| E hene, 22.04.2013, 08:22 PM |
Shahin
Ibrahimi
Çamëri
Vilajet i bukur
Oh
Republikë të shoh të mërzitur!
Sa është
zvenitur në sytë e tu shkëlqimi!
Të morën
nëpër këmbë,të ndanë,je drobitur
E
përgjumur e lodhur me lot mundimi.
Oh vëndi
i të parëve të mi,të ëndërroj
U bëre
tempull i masakrave të kohës
Nga goja
e të vuajturëve,të parafytyroj
Vuajtjet,Historia
si bën Sfilatë të kohës.
Pranë
humnerës rri i drejti dhe i dobëti
Se i
forti ,lind për të triumfuar
Të hoqën
kurorën,të shartuan Arbëri
Dhe çdo
gjë e drejtë është tradhëtuar.
Çu bë me
të masakruarit e atyre viteve?
Oh sa ke
vuajtur,o Vilajet i bukur!
Oh sa lot
ke thithur arave e brigjeve!
Akoma ke
dhimje, oh sa të kanë ndukur!
Oh sa u
dobësuan shpirtrat tanë
Të
fshehur mes frikës të lamë,u harruam
Historianët
shumë fakte të pastra kanë
U
zhgënjyem ,keq bërësit su ndëshkuan.
Do
shkëlqejë e bukura dhe e vërteta
Vetëm e
shkruara bëhet histori
Gjaku që
lind njeh varret e veta
Nderi dhe
lavdia,vendoset me drejtësi.
Kujtoj
mërgimin,ndiej dhimbjen
Trishtimin
e ditëve që kaluan
Dhe ti
moj Zi,që më shton mërzitjen
Se Lotët
tanë vaditën të kaluarën.
Dhe
menjëherë e ndjemë varfërinë
Mbas
krahëve tanë telat me gjëmba
Zemrat e
pa fajshme panë tradhëtinë
Lamë çdo
gjë:edhe vendet e shenjta.
Ma
rrëmbyen lirinë,po e ndjej
Ngrej
kokën,shoh yjet e vëndit tim
Mes
njerëzve të mirë veten rigjej
Më dhanë
vyrtyt,nderë e besim.
Dhe ty o
det përsëri të shoh
Jo më,nga
maja e fiqëve të mi
Kur i
inatosur,përplasje valët pa fund
Shkuan
ato kujtime,u bënë shkrumb e hi.
I dua
shpatet e maleve të mi
Që aq
pranë i kisha,se luanim
Për Ne
ato vënde janë krenari
Dikur
atje luftohej,vëndin ruanin.
Ah liri
moj krenari e dëshiruar
Gjithnjë
rilid në zemrën e heshtur
Shpëtuam
jetan,jemi si të internuar
Të shkojm
atje, dëshirë na ka mbetur.
Vilajet=Prefekturë(krahinë)
Për
Çamërinë
Dhe
gjuhën tonë, flet me golë
Kokën
lart, përherë ta mbajë
Vatanin
mos ta harrojë.
Na
përzunë nga vëndi Jonë
Morëm
botën, anë e mbanë
Yzmeqarë
na vunë, pa drojë
Por se
harruam, vatanë.
Porsi
zogjtë shtegëtarë
Ne punuam
nëpër botë
Kokën
lartë kemi mbarë
Veç për
njerëz derdhëm lotë.
Amanet të
parët na lanë
Duhuni
vëllai me vellanë
S`është
gjithëka pasuria
Por
nderi,puna,qetësia.
Dhe në
ardhtë ajo ditë
Që të
zgjidhet çështja Çame
Duhet ti
lëmë mëritë
Për të
ardhmen tonë të madhe.
Mall për
Çamërinë
Ngroh o
diell i Majit ngroh
Ngroh
zemrat e të gjorëve
Duro moj
zemra jonë duro
Mos të
dalësh krahërorëve.
Bjerë ti
vesë e Majit bjerë
Mbi
trandafilat e shtëpive
Na sill
erën,mërzinë na nxjerr
Monopatave
e rrëpirave.
Largohu
frikë më lerë të shohë
Rrugët
dhe miqtë besnikë
Se këtë
zemër dua të ngrohë
Lash pas
Varret,delet,shtëpinë.
Do të na
ikë,ëmbëlsija jote
Por ne e
ruajmë dhe,e mbajmë atë
E kemi në
gjak,na lëviz në deje
Se ka
yndyrën e njerëzve tanë.
Oh sa
afër na dukesh, ti Çamëri
Në ditën
e përvjetorit për atë tokë
Sa lot
është derdhur në Qafë Botë
Aq
dhimje,të heqim për çdo motë.
Sa duvak
të bukur ke pasur Çamëri?
Hapma
gjirin të flë tek ti
Të pa
fajshëm,Engjëj mban ne gji
Me mall,a
ju a ke mbyllur ata sy?
Se
ëndërrat e tyre u ndaluan
Duke parë
djepet në lumë
Me zërin
e foshnjave që u lumuan
Sa Zemër
vrarë je,ti Nënë.
Na rrite
me kulloshtër e çapella
Të
mbajtëm me maraj* e manxuran*
Si
harruam skalcat* e dandellat
Me
djersën tonë të vaditëm Vatan.
I thellë
malli për ty Çamëri
A ësht në
çardhak foleja e zogut?
Mola*ka
hëngur shumë atë shtëpi
Dhe
mjengulla u bë pjesë e morgut.
Këto
vargje do të heqin dhimjen ty
Se këto
dalin nga zemra e poetit çam
Jemi
munduar të vimë të t`shohim ty
Dhe ne,si
prindrit desh na vranë.
S`na e
larguan dot mallin për ty
As
Tërmetet, as erërat e kohërave
Joni
sjell Erën tënde,fllad nga ti
Ai,në
Zemrat tona i freskët rri.
Ke qënë
dhe je për ne Çamëri
Si një
fëmi që rritet mes nesh
Që e
mbajmë me gaz e dhëmshuri
Nënë,në
zemër ke qënë e do jesh.
Me uratën
që na ke dhënë,ti Çamëri
Dëshira
jote,në vesh të Perëndisë
Dhe këtu
e ngritëm jetën,si tek ti
Duam të
vdesim,në tokën e Çamërisë.
Ëndërrojmë,Ëndërrojmë
për ty Çamëri
Tani jemi
shumë,ashtu siç deshe ti
Me mallë
e mbaj akoma,dheun në gji
Me të,ne
Çamët,bekojmë brezin e ri.
Me thes
në krah na mban mënd,Çamëri
Për
mbulesë,se dysheku ynë ishe ti
Kudo e
themi,jemi Çamër me krenari
Mbajm
zakonet tona,dasmat me violi.
Poetët
dhe Skulptorët punojnë Çamëri
Erëra
erëmira po frynë drejt teje
Kemi
besuar dhe besojmë në Perëndi
Jemi të
tutë,gjaku vrapon drejt teje.
Maraj,manxuranë=Bimë
erëmira.
Skalca=Në
veshjen krahinore.
MALLI ÇAM
Malli më
ka marrë për tokën
Ku
Linda,se është e bekuar
Të shohë
ullinjtë e shqotën
Varfanjin,Gumenicën
e uruar.
Malli më
ka marrë për shtëpinë
Ta shohë
si është rrënuar
Të kujtoj
kohën e djalërisë
Te shuaj
zemrën e përvëluar.
Malli më
ka marrë o Shokë
Të hipi
një herë mbi buhar*
Qan zemra
për fushën e pa punar
Mendo o
ZOT për tokën e bekuar.
Mall të
shoh nga parathira
Të shoh
varret e të parëve
Tek
ndëgjoj britmat e tyre
Anës
rrugëve e ugareve.
Mall të
shoh derën e rrëzuar
Dhe
ullinjtë e pa krasitur
Se puth
dot,se
Lotin do
bëj vesë,për ti vaditur.
Mallë kam
të shoh djepen time
Të këndoj
një këngë, me lot gatuar
Atë
këngë,që më këndoj nëna ime
Dhe ti
marr erë,Vasilikojt të uruar.
Malli më
ka marrë për sitë e shkruar
Më vure
mandile* si nuse e nusëruar
Por koha
na ndau,s`di a ke shpëtuar
Na morën
në qafë,Zervitët e mallëkuar.
Buhar*=Oxhak,Mandile*=Shami.