Kulturë
Rreth krijimtarisë së Avni Azizit
E diele, 14.04.2013, 03:36 PM
Biografia
Avni
Azizi u lind më 06 shtator 1970 në Tërpezë të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa
të mesmen në Viti. Studioi Gjeografinë
dhe Letërsinë në Universitetin e Prishtinës.
Me
shkrime merret që nga mosha e re shkruan poezi, prozë dhe publicistikë. Një kohë të gjatë është marr me publicistikë,
ishte redaktor i rubrikës së kulturës në të përditshmen “24 Orë” pastaj
Kryeredaktor i revistës “Çlirimi” si dhe botoi një mori shkrimesh të zhanreve
të ndryshme publicistike, letrare e studiuese etj.
Avniu më
1995 ka botuar përmbledhjen e parë në poezi “Buzëqeshjet e thyera” ndërsa në
dorëshkrim ka veprat "Duke shikuar hartën e atdheut" (poezi), “
Shpërputhje kulturore” (komente dhe analiza mbi artin dhe kulturën)
“Kodërrahu”(Roman), “Metaforat e Lirisë” (libër me kritika letrare), si dhe
"Flakadani i Karadakut" monografi kushtuar dëshmorit të kombit Njazi
Azemi.
Veprimtarinë
e tij kombëtare e filloi në fillim të viteve ’90 në Lëvizjen Popullore Për
Republikën e Kosovës (LPRK). Më 11 mars të vitit 1991 bashkë me shokët e
studimeve Avni Zejnullahu dhe Nexhmedin Hajdini formuan treshen (celulën)
politike për të vepruar në shërbim të lirisë. Veprimtarinë e tyre e kishin
zhvilluar në shpërndarjen e trakteve politike, literaturës ilegale dhe
frymëzimin e rinisë kundër pushtuesit.
Më 11
mars 1992 në vendlindjen e tij në fshatin Tërpezë Avni Azizi formoi dhe
udhëhoqi grupin letrar “Jusuf Gërvalla”. Asociacion ky që kishte tubuar
dhjetëra të rinj, ku me punën dhe kontributin e tyre ishin mbajtur shumë tubime
popullore në shënim të datave të rëndësishme kombëtare.
Në fillim
të vitit 1993 Avniu ishte anëtar i redaksisë së revistës komunale “Lajmëtari”
ku bashkë me Merxhan Avdylin, Daut Xhemajlin, Emrush Azemin, Axhim Hajrizin,
Remzi Salihun e të tjerë u munduan të thyejnë terrin informativ që kishte
shkaktuar pushtuesi serb.
Me
formimin e Lëvizjes Kombëtare Për Çlirimin e Kosovës në vitin 1993, Avniu i
bashkohet radhëve të saj. Pas burgosjeve që bëri pushtuesi ndaj anëtarëve të
kësaj Lëvizjeje, kur edhe ai u kërkua të arrestohej kalon në ilegalitet duke
mos ndalur për asnjë çast veprimtarinë.
Kështu në
nëntor të vitit 1993 bashkë me shokët veprimtarë Sali Lajçi, Gani Lipaj, Selim
Lulaj dhe Hyrë Jemini (tashmë dëshmore e kombit) mobilizuan studentë e
profesorë të Universitetit të Prishtinës për të organizuar në Institutin
Albanologjik të Prishtinës orë letrare-proteste në mbështetje të shokëve të
arrestuar.
Në
dhjetorin e vitit 1996 Avni Azizi bashkë me Bedri Halimin dhe shokë të tjerë
organizuan në mesin e studentëve të UP-së një peticion të nënshkruar nga
studentët. Ku këtë peticion ia dërguan Presidentit të atëhershëm Ibrahim Rugova
për të këmbëngulur në marrjen e objekteve shkollore që ishin uzurpuar nga
pushtuesi serbë.
Po ashtu,
në vitin 1996 Avniu në bashkëpunim me veprimtarët Bajram Kosumi, Merxhan
Avdyli, Myrvete Dreshaj, Avdullah Konushevci, Nysret Pllana e të tjerë
formuan Fondin për Letërsi, Art e
Kulturë “Brezi ‘81”
Në
dhjetorin e vitit 1997 në orët e hershme të mëngjesit Avniu ishte rrethuar nga
forcat policore serbe në lagjen “Pejton” të Prishtinës në banesën ku rrinte
ilegalisht. Pasi arriti të thyente këtë rrethim ai u arratis për të kaluar në
ilegalitet të thellë deri në fillimin e luftës së armatosur.
Me daljen
në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Avniu u angazhua në Zonën Operative
të Karadakut (ZOK) ku ushtroi detyrën e zëdhënësit për informim publik pranë
brigadës 173 “Gursel e Bajram Sylejmani”
Avniu
ishte I angazhuar edhe në jetën politike në Kosovë, ku në vitet 2002-2004 ishte anëtar i kryesisë së Lëvizjes
Kombëtare për Çlirimin e Kosovës
Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.
Rreth
krijimtarisë së Avni Azizi
RRJEDHA
SPONTANE E VARGJEVE APO BARASPESHA E MENDIMIT TË SHFAQUR POETIK
Avni AZIZI “Buzëqeshjet e thyera” Prishtinë
Kritiku
dhe studiuesi letrar Sabri Hamiti është autor i një shkrimi diskurziv “Ese mbi
librin e parë” në të cilin vërtetohet anticipimi mbi tre poet që paraqiten me
libra të arrirë që në fillim të daljes para publikut lexues, kurse botimi i
mëtutjeshëm verifikon parashikimin mbi ta.
Nga
poetët e rinj që krijojnë dhe botojnë aktualisht, emri i Avni Azizit është
shpresëdhënës se do të paraqitet në të ardhmen me libra të arrirë dhe të
drejtpeshuar mirë në çdo aspekt, në radhë të parë duke u bazuar në lirikat e
librit të tij të parë “Buzëqeshjet e thyera” dhe botimet e ndryshme nëpër
periodikun tonë.
Përmbledhja
e parë e Avni Azizit përmban poezi të realizuara në shkallë të lakmueshme,
qoftë në rrafshin e ideve të qëndrueshme, qoftë me atmosferën lirike që sugjestionon
me spontanitetin dhe rrjedhën e shpenguar të ligjërimit lirik. Këto rrafshe të
ligjërimit poetik i gjejmë në një pjesë të poezive më të mira në përmbledhje,
që dëshmojnë talentin e poetit për të krijuar vlera të mirëfillta artistike.
Përmbledhja
e poezive “Buzëqeshjet e thyera” ndahet në katër njësi të veçanta poetike.
Secila tufëz poetike, e ndarë nga tërësia, i ka karakteristikat e veta të
veçanta, të cilat së bashku mbulojnë titullin e përmbledhjes, e cila si tufë e
parë e poezive të këtij poeti të ri, del mjaft interesante.
Cikli i
parë i përmbledhjes mban titullin “Shpresë e shpaluar”. Në poezitë e këtij
cikli vihet re një prirje e përgjithshme e intimitetit të autorit një si
shpalim i shpresave. Kemi këtu ballafaqimin e gjërave në të cilat shpresa
vetanake, udhëtimi individual, apo qoftë edhe dhembja, të poetizuara dalin
mjaft mirë të realizuara artistikisht. Poezia e parë me titull “Portat e
poezive” është njëra prej poezive më të mira dhe më të realizuara, e cila
shpreh dëshirën intime të autorit për të qenë poet, përkatësisht shpreh
përpjekjet e tij për të krijuar marrëdhënie intime me vet poezinë, për të
arritur deri te gatishmëria e poetit për të këmbyer me poezinë një feniks dhe
një Atlantidë, për një trëndafil dhe një bilbil.
Një
raport të ngjashëm poeti dëshiron të krijoj edhe me muzën e poezisë dhe të
muzikës, Evterpin nga e cila, në fund kërkon, madje edhe t’ia mbuloj trupin me
fjolla lirike, dëshirë të cilën e konfirmon te poezia “Unë dhe Evterpi” Po te
ky cikël i poezive ndeshemi edhe me dëshirën e poetit për të qenë udhëtar i
palodhur, qoftë drejt detit. (Poezia Deti im)
Vetmia
malli, dhembja janë gjithashtu nocione, jo vetëm filozofike, as jo vetëm
poetike, të cilat përplotësojnë mendimet e shprehura artistikisht dhe i japin
rëndësi të veçantë poetikës së poetit në fjalë.
Cikli i
dytë i përmbledhjes që titullohet “Pamja e natyrës së gjallë” ngërthen në vete
poezinë paksa më të konkretizuar. Lirizmi i këtij cikli është ndërtuar mbi baza
të figurave nga natyra, qoftë konkrete apo edhe abstrakte, duke u dhënë shpirt
sendeve të ndryshme por edhe dukurive të ndryshme natyrore, duke u dhënë atyre
formë të veçantë. Të kësaj natyre janë poezitë: “Natyrë e gjallë”, “Nata e
ndezur”, “Ura” e ndonjë tjetër.
“Duke
pritur buzëqeshjet” emërtohet cikli i tretë i poezive, ku janë të përfshira
poezitë, në të cilat objektivi poetik është i përqendruar në tashmërinë tonë
shoqërore, politike dhe kombëtare. Tek këto poezi dalin në pah preokupimet e
poetit për fatet e atdheut, në të cilin “diejt rrezojnë e valët gjëmojnë”, për
fatin e Kosovës, të cilin “sa herë e kemi përmendur, buka na është zënë në fyt”
“për tokën “nga prangat e përgjakur” për të ardhur deri tek përkushtimet
poetike, që janë brenda sferës poetike të autorit, si ndaj të burgosurit,
martirit, luftëtarit të lirisë etj.
Është
interesant se përkushtimet e këtij poeti nuk janë përkushtime të pa definuar,
ato shpeshherë janë fare të qarta, me domethënie dhe kuptimplota.
Cikli i
katërt dhe i fundit mban titullin “Rritja e barit të egër” në të cilin ndeshemi
me një poetizim më të theksuar, përmes, ironisë, madje edhe sarkazmës të
dukurive të ndryshme, të veprimeve të ndryshme, të veseve të këqija njerëzore.
Kemi këtu, madje edhe një shpalim të prirjeve të ndryshme të mashtrimit, apo të
moralit të dyfishtë, që mundohen të arrijnë deri tek qëllimet e tyre me
refleksione negative. Të gjitha këto dukuri, bashkë me bartësit e tyre,
fishkëllehen nga poeti si p.sh. te poezitë “Erërat”, “Pritje e rrejshme”, Nostradamusi”,
“Misionari”, Vizitori”, “Petku i ri” e ndonjë tjetër në të cilat veç pasurisë
figurative nuk mungon as pasuria e mendimeve të shprehura.
Prandaj
për poezinë e Avni Azizit mund të thuhet, pa hezitim, se është poezi në të
cilën ekziston një baraspeshë e mendimit të shfaqur poetik, me kuptimin e asaj
që thuhet e që shprehet e ka kuptimin e vet, e ka plotësinë, të cilës nuk i
mungon domethënia, që bashkë me shtresat e saja kuptimore dhe me fuqinë e
fjalës, e cila është e shprehur me një lirizëm lehtë të kapshëm përbëjnë krejt
bazën poetike në të cilën është ndërtuar poezia e Avni Azizit.
Lidhja e
tërësisë poetike në përmbledhjen “Buzëqeshjet e thyera” bashkë me leximin që
është fare i lehtë, dhe aspak i bezdisshëm, por, madje edhe i këndshëm të
shpijnë deri te kuptimi i drejtë i poetikës së një poeti që po vjen, i një
poeti i cili që në përmbledhjen e parë të tij ani pse fillimtar është
fitimtarë, është fitimtarë sepse ngadhënjen në përpjekjet e tij për ta krijuar
poezinë ashtu çfarë mëton ta bëj.
Një
aftësi tjetër e Avni Azizit është edhe krijimi i artit thënës, i atij arti që
asaj të thëne i jep, madje domethënie të veçantë, duke e kuptimësuar pastaj atë
hetueshëm. Prandaj poezinë e poetit Avni Azizit askush nuk mund ta lexoj
pahetueshëm, sepse te poezia e tij shumëçka është e dukshme dhe e tejdukshme,
ajo është poezi e pasur figurativisht dhe e pastër gjuhësisht, është poezi që
është krijuar për t’u lexuar dhe për të mbetur.
Duke u bazuar në lirikat e këtij libri ekzistojnë shpresat se ky poet në të ardhmen mund të dëshmohet.
Ismail
Syla
Merxhan Avdyli
Që me
librin e tij të parë « Buzëqeshjet e thyera » (pranverë e thyer, prill i thyer,
dashuri e thyer) poeti Avni Azizi e arrin standardin e poezisë bashkëkohëse
shqipe. Ecja nëpër rrugën e rrahur të poezisë rrallëherë i krijon poetit siguri
të gjatë, e për këtë është i vetëdijshëm edhe poeti. Ai mëton të krijojë tjera
marrëdhënie me poezinë : ia dhuron asaj bilbilin e trëndafilin dhe i kërkon
Feniksin dhe Atlantidën.
Ky
qëndrim ndaj poezisë nuk është vetëm programatik, sepse në disa poezi të këtij
libri shënjohen prirje për thyerjen e standardes. Këto prirje nuk anojnë, siç
ndodhë shpesh te poetët e rinj, kah eksperimentimi, por shprehen në ligjërimin
e ngulitur poetik, në idetë, në krijimin e natyrshëm të figurës, etj. Botimi i librit « Buzëqeshjet e thyera » të
Avni AZIZI –it e pasuron poezinë shqipe dhe i hapë portën e poezisë poetit të
ri.
Bajram
KOSUMI
I nderuar
Peter në vazhdim po të dërgoj disa pyetje për intervistën për revistën “Fjala”
Këto janë pyetje paksa të përgjithshme, por të lutem më ndihmo një çik nga mund
ta orientojmë më shumë bisedën e cila juve do të ju dukej me interes edhe për
lexuesin... Të lutem mos hezitoni – çka do ishte edhe më interesante të
trajtojmë në këtë intervistë – Më shkruaj të lutem...
Shëndet i
nderuar.
Disa pyetje të mundshme...
1. “Fjala” Peter Tase krijues, një figurë
poliedrike, një sinonim i intelektualit të kompletuar, përkthyes dorëmbarë e
një prezantues dinjitar i kulturës së vendit të tij... Na thoni për lexuesit
tanë kush është Peter Tase...?
2. “Fjala” Zotëri Peter cilat janë
projektet tuaja aktuale...Çfarë keni aktualisht në “mullirin” tuaj krijues?
3. “Fjala”
- Në çfarë niveli mendoni se
ndodhet kultura shqiptare sot, krahasuar
me atë të popujve tjerë sidomos me atë amerikane, ku shquheni edhe si një
ndërlidhës i këtyre dy kulturave?
4. “Fjala” Jeni studiues i gjuhës,
kulturës dhe çështjes shqiptare, na thoni ju lutem sa janë të njohur të tjerët
për ne?
5. “Fjala” Jeni edhe përkthyes i shumë
veprave nga letërsia dhe kultura shqiptare, A mendoni se gjuha shqipe po
rrezikohet, po bastardohet nga ndikimet e huaja, si ta ruajmë atë në këtë hulli
integrimesh, në këtë kohë globalizmi vërshues ?
6. “Fjala” Çfarë mendoni, cili është
qëndrimi i diplomacisë ndërkombëtare ndaj çështjes sonë dhe si të veprojmë që
ajo të jetë në favorin tonë?
Edhe disa pyetje tjera do ti bashkëngjis më vonë...pas nja dy-tri ditësh..
Biography of Avni Azizi
Avni
Azizi was born in September 6th, 1970 in the village of Terpeze, Citi of
Viti. He enrolled in the local elementary
school and later went to study at the main High School of Viti. Studied Geography and Literature in the
University of Prishtina. Has been a writer at an early age, is an avid writer
of poetry, prose and critical essays. For a long time was active in journalism
and an editorialist in many European magazines and newspapers. He was the editor of the Cultural Section at
the “24 Hours” daily newspaper (“24 Orë”) and later promoted to become the
Editor in Chief of “Çlirimi” (Liberation) magazine and has widely published
scholarly studies, articles and editorials focused on European Literature and
Philosophy.
In 1995
Avni published his first volume of poetry entitled “Broken Smiles”
(“Buzeqeshjet e Thyera”) and has in manuscript the following works: “While
looking at the fatherland’s map,” Poetry, “Cultural Detachment” Comments and
Analysis on Arts and Culture, “Koderrahu” Albanian novel, “Metaphors of
Freedom,” a volume of literary criticism and “Flakadani i Karadakut,” a
monograph dedicated to Kosovo’s national hero, Njazi Azemi. In 1990, Mr. Azizi began his deep involvement
in defense of the national cause in Kosovo and joined the people’s movement of
the Republic of Kosovo (LPRK). In march 11th, 1991 together with his
classmates, Avni Zejnullahu and Nexhmedin Hajdini created a political group
that would contribute towards winning national freedom in Kosovo. Their main activity was focused in spreading
materials of political warfare, distribution of illegal literature and
inspiration of young generations to fight for freedom and against Serbian
occupational forces in Kosovo.
In March
11th, 1992, in his home village of Terpese, Avni Azizi established and led the
literary group of “Jusuf Gërvalla” Association in which he gathered many
youngsters who would contribute in the public meetings and rallies on the
occasion of important national anniversaries.
In the
beginning of 1993 Avni was a member of the local Magazine “Courrier” where
together with Merxhan Avdyli, Daut Xhemajli, Emrush Azemi, Axhim Hajrizi, Remzi
Salihu and many others fought to end the darkness caused from the lack of
information initiatives led by Serbian occupation forces and their regime in
Belgrade.
With the
creation of the Kosovo Liberation Movement (KLA) in 1993, Avni joined its
ranks. After the massive arrests and
prosecutions that Serbian invading forces had done against KLA members where
right after he was being pursued by Serbian forces, the movement went to
conduct under cover operations.
In
November 1993 together with Sali Lajçi, Gani Lipaj, Selim Lulaj and Hyrë Jemini
(Currently National Heroes) they mobilised students and professors at the
University of Prishtina in order to organise a literary - hours of protests
against the arrest of their fellow KLA colleagues, in the Albanological
Institute of Prishtina.
In
December 1996 Avni Azizi together with Bedri Halimi and many other friends
organized a petition signed by students of the University of Prishtina. They presented this petition to Kosovo’s President Ibrahim Rugova in order to pressure
the serbian authorities and to take under their control the educational
institutions that were controlled for decades by Belgrade.
In 1996,
Avni Azizi in collaboration with fellow activists, Bajram Kosumi, Merchan
Avdyli, Myrvete Dreshaj, Avdullah Konushevci, Nysret Pllana and many other
friends established the Fund for Literature, Art and Culture “Generation of
1981”
In the
early morning hours of December, 1997, Avni Azizi’s residence, nearby “Pejton”
neighborhood in Prishtina, where he was hiding for days, was surrounded by
serbian police forces. Immediately after
escaping from this improvised curfew of Serbian police, Azizi disappeared and
continued to stay involved with the national liberation cause and operated from
undisclosed locations in the mountains until the beginning of the war.
Immediately
after the establishment of the Kosovo Liberation Army, Avni was a member and a
Public affairs Officer in the “Gursel and Bajram Sylejmani” 173rd Brigade.
Avni was
also highly involved in the political life of Kosovo, where in 2002 – 2004 was
a member in the council of National Movement for Kosovo’s Liberation.
Mr. Azizi is married and is a father of three children.
Book
Review on the Literary work of Avni Azizi
Spontaneous
Flow of Verses or the balance of thought exposed in poetry
Avni Azizi, “Broken Smiles,” (“Buzëqeshjet e Thyera”) Prishtina
Sabri
Hamiti, a Literary Scholar and academician is the author of a discourse
entitled “Essay on the first book” in which is certified the anticipation of
three poets that appear with books of high levels of style since the beginning
of their appearance in public, and further publications certify the previous
assertions on their literary skills.
Among
these young writers who are currently active, is the name of Avni Azizi who
brings high hopes to all of us, eager to see him appear in the future with
books of high level and well balanced in many aspects,. Above all his lyrics
are present in the “Broken Smiles” volume in addition to many other articles
published in renowned magazines.
As Sabri
Hamiti has rightfully stated, the first volume of Avni Azizi contains poetry
realized in a very admirable level, not only in the plane of sustained ideas,
but also in the lyrical atmosphere that attracts you to spontaneity and the
elaborate substance of lyrical discourse.
These planes of poetical lyrics are found to be in almost every poem of
this juncture, which demonstrate the high talent of Avni Azizi in order to
create genuine artistic values.
The
Volume of Poetry “Broken Smiles” is divided into four separate units of poetry.
Every assembly of poetry, separated from a whole picture, has its sole distinct
characteristics, which together encompass the substance of the whole volume,
which make this poetical masterpiece, an extremely interesting volume full of
attractive content.
The first
cycle has the cluster of poems entitled “Unraveled Hope”. In the poetry of this
cycle is noted a general tendency of the author’s intimacy such as the one of
unraveling hopes. We have here the
confrontation of various items in which the individual hope, sole passage, even
if it is pain, brought into poetry, emerges perfectly as an artistic master
piece. The first poetry entitled “The
Gates of Poetry” is one of the best poems, which expresses the intimate desire
of the author to become a poet, particularly expresses his struggle to create
warm relations with poetry itself, in order to reach the writer’s willingness
to exchange with poetry a phoenix or even an Atlantis, for a rose or a
cardinalidae.
A similar
approach the author pursues with the muse of poetry and music, emerges from it,
and later observes for a silhouette to cover its body of lyrics, a desire that
is confirmed in the poem “Evterp and myself’ at this cycle of poems we
encounter the desire of Azizi to be a tireless voyager, towards the sea (“My
Sea”)
Solitude,
longing, pain are also notions, not only philosophical, neither poetical, which
complement the expressed thoughts of the artist and give more importance to
poetical individualism of Avni Azizi as a writer.
The
second cycle of poems is entitled “the View of vivid nature” encompasses within
poetry a more evident shape. Lyrics in
this cycle are developed on the foundation of natural figures, whether they are
real or abstract shapes, while giving a soul to different items and also to many
natural phenomena, and establish a certain shape for all of them. Poems of this cycle are vividly presented in
the poems of “Lively Nature,” “Enlightened night,” “Bridge” and a few other
titles.
“While
waiting smiles” is the title of the third cycle of poems, where the poetical
objective is focused in our societal, political and national presence. In these
poems emerges the author’s worry for the nation’s fate in which “the Suns
overthrow and waves have thunders,” for the fate of Kosova, which “as long as
we mention her, our bread is stuck in our throat,” for the soil “from the
bloody hand cuffs” to arrive up to the poetical devotion, all these are found
within the poetical sphere of the author, as well as towards the prisoner,
martyr, freedom fighter.
It is
interesting to see the devotion of Azizi is not something undefined, they are
mostly very clear with visible substance and content.
The
fourth and last cycle of poems is “The Growth of Wild Grass” in which we
experience a much more enforced poetics, through irony, even sarcasm of
different appearances, of different actions, and bad human habits. Here we have
a relevance of the many faces of deception, or a moral with double standard,
that attempt to reach their objectives with negative reflections. All these
elements are trumpeted by the author in the poems “Winds,” “Awating of lies,”
“Nostradamus” “Missionary,” “Vizitor,” “New Veil,” and other poems in which the
wealth of expressed thoughts is always present apart from a figurative wealth.
This is
why there is no doubt that we can affirm on Avni Azizi’s poetry, which is a
poetical creation in which is found a balanced thought of exposed poetical
values, within the context of what is expressed and meant, it truly maintains
its entirety, it is not lacking substance, furthermore it is equipped with its
layers of context and with the word’s power; Azizi’s verses bring forward
wholeheartedly the lyrics that can be experienced by everyone.
Azizi’s
poetical connection in “Broken Smiles” together with a very easy read, takes
the reader towards the genuine meaning of poetry, written by an artist who
appears to be victorious even though this is his first volume of poetry. He is
victorious thanks to his tremendous efforts who make his writing embody a rare
passion that is seldom found among other writers.
It is
impossible for the reader to absorb Azizi’s poetry without living it, because
in his verses many things are visible and transparent, it is a poetry very rich
with figurative elements and spotless clean within the linguistic context, it
is a poetry that is created to be read and remain forever in the favorite
books’ stand.
While reading and feeling the lyrics of this volume, we are confident that Avni Azizi will demonstrate high values in the near future.
Ismail
Syla
Merxhan Avdyli
Translated into English: Peter Tase