Kulturë
Vullnet Mato: Kosa që kositi koka
E diele, 14.04.2013, 12:17 PM
KOSA QË
KOSITI KOKA
Tregim nga libri i përgatitur për botim
Nga Vullnet Mato
Kosa e
mprehur mirë në kudhrën e skuqur me prushin e “Zjarrit të Proletarëve” quhej
Kosta Petrani. Ishte një kosë prej
çeliku gri, që xixëllonte shkëlqimin e mprehur hollë dhe u fuste dridhmat në
palcë të gjithë poetëve të Luginës Lindore.
Ditën kur
dy poetët e Barzenës u dënuan me heqjen e kokave, kosa Kosta Petrani lëshoi mbi
kokat e sallës së gjyqit një rrezatim të zi. Teksa lexohej ekspertiza ideore
prej pesë faqesh, e këtij specialisti të kosave, që i cilësonte ata dy pëllumba
fatzinj të poezisë, si armiq të “Saharës” shqiptare, unë ndodhesha nga mesi i sallës. Sapo mbaroi leximi i
tmerrshëm, kosa Kosta Petrani hodhi një vështrim të vëngër nga unë, me të cilin
la të kuptohej se pas tyre, më kishte
ardhur radha mua, që kisha shtypur vjershat e tyre me “Olivettin” tim të
vjetër, për t’i vënë te tabela e letrarëve të rinj të shtëpisë së kulturës. Ai
vështrim prej kobre më futi dridhmat në të gjithë trupin me një intensitet të
tillë, që as tërmeti dhjetë ballësh nuk do të më kishte tronditur më tepër.
Dita e
heqjes së kokave të dy poeteve erdhi shpejt. Polici i qenit gjurmues të degës,
që ishte komshiu im, më tha rastësisht në mëngjes:
-Në tre
gërmime te
-Thanë
gjë para vdekjes?...
-Nuk
folën fare, po për çudi, nuk donin të vdisnin me tre breshëri plumbash. Vetëm
plumbi i katërt në kokë i komandantit të skuadrës së pushkatimit i palosi
përtokë...
M’u bë
një shkëmb i zi në gjoks.
Prita me
ankth ditën kur do të më vinte dhe mua radha e llahtarshme e plumbit të katërt
në kokë. Ishte një pritje që i ngjante asaj të të dënuarve me vdekje në hekurat
qelive të burgut. Më bëheshin çdo natë në gjumë një mori kosash që ngriheshin
mbi kokën time, si shpatat e gladiatorëve nëpër filma lashtësie. Dhe atëherë
zgjohesha i tmerruar, duke frikësuar keqas gruan dhe fëmijët.
-Shpejt,
lutju tavanit, !- më thoshte gruaja e alarmuar.
Dhe unë
çoja kryet nga tavani me kallamishte të suvatuara, ku mendoja se ishin montuar
çimkat përgjuese të sigurimit dhe bëja ritualin:
- O
feneri i madh ndriçues i jetës sonë, që ndriçon nga Tirana të gjithë botën, me
dritën e kuqe të marksizëm-leninizmit, më shkri edhe mua në dritën tënde
jetëdhënëse, që të bëhem një rreze drite e bashkuar me tufën shumë milionëshe
të këtij feneri, në dorën heroike të “Strategut” tonë të lavdishëm!....
S’kishin
kaluar as tri javë, kur më thërret në komitetin e partisë, Kosëtari i Parë i
kësaj godine, që quhej Marko, ishte një merceolog trupmadh. Me flokë të verdhë
të lëpira anash, me vetullat e verdheme, me dy sy gri të mprehtë dhe me
egërsinë e shprehjes së fytyrës, ai kishte pamjen e një nazisti. Një shoku im
hokatar, sa herë e shihte në horizontin e largët të bulevardit kryesor të
qytetit, përsëriste lehtë nderimin nazist: ”Zig hail!“
Para tij
qëndrova krejt i qetë, duke menduar se jam thirrur për ndonjë punë. Por kur
nxori nga sirtari revistën “Ylli” ku ishte botuar një cikël me poezi të mia dhe
filloi të kërkonte shpjegime për poezinë “Ndodh edhe dielli” u shtanga krejti befasuar.
-Ç’do të
thuash ti me këtë vjershë? - ishte pyetja e parë e Kosëtarit të Parë, i cili
kishte marrë impulse nxitëse për parregullsi ideore të kësaj poezie nga kosa
Kosta Petrani, që jo pa shkak më kishte vështruar vëngër në sallën e gjyqit të tmerrit.
-Dua te
them atë që thotë vjersha ! - i thashë duke u rrekur të mposht turbullimin.
Ai më
kundroi qortueshëm me një vështrim të rëndë.
-Domethënë
drita diellore e partisë tonë, qenka e mërzitshme për ty?...
Nënqesha
instinktivisht, duke menduar se ky ishte një konstatim i mjerë i një njeriu që
dinte të interpretonte llojet ushqimore dhe kujtonte se edhe poezitë janë si
frutat e zarzavatet. Apo që kujtonte se mund të nxirrte Partinë nga rrezet e
diellit, siç nxirrte krunden nga rrezet emiellit.
-Më bëhet
qejfi shumë, që ju, shoku sekretar, lexoni poezi, - i thashë me një buzagaz të
shtirë.
-Di ti,
po dimë dhe ne ! - tha Kosëtari nazist me ton të ashpër.
-Nuk
thashë se ju nuk dini, - shtova menjëherë - Po duke menduar ngarkesën tuaj me
punë të shumta, shpreha kënaqësi që gjeni kohë për të lexuar edhe vjershat
tona...
Nuk e
priti mirë as këtë frazë timen.
-Ti
kujton se duke i spërdredhur fjalët si të do qejfi, mund të tallesh me diellin
e partisë?... - shfryu me një tonalitet që binte erë padituri dhe arrogancë.
-Ju
lutem, shoku Marko, më vjen keq të bëni një interpretim të tillë, kur vjersha
nuk e thotë këtë në asnjë fjalë, por shpreh dashurinë përvëluese të dikujt, e
cila nuk i bën përshtypje partnerit që s’e do. Unë partinë e shoh tek njerëzit,
tek veprat, kudo në tokë, por jo te dielli përvëlues i kozmosit.- thashë me
keqardhje të sinqertë, duke menduar se mund ta qartësoja sadopak nga
keqinformimii kosës Kosta Petrani.
-Mirë,
mirë, do ta shohim ! Ik tani !- tha ftohtë, duke më përzënë nga zyra edhe me
lëvizjen përçmuese të dorës.
Dola
jashtë krejt i verbuar. Dielli i shndritshëm i atij mëngjesi, ishte ngritur
lart në qiell dhe prej andej derdhte mbi tokë flakën e tij të lëngshme. Te
trotuari i tregova gjithçka shokut tim që ishte drejtor i gjimnazit. Ai ma
lehtësoi disi dyshimin e llahtarshëm që më kishte kapluar. Kjo është fantazi
emerceologut Zig hail, - tha ai pa merak, - sepse askush nuk ka të drejtë të mendojë e të thotë budallallëqe të tilla
për atë poezi.
Të
pasnesërmen më erdhi lajmërimi me firmën e vetë kosës Kosta Petrani, që ishte
kryetari i degës së lidhjes së shkrimtarëve të Luginës Lindore, se duhej te
paraqitesha patjetër në mbledhjen e zgjeruar të forcave krijuese. Dridhmat
shtuan intensitetin në çdo milimetër të perimetrit tim prej mishi dhe kockash
të hallakatura nga terrori psikologjik dhe pagjumësia.
Gjithçka
u kuptua kur instruktori i ardhur nga kupola qendrore e fenerit të madh të
Tiranës dhe i prirë nga Kosëtari i Parë i Luginës sonë zunë vend në tryezën
kryesore. Kosëtari thirri në tryezë edhe kosën Kosta Petrani, si veglën e tij,
të njohur për vargjet deklarative: “Le të rrjedhë çeliku për dyfek e plugje/le
të pëlcasë armiku,/ moj kala e kuqe“ me të cilat ai u vu përmbi të tjerët.
Ndonëse ishte një krijesë zvarranike që e kishte çarë rrugën duke rrëshqitur si
krimb, nga një letrar i zakonshëm, deri te kryetari i forcave krijuese. Por
shumë nga qenia e tij kishte mbetur ende krimb, që gërryente pareshtur tulin e
trurit tonë krijues, për të na krimbur të gjithëve nga brenda.Prania e kosës së
tij më trembi më shumë se kushdo tjetër, sepse si ekspert i Degës së Brendshme,
ai u kishte vënë vulën si krijime të gabuara ideologjikisht dhe krejt
armiqësore, vjershave të poetëve të Berzanës, kositja e kokave të të cilëve,
kishte gjakosur edhe krejt atmosferën e Luginës sonë.
Kosëtari
i Parë, prezantoi instruktorin e dërguar nga truri ideologjik i kupolës
kryesore të fenerit dhe tha, se nën frymën e Plenumit të Katërt, do të
diskutohej për ndikimet e huaja në letërsi e arte edhe me krijuesit e Luginës
Lindore. Pasi hodhi një sy të përgjithshëm nëpër sallë, Kosëtari Marko shtroi
pyetjen:
-A ka
edhe në krijimet tuaja nga ato të meta që shtroi Plenumi i Katërt? - (Mua më
tingëlloi: Plumbi i Katërt)
Një copë
herë askush nuk mori guximin të fliste.
-Duhet të
flisni të gjithë pa përjashtim! - ngulmoi ai, -Kush ndjen se ka ndikime, të
shprehet lirshëm, për ta pastruar veten!
Pas një
pauze të shkurtër, u çuan njëri pas tjetrit disa pseudokrijues, që nuk kishin
arritur të publikonin asgjë nga zhgarravitjet etyre. Më në fund, Kosëtari i
Pare drejtoi vështrimin nga unë dhe më thirri me emër:
- Po ti,
ndjen se ke ndonjë të metë në krijimet e tua?
I mbushur
deri në grykë me armatimin tim kundërshtues, u çova dhe thashë së pari:
-Mosarritje
artistike mund të kem edhe unë, si gjithë të tjerët, po gabime ideologjike jo.
Kosëtari
i Parë shqeu sytë dhe hapi me vrull faqet e revistës.
-Po ky
dielli i partisë që bëhet i mërzitshëm këtu, nuk të duket gabim ty?...
-Ai aty
është dielli i qiellit, jo i Partisë, - thashë vendosmërisht. -Fjala parti
s’është kërkund aty dhe as mund të nënkuptohet, përderisa flitet për dashurinë
midis dy të rinjve.
-Thellohu,
thellohu !- urdhëroi rreptë Kosëtari Marko, që siç kërkohej zakonisht, unë të
futesha me këmbët e mia thellë e më thellë gabimeve të paqena, të cilat do të
më çonin në kasaphanën e Plenumit të Katërt,si dashin te kasapi. Këto i dinte
ai, po i dija dhe unë...
-Jam
ngacmuar nga tragjedia e një oficeri gramshiot, që vrau në korridorin e
konviktit të universitetit, ish të fejuarën, e cila nuk e donte. Duke gjykuar
se ai nuk kishte të drejtë të impononte dashurinë e tij sado e flaktë të
ishte... Dielli kozmik mund të bëhet në poezi pjepër, bukë misri, dajre e
gjithçka tjetër në varësi të subjektit poetik që përdor dhe s’kam pse të
akuzohem për cënimin e figurës së partisë... -vijova duke ndjerë se sytë po më
xixëllonin nga sikleti. Dihet si punon trurinë raste të tilla.
-Ja të
pyesim edhe kryetarin tuaj, që është poet i afirmuar, - iu drejtua kosës së vet
servile, Kosëtari Marko.
Në gjysmëerrësirën
pas shtyllës së sallës ku ishte ulur në karrigen e tij, kosës Kosta Petrani i
shndriti tehu i syve, si sytë e ujkut të uritur në muzg. Ai u përtyp një grimë,
uli vetullat e trasha dhe zgjati buzët që u jepte formën e hinkës sa herë matej
të fliste:
-Ashtu
është, dielli është fiksuar në art si simbol i partisë dhe nuk mund të gatuhen
figura negative për të...- tha me një zë tëzvargur e me harenë e grabitqarit që
i ka dalë gjahu në shteg.
Atë çast
të tmerrshëm, m’u duk sikur në vend të gojës së tij, u hap prapanica e një lope dhe lëshoi produktin e njohur. Asnjëherë
nuk i deshi ata që shkruanin më mirë se vetja. Për ta, ai vetëm një gjë kishte
në kokë, t’ua gërmonte gropën fshehtas.Truri i tij punonte si një kurth i
vërtetë dhe shpirti i tij ishte i mbushur me smirë, sa një ferrë e mbushur me
gjemba. Në atë tronditje të fuqishme, kur koha pushoi së qëni kohë dhe hapësira
nuk ishte më hapësirë, unë nuk arrita ta komandoj veten. Gjithë jetën kisha
pasur frikë nga plumbi, por në ato çaste,kur isha vënë para skuadrës së tyre të
pushkatimit, frika ime u zbeh krejt.Sepse edhe vdekja m’u duk më e ndershme,
duke zbrazur të gjithë arsyetimin e trurit, për të shfryrë dufin e për ta mbrojtur
veten si burrat.
-E more
Jago, se ti i thur këto intriga! - ia plasa, duke menduar se ngulmonte të më
bënte patjetër kurban të kosës së tij edhe mua si ata dy të mjerët...
-Mos
ofendo të tjerët, se për ideal, të vura hekurat që këtu ! - klithi me
nervozizëm Kosëtari i Parë, fytyra e të cilit u shtrembërua keqas dhe sytë e
bardhë sikuri dolën nga orbita.
Nga
fjalët e tij ndjeva te veshët oshtimën e plumbit të katërt në malin e Zgarës
dhe m’u duk sikur kafka më shpërtheu në dhjetëra copa.
-Ky, si
mësues letërsie s’duhet ta thotë këtë, se e di mirë që simbolet letrarekrijohen
brenda nëntekstit, jo në mënyrë shabllone. Askush nuk mund të mohojëfaktin se
dielli para se të bëhet simbol, është një nga trupat qiellor dhegjithsesi për
ekzistencën e tij kozmike do të flitet patjetër në poezi, - u përpoqa ta zbut edhe me shprehjen epamjes
sime.
Vijuan të
japin mendimet e tyre edhe disa amatorë, apo ndonjë i vetëquajtur krijues.
Madje një ushtarak, që pretendonte prej dhjetë vjetësh se po shkruante një
dramë, tha, pse unë isha treguar aq mendjemadh e nuk kisha shkuar të
konsultohesha me të, që si oficer kishte një përgatitje të lartë ideopolitike.
Nja dy, me të cilët kisha pasur shkëmbime fjalësh të ashpra, filluan të hidhen
drejt meje si karkalecat. Disa të padëgjuar të tjerë, u bënë aq të mëdhenj aty,
saqë të linin përshtypjen se ishin gati t’i zinin vendin Kadaresë dhe Agollit.
Vetëm regjisori i shtëpisë së kulturës dhe drejtori i gjimnazit më mbrojtën
fuqimisht, duke shprehur konsiderata, se kisha botuar krijime të atij niveli që
ishin recituar në skena e në radiotelevizion.
Nga
vlerësimet e tyre mora zemër dhe vijova të pastroj të gjithë baltën që më ishte
hedhur.
-Në qoftë
se do të thosha “Parti o dielli i jetës sonë” dhe pastaj të përdorja vargun për
të cilin më akuzoni, atëherë gaboja vërtetë. Po të merret në sensin
sipërfaqësor, se dielli është Partia, atëherë del se dielli perëndon, kurse
Partia jo. Dielli ka njolla të errëta, partia jo. Dielli është një trup qiellor
i zjarrtë, të cilit sa më shumë t’i afrohesh, të djeg e të shkrumbon. Kurse
partia sa më shumë t’i afrohesh, të fut në gjirin e saj e të lartëson...
Mirëpo,
nëse e gjitha ajo që po ndodhte aty, nuk ishte veçse një moskuptim apo
keqkuptim i tyre, atëherë duhej të rishqyrtoja të gjitha sa kisha besuar deri
atë çast dhe të mendoja plotësisht se ata që dënoheshin politikisht,
pushkatoheshin apo burgoseshin, ishin fajësuar fare kot.
Gjyqi im
vazhdoi katër orë, gjatë të cilave herë më fundosnin thellë dhe herë dilja në
sipërfaqe, duke qenë i bindur se isha vaj, që sado me ujë të më mbulonin, do
dilja sërish përsipër. Më në fund, e mori fjalën instruktori i kupolës së madhe
të Tiranës, i cili, çuditërisht i qenësishëm deri në atë çast, kishte heshtur
krejt, duke mbajtur shënime në bllokun e vet për gjithçka flitej aty. Ishte një
mesoburrë, me flokë të zbardhur anash, me sy të kaltër e vetulla të shtrira.
-U
përgëzoj për diskutimet serioze e me shqetësim qytetar, - tha me një ton të
qetë, që dëgjohej fare mirë në qetësinë totale gjatë kohës që fliste ai. -
Lidhur me poezinë “Ndodh edhe dielli“ e kuptoj edhe unë ashtu siç e shpjegoi
krijuesi i saj. Në nëntekstin e vet, vjersha nuk ka Partinë dhe as mund të
nënkuptohet ajo aty. Megjithatë, duhet bërë kujdes kur përdoren simbole
negative të tilla, që njerëzve të mos u shkojë mendja te Partia. Nuk ia vlen të
zgjatemi më tej për këtë çështje. - përfundoi ai, pasi kishte kuptuar fare mirë,
se smira e kosës poetike spiune dhe hekurat enazistit Marko, nuk bënin për
duart e mia të buta. Megjithatë, arsyen pse pranoi ai instruktor kompetent të
vinte aty, për të diskutuar atë poezi fare të qartë për të, unë s’kam për ta
ditur kurrë. Por mendoj se ndoshta truri i atyre partiakëve, ishte sajuar në
atë mënyrë, që të shihnin te subjekti artistik edhe të keqen edhe të mirën
njëkohësisht. Pas kësaj ai u çua menjëherë për të dalë.
-Ne nuk e
bëmë mbledhjen për autorin e kësaj poezie, -shpejtoi të thotë Kosëtari i Parë
duke nxituar të dilte pas tij.
-Që e
bëtë për mua, e tregon revista”Ylli” që keni marrë me vete, - shpejtova t’i
përgjigjem, gati duke fluturuar nga gëzimi, që nuk arritën dot të më rrëzojnë
nga teli i “mëkatarëve” që ishte tendosur mbi kazanët me bitumin përvëlues të
ferrit ideologjik.
Ai rrudhi
buzët dhe në ikje e sipër sytë i lëshuan njën driçim të keq.
Disa ditë
më vonë u mblodh plenumi i partisë me ajkën ideologjike të fshatrave të Luginës
dhe kryetari spiun i forcave krijuese, në diskutimin e tij kishte përmendur
sërish emrin tim, si autor me shkarje ideore.Ndonëse e kundërshtoi drejtori i
gjimnazit që ndodhej në atë mbledhje, me argumentin se kjo çështje ishte
sqaruar nga lart.
Shpesh
kam menduar se ndoshta kosa Kosta Petrani, që me shterpësinë e vet, s’po
botonte dot gjë prej disa vjetësh, i kishte inat të tjerët, sikurse një qen që
ruan njëmullar me bar të thatë, i cili vërtetë s’mund të hajë vet asgjë, po nuk
do të afrohen aty as të tjerët dhe leh deri larg.
Por nga
ato lehje ideologjike, eshtrat e poetëve të Berzanës, dergjeshin nën tokën
shkëmbore të malit të Zgarës, duke akuzuar kosën e tij të gjakosur, deri në
pafundësinë e tretjes së tyre.