do të çuditej.
-Do të më
thuash se do të rrish!-u lumturua ajo.
Mbi
gjoksin tim fëshfërin flokët e saj dhe s'di pse më dukej kaq e ëmbël kjo
fëshfërimë.Floket e saj tek ferkoheshi me trikon time të leshtë i ngjante
këcitjes së zjarrit në oxhak.Koka e saj më bëhej e lartë si Tomorri,pastaj
flokët saj si përrenjë të shpërndarë në muzikën e natyrës me energjinë e tyre të
shpërdorur.Ja mblodha floket të tërë dhe ja vura mbi buzë.
-Di të m'i bësh gërshet?- më pyeti.