E premte, 26.04.2024, 01:37 AM (GMT+1)

Mendime

Lek Pervizi: Kampet komuniste ne Shqipni - Tepelena

E premte, 09.05.2008, 09:24 PM


Lek Pervizi
KAMPET KOMUNISTE NE SHQIPNI - TEPELENA
 
Pershkrimi i KAMPIT TE TEPELENES 1948-1954

Nga Lek Pervizi

Plan skica e kampit te Tepelenes, ku shenohen vendet e varreve e transferimi i tyre tri herë. Kampi i Tepelenes duhet kuptuar se bashku me tre kampe te tjere : Turan, Këtu u internuan familjet më të rëndësishme te Shqiperisë me qindra familje te tjera nga krahinat veriore, shumica nga Mirdita, prej ku, vetem më 1949 u internuan 2000 pleq, gra e fëmi.

NE TE TILLA KAZERMA ISHIN STIVOSUR TE INTERNAURIT, tetë gjithsejt, kater me shtreter siç paraqitet ne vizatim.

Kjo gjendje vazhoi nga 1948 më 1954, kur te internuarrit u transferuan ne Myseqe, ku u perdoren ne punët më të rënda bujqësore e ndërtimore. Në këtë kamp vdiqen shumë fëmi e pleq, e te internuar te tjere, te cilëve nuk u gjenden varre që u hoqen disa herë nga një venb në një tjetër për të humbur çdo shenjë të tyre.
Kazemat ishin me permasa ciklopike, 25 x 14 m e mund te permbanin mbi 600 veta, sepse kishte shumë familje me femije te vegjel, qe zinin më pak vend.

Prerje e nje kazerme me skelet dy kateshe ku rrinin, poshte familjet me femijë lart te rritur e beqare.

“JETA” NE KAMPIN MIZOR TE TEPELENES

Me rastin e paraqitjes se disa vizatimeve te kampit te Tepelenës, që u bë e mundshme nga Lek Pervizi, ish i internuar ne atë kamp deri ne mbylljen e tij më 1954, po japim disa njoftime rreth krijimit e funksionimit të tij.
Të flasësh për kampin e Tepelenës dhe te mundohesh të përshkruajsh, torturat vuajtjet e mundimet qe pesuan te internuarit ne ato kondita të tmerrshme, duhen libra te tërë dhe pena të forta. Penat e forta shqiptare, i ishin kushtuar totalisht një pune të kundërt, atë të himnizimit të regjimit e të sistemit të diktaturës e te diktatorit që sundonte i plotfuqishëm, zot mbi tokën e shkretuar shqiptare e mbi banorët e saj fatkeqë. Ato shkrimtarë, jo se nuk kishin kohë, por as që donin të ia dinin se ka

Plan skica e kampit te Tepelenes, ku shenohen vendet e varreve e transferimi i tyre tri herë
shqiptarë që vuajnë e skllavërohen, aq më keq, nuk donin të ia dinin se shumë kolegë të tyre, edhe ata pena, por mjerisht ne duar të palëvizshme e skeletike, atje në fund të ndonjë grope të harruar, qe mund te quhej varr, por edhe kështu nuk quhej sepse nuk gjendej më, kishte humbur në hiç.
Në hiç humbën me qindra të internuar, shumica fëmijë e pleq e plaka, që nuk mund t’i benin ballë sëmundjeve, vuatjeve, mundimeve, urisë, së ftohtit, torturave të përditshme të rojeve, që vinin vërdallë si qent me tri koka të ferrit të Dants, Cerberi. Ata s’kishin tri koka, por kishin nji kokë te vetmen sa për shumfishin e treshit, e medet kush binte në kthetrat e tyre.
Duke u shkëputur nga keto përshkrime alegorike, e po te hyjmë në realitetin, themi se ai paraqitej më i tmerrshëm se çdo përfytyrim i zymtë që mund të krijohej.
 
Se pari duhet thënë se kampi i Tepelenës u krijua ne shëmbëll të kampeve të Bashkimit Sovjetik, si Siberia, por ne përmasa te reduktuara me shkallën 1 : 10.000, ose më tepër, si për hartat. Në fakt u pat hapë fjala, kur filluan internimet e para, (1945) se qeveria komuniste shqiptare kishte vendosur t’i grumbullonte te internuarit dhe t’i niste për në Siberi, me anijet Ruse. Kjo nuk ishte ndoshta ndonjë lajm i vërtetë, po ama njerëzve u hyni frika se një gjë e tillë mund të ndodhte, duke ua njohur huqet kriminale të komunistëve shqiptarë, që ua kalonin edhe atyre të bolshevikëve të Stalinit. Por me që nuk ndodhi, atëhere, partia e qeveria (largpamëse), vendosën me krijue një Siberi të reduktuar në një kamp te rrethuar me tela me gjemba, në fushën poshtë kalasë së Ali Pashë Tepelenës, ku ishin disa kazerma italiane, që kishin shpëtuar nga shkatërrimet e luftës italo-greke. Por historia e tij eshte pak me e stergjatun.

Prerje e nje kazerme me skelet dy kateshe ku rrinin, poshte familjet me femijë lart te rritur e beqare
Fillimisht ishte Berati që u bë qendra e grumbullimit te familjeve të mëdha, dhe me kohë aty u grumbulluan të gjithë familjet e të arratisurve të veriut te çdo shtrese qofshin. U jepnin vetëm 500 gr. buk misri dhe duhet te gjenin vetë banesë me qira. Anbsurditete. Duke qenë se numëri i tyre filloi te shtohet pa masë, u shpik puna e detyruar ne ferma e në objekte ndërtimi, pa pagesë e vetëm me atë racion prej 500 gr buk misri. Populli i Beratit sillej shumë njerëzishëm ndaj këtyre njerëzve fatkeqë ne kundërshtim me autoritetet, veçanërsiht ato të partisë, të policisë e të Degës së P. Brendëshme, që sillëshin shumë egër e shumë harbutshe, ndaj njerëzish krejtësisht të pafajshëm, që përmëtepër ishin motra e vëllezër shqiptarë të tyre.

Nuk vonoi shumë e më 1948, në një mbledhje te fshehtë të katër kriminelëve më të regjur të byros politike, me Enver Hoxhën në krye, një i quajtur Manush Myftiu, emrohet drejtor i burgjeve e kampëve. E para punë që bëri ishte krijimi i kampit famëkeq të Tepelenës, ku do të mbyllëshin të gjithë familjet e konsideruara të mëdha te veriut, bashkë me shumë familje të tjera, po të krahinave veriore, ku përparësi kishte Mirdita për nga shumica dërmuese e grave e fëmijëve. Pra, krijimi i një kampi që t’i jepte fund nje herë e mirë pranisë mbi tokë të atyre që partia e qeveria kishte damkosë me emërtime të ndryshme, varg e vistër : reaksionarë, borgjez, tradhëtarë, të deklasuar, armiq, të shitur te imperializmi amerikan, carista, etj. etj. epitete te këtij lloji. Shoku « Manush » në mbledhjen e Beratit, 1944, kishte arritë të propozojë që me të marrë pushtetin në dorë, t’i qerojmë hesapet me kundërshtarët duke i eliminuar fizikisht të gjithë nga 12 vjeç e lart. Kjo s’u kishte vra mirë veshin, për çudi, shokëve të tij të luftës. Prandaj, shokët e partisë, duke ia njohun huqin e egër, i besuan detyrën e drejtorit te burgjeve e kampëve. Ia kishin gjetur kasapin vathit të dhenve. Një titull që i shkonte fort për shtat, pavarësisht se nga origjina i përkiste nje familje fetarësh.
Ç’nuk ngjet ne këtë botë ! Edhe i merhumi diktator vinte nga një familje hoxhallarësh.

Pör krijimi i një kampi me përmasa të mëdha ku do të mbyllëshin me mija qenje njerëzore te pafajsme (këtë e dinin mirë shokët e byrosë politike) me tipare shqiptare, kërkonte organizim paraprirës. Për këtë punë as që e vriste kokën shoku Manush. Si u vendos ajo punë, menjëherë u mobolizuan automjete e ushtrisë, kamiona, për transferimin e të internuarve në Tepelenë. Ku? Po në Tepelenë ! 40 kamionë për më se dymijë njerëz. Të intenuarit arritën në Tepelenë, duke paguar kurbanin e kësaj ngjarje, me dy të vdekur (qifti Petrela) e shumë të plagosur nga përmbysja e një kamioni. Si thamë, qeveria (shoku Manush) nuk kishte pergatitë asnjë lloj kampi të rregullt, dhe i përplasi të internuarit në disa kazerma gjysmë te shembura në Turan, te tjerë në Veliçot e të tjerë në Memaliaj. I futën ndër këto kazerma, rifuxho, drejt e mbi shtresën e betonin. 500 gr. bukë misri që vinte nga Berati, krejt e coptuar. Ishte verë, gusht. Buka, e gatuar keq, mykej menjëherë. WC e banjo nuk kishte, Ujët me racion. Një rreke që kalonte mes kampit, ishte krejt ndyesira. Konditat higjenike zero. Mjekë asnjë e mjekime hiç fare. Plasi dizanteria kolerike, e filluan te vdesin pleqt e fëmijët, njeri pas tjetrit. Shtatë në ditë vdisnin në tre kampet. Por do te ndodhte më e hatajshmja. Një natë prej netësh, mes lemerisë, vajtimeve, britmave e kujës së nanave vdiqen 33 fëmijë ! Po, 33 fëmijë të njomë ! Shumica e grave ishin nana të reja, më foshnje në gji. Nanë kërcunat, mbeten pa fëmijë e pa burra. Disa ishin vrarë, të tjerë ishin arratisë jashtë shteti. Dikush e beri problem kete situatë të papreqedent. Atëhere u vendos që kampi të krijohej te kazermat italiane poshte kalasë së Tepelenës, që ishte më i përshtatshëm, sepse kishte struktura higjenike, kishte ujë, kazermat ishin të mirëmbajtura e ishin pajisur me skele shtretërish prej druri. Kishte një infermeri e një furrë buke.

Një mjek mund te vinte nga Tepelena herë pas here. Dhe kështu, të gjithë të internuarit u grumbulluan në atë kamp, i njohur botërisht si Kampi i Tepelenës.
Pavarësisht nga këto përmirësime, vdekja vazhdonte te korrte për ditë mbi ato të pafajshëm. Të pa ushqyerit, të ftohtit, semundjet, veçanerisht dizanteria, mundimet, korrnin vdekje à çdo ditë, dhe shpejt fusha para hyrjes së kampit e para zyrave të policisë u mbush me varre te panumerta. Një i madh i partisë që kishte kaluar nga Tepelena, kur i pa gjithë ato varre dhe kur e mori vesh se të kujt ishin, dha urdhër të hiqeshin shpejt e të degdisëshin diku tjetër, larg rrugës së makinave e syve të njerëzve, që mund të ishin edhe sy të huaj.
U bë transferimi i varrëve te bregu i Bençes, mbi urë e sipër. Me këtë lëvizje, një pjesë e mirë e varrëve mbeti pa u çvendosë, sepse t’afërmit ose ishin liruar ose ishin transferuar ne kampin tjeter famekeq të Porto Palermos, degë e kampit të Tepelenës. Varret u hoqën edhe nje herë tjetër, ato që nuk i kishte marrë lumi, dhe u vendosën në një bregore në fund të kampit. Keshtu u krye edhe zhdukja e varrëve, që qeveria e partia të dilnin me duar të pastra.
Ndërkaq, sipas shokut Manush Myftiu, ishte krijuar puna e detyruar. Ata që konsiderohëshin t’aftë për punë, ishin të detyruar të raskapitëshin nga agimi deri në mbrëmje vonë në transportin në kurriz të druve, pllaka guri, pleh, gurë zalli, gra e burrat. Këta të fundit më tepër në transport në krah shtyllash te çdo lloj, shkurt me krye punën e mushkave e kuajve.

Në Tepelenë pati raste vdekje nga uria, ku i vdekuri në grahmën e fundit, në vend që të luste Zotin, psherëtinte bukë, bukë, bukë ! duke shtrenguar pas gjoksit racionin e bukës që i binin t’afërmit.
Ajo që të binte në sy në Tepelenë, ishin gratë e fëmijët, që përbenin shumicën dermuese. Pastaj pleqt e plakat. Shumë ishin të rejat e të rinjtë të rritur ne kondita kampi, që ishin intenuar që më 1945 në moshën rreth 12-14 vjeç, e tani ishin 17-18 vjeç. Më pak ishin burrat, sepse shumica e tyre mbushnin burgjet. Në Tepelenë, nga 1950 filluan të sillnin ato burra që kishin kryer denimin fillestar 5 vjeçar.

Më 1952 i hoqën të gjithë t’aftit për punë , afro njëmijë vetë dhe i shpërndanë në punime ndërtimi, kryesisht Dega të Brendëshma e burgje. Për një kohë i grumbulluan në fabrikën e Tullave në Tiranë. Vendin e tyre e zunë të internuarit nga jugu, që ishin në kampet e Valiasit e të Krujës.
Kampi famëkeq i Tepelenës qëndroi gjashtë vjet dhe u mbyll më 1954, kur të internuarit u grumbulluan të gjithë në fushën e Myzeqesë të Lushnjës të shpërndarë në disa sektorë-kampe të fermës 29 Nëndori, që u krijua në sajë të krahëve e të mundimeve të internuarve, të kthyer në skllevër të shekullit njezet.
Shkrimtarët e ndryshëm dhe gazetarët shqiptarë, duhet të merreshin më tepër me keto ngjarje renqethese që përfshinë Shqipërinë gjatë regjimit gjakatar e barbar të diktaturës komuniste, sa se me dokrra politike të kota, me romane të pështira të pa emër, të pa përmbajtje e te pa kuptim, për të mos u shprehur më keq.

Marre nga revista KUQ E ZI Nr.33-34 e vitit 2007

Revista KUQ E ZI botohet here pas here deri kater here ne vit, me nje pajtim vjetor si vijon:

Per Evropen ne 40 Euro (perfshi posta).;
Per Shqipnine e Trojet Shqiptare (Kosove, Maqedoni, etj,) 20 euro ne vit (perfshi posta).;
Per Amerike e Australi, 50 euro ne vit, (perfshi posta).

Per numera te kaluem me porosi te veçante:
Per vendet e hueja 10 euro copa (perfshi posta) ,
Per trojet shqiptare 5 euro (perfshi posta).

Per koleksionin ne pese vellime (1993-2007) format A4 prej rreth 200 faqe vellimi,
Per vendet e hueja 20 euro vellimi (perfshi posta)
Per trojet shqiptare 10 euro vllimi (perfshi posta) .

Adresa per abonim direkt me zarf:
Lek Pervizi
Revista “Kuq e Zi”
Rue de la Victoire 18
1060 Bruxelles - Belgique

ose me email : lekpervizi@hotmail.com dhe pagesa ne konto bankare :

FORTIS BANK, 001-2138758 - 81 (Revista Kuq e Zi)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora