Kulturë
Lulzim Logu: Tahir Bezhani - ''Hijet e mallit''
E enjte, 18.04.2013, 07:55 PM
LETRA E
HESHTUR, LETRA E QESHUR…
- Hijet e mallit”, Një libërth i “vogël” në faqe, 97, por i madh në sjelljen në dritë të një emri që meriton vemëndje! …Rekuim dinjitoz i një poeti që mund të harrohej…-
Nga Lulzim LOGU
Sapo ka dalë nga shtypi libri me titull:” Hijet e mallit” , një përmbledhje e krijimtarisë së poetit të ndjerë gjakovar, Mujë Sadriaj, botim i Klubit Letrar” Gjon Nikoll Kazazi” Gjakovë, mbledhur dhe përgatitur nga shkrimtari Tahir Bezhani.
Dorëshkrimet
e këtij libri janë të gjitha origjinale dhe i janë përcjellur lexuesit të
interesuar pa asnjë ndërhyrje, qoftë edhe drejtëshkrimore, duke i lënë atij
mundësinë e gjykimit për një krijues të larguar tridhjetëvjet më parë, por që
vjen befasisht dhe mjaft cilësisht, i freskët dhe bashkëkohor, për nga motivet,
tonaliteti i vargut dhe larmia figurative.
Mujë
Sadriaj ka vdekur në vitin 1984 në Gjakovë nga një sëmundje e rëndë. I lindur
në fshatin Sheremetaj, Komuna e Gjakovës në vitin 1945, ai studjoi për gjuhë
dhe letersi shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike Gjakovë dhe mori titullin
arsimtar, të cilin e respektoi me punën e tij shumëvjeçare në shkollën e
vendlindjes, duke transmetuar dije të qëndrueshme, edukatë dhe model pozitiv të
sjelljes dhe komunikimit.
Një njeri
i butë dhe i qetë, i pasionuar që fëmijë pas letersisë, me pamje të përvuajtur,
por me shume guxim dhe talent, ai nuk prante së lexuari, kursente nga buka e
gojës që të blinte ndonjë libër të dashur dhe filloi të botonte herë pas here
shkrime, të cilat i botonte në gazetat e kohës, bashkë me vargjet e tij të para.
Shokët e
thërrisnin shpesh “ Migjen” nisur nga natyra e tij , pamja dhe toni i butë dhe
ndjeshmëria e komunikimit.
Nga opusi
i poetit të ndjerë, ruajtur me besnikëri në sirtaret e kujtesës së familjes
Sadriaj, shkrimtari Tahir Bezhani, mik i shtrenjtë i tij, shok i vjetër që nga
fëminia, ka sjellë para lexuesit 31 poezi për të rritur, 15 poezi për fëmijë,
ndërsa nga letersia gojore, 14 këngë nusërie, të vjelura nga autori në trevën e
vet, kryesisht në fshatin e lindjes.
Në dukje
pak material, por thellësia e mendimit dhe maturia e shprehjes
poetike,nostalgjia që kullon si dhimbje e fatit të tij të trishtë, ndjenjat e
verteta të dashurisë njerëzore dhe ritmi krejt modern i vargut e bëjnë jo
thjesht të pranueshëm nga ana humane, por do të thosha një fenomen për vëmëndje
të kritikës profesionale, në përcaktimin e vendit dhe të kontributit të tij
modest në zhvillimin e letersisë në Gjakovë, por edhe më tej.
Tharmi
zjarrmues dhe prekës i poezisë së tij të kaplon papritur,filozofia kuptimore
dhe e shprehjes të trondisin edhe sot dhe të ngjan se ai sapo e ka shkruar
poezinë që lexuesi e ka nëpër duar,ka delikatesë figurative, strukturë solide
të ndërtimit të poezive dhe ritëm që shmang lodhjen dhe monotoninë dhe të bën
të lidhur mënjeherë pas frazës së tij të kulluar, që depërton drejt e në
shpirtin tonë artistik:
…Sa herë
kam shikuar në pasqyrë
Fytyra të
deformuara
Në
udhëkryqe merimangash
Hutueshëm
kohën ndalja…
Në pak
vargje Mujë Sadriaj skalit vargun dhe them me bindje edhe emrin e vet, duke
pasur diversitet tematik, orientim kuptimor të reflektimit njerëzor, nuk ndihet
asnjëherë ndikimi provincial, ani pse ai ka jetuar dhe udhëtuar pak, ndihet
poet i katundit dhe i qytetit, poet i metropolit dhe ngacmohet edhe nga plagët
shoqërore të botës përtej tij:
Na pikëzuan
të verbër
Për një
sy më pak…
Ushtri e
djajve mbet’
Me kafka
të blozhduara
Si kokrra
misri
Nën
mokrën të tharmuara…
Ai ndihet
patriot dhe atdhedashës pa parulla, pa bërtitje false , pa përsëritje apelesh
të rëndomtë dhe nocionesh të stërvjetruar. Përmes figurash që renditen krahas
përjetimit konstatues dhe dhëmbjes ulëritëse Mujë Sadriaj realizon të qënit
njeri i vendit të vet dhe qytetar i botës, me vetëdije dhe angazhim të
diktueshëm dhe imponues, duke e rrëfyer si poet të ndjeshëm të kohës, por edhe
si parathënës i një kohe tjetër, e cila sython në mendimin e tij:
Buzë e
njomë, gëzim vjedhur
Qënia
jonë, truall, vuajtje e mbledhur…
Edhe në
poezitë e ditëve të vuajtjes fizike dhe shpirtërore, kur jeta duket sikur ikën
me pahir prej tij, Sadriaj ka finesë komunikimi, trishtim krenar dhe varg
impozant:
Kthema
dritën e vjedhur të syve
Diellin
ma fike në ballë…
Duart i
kam drejtuar kah Ylberi
Askund
drita ime
Askund
jehona e zerit tim
Askund
emri im
Thitha
polenin e luleve
Askund
gjaku im
Askund
zemra ime e gjorë…
Askund
nga dashuria ime
Si ike
nga unë
Pa
lamtumirën time!...
Tahir
Bezhani skrupuloz dhe i ndjeshëm ndaj kësaj krijimtarie, natyrisht se ka pasur
dilema, luhatje dhe momente kur është
dyzuar të zbulojë këtë “ thesar poetik” të kulturës gjakovare, ka hetuar
inkuadrimin e tij në kohë ,prirjet letrare dhe më pas edhe falë njohjes
shpirtërore me autorin dhe shfrytëzimin e intimitetit të dikurshëm krijues mes
tyre, ka guxuar të shfaqet para opinionit.
Së pari
me një dimension human, në kërkim të plotësimit të një amaneti intelektual, të
shprehur nga poeti i ndjerë në vargjet e mësipërme, por edhe me nuhatjen dhe
ndjesinë profesionale të zbulimit të një krijimtarie modeste si volum, por
dinjitoze si shprehi dhe mesazh.
Puna e
tij hulumtuese, respekti dhe përkushtimi në përgatitjen e përmbledhjes, qasja e
qëlluar që në imazhin e kopertinës dhe vendosjen e cikleve, parathënia tejet
prekëse dhe informuese për publikun, transmetimi besnik i origjinalitetit
krijues të autorit, padyshim e bëjnë të suksseshme përpjekjen e tij
dokumentare, përbëjnë një model të kontributit në drejtim të kërkimit dhe
paraqitjes së vlerave të” fshehta” të kulturës tonë, të humbura për shkaqe
objective përkohësisht dhe që presin dorën njerëzore dhe profesionale ti
nxjerrë në dritë.
Memories
gjakovare ju shtua edhe një emër jo vetëm i poezisë për të rritur, por i asaj
për fëmijë, më duhet të them se pavarësisht se nuk e ceka më shumë, ajo ishtë
me nuanca të gjalla dhe funksionale për moshën fëminore, ndërkohë që s’duhet të
harroj bllokun e krijimtarisë popullore gojore, mbledhur vërtet si një
profesionist i fushës.
Një
libërth i “vogël” në faqe, 97, por i madh në sjelljen në dritë të një emri që
meriton vemëndje!
Në derë
troket postieri
Sjell
letrën nga larg
Gjer në
cak
Fillimi e
mbarimi i saj
Memec…
Letra e
heshtur
Letra e
qeshur…
Tahir Bezhani e solli letrën e largët si një postier besnik i fjalës sublime!