E diele, 28.04.2024, 12:32 PM (GMT+1)

Mendime

Beqir Sina: Mërgata shqiptare në Amerikë në protestë

E marte, 06.05.2008, 08:54 PM


Beqir Sina
MËRGATA SHQIPTARE NË AMERIKË NË PROTESTË

Mergata shqiptare ne Amerike, behet gati per proteste për lirimin e të burgosurve politikë, që mbahen ende në burgjet famëkeqe të Podgoricës

Nga Beqir Sina, Nju Jork

Të marrim në mbrojtje shqiptarët e burgosur në një proces të montuar krejtësisht politik nga ana e pushtet mbajtësve në Mal të Zi.

Dag Hammarskjold Plaza - OKB : Të gjithë në demostratë, për lirimin e pa kusht të burgosurve politik shqiptar në Mal të Zi, demostratë kjo që mbahet më 9 Maj - ditën e premte para selisë së Kombeve të Bashkuara në New York. Sheshi i shqiptar i demostratave, Dag Hammarskjold Plaza(këndi 47 st. dhe 1-Ave) në orën 10 të paradites, do të jetë vedi ku shqiptarët e Amerikës, e kanë zgjedhur për të protestuar, për lirimin e të burgosurve politik, që mbahen ende në burgjet famëkeqe të Podgoricës.

Këshilli organizues i Mërgatës Shqiptare, i cili përfshin grupe shqiptarësh, nga të gjitha anët e Mal të Zi, ku jetojnë shqiptarët, atje, i ka bërë thirrje sot, me anë të mendjes shqiptaro - amerikane, komunitetit shqiptarë e mërgatës shqiptare në Amerikë, se më më 9 Maj - ditën e premte, para selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, sheshi i shqiptar i demostratave, Dag Hammarskjold Plaza(këndi 47 st. dhe 1-Ave) në orën 10 të paradites deri në orën 2 padreke, është vendosur të mbahet një protestë paqësore me motivin :" Të marrim në mbrojtje shqiptarët e burgosur në një proces të montuar krejtësisht politik nga ana e pushtet mbajtësve në Mal të Zi."

Kjo demostratë, ka për qëllim demostrimin e vullnetit të përbashkët duke shprehur botërisht pakënaqësinë dhe revolëtën ndaj politikës antishqiptare që po ndiqet nga Podgorica, politik kjo e cila është vazhdimësi e keqtratimit të burgosurve politik me procedura antijuridike dhe si raritet në gjyqësorin botëror që nga maji i vitit 2006.

Këshilli organizues i Mërgatës Shqiptare, i cili ka marrë përsipër këtë protestë, në dekleratën për medien këtu në SHBA-së, thotë se "Duke demostruar në djepin e demokracisë botërore, këtu në SHBA, pranë OKB-së, duhet ta njohim opinionin mbarë botëror; se shqiptarët e burgosur janë pjesë e popullit autokton në trojet e veta, popull ky i cili dëshiron lirinë dhe paqën. Pra, duan t'i gëzojnë liritë dhe të drejtat njerëzore si çdo popull nën ombrellën e civilizimit evropian, qofshin këto shumicë apo edhe pakicë.

Aksioni i montuar i Podgorices kundra shqiptarve

10 shtatori 2006 ishte dita qe duhej te mbaheshin zgjedhjet parlamentare dhe lokale ne Mal te Zi.
Dy dite para shenimit te 5 vjetorit te 11 shtatorit-aktit terrorist ne SHBA, me daten 9 shtator 2006, u arrestuan 17 shqiptare .Keshtu Republika Malazeze, perkatesisht policia, ne treven e Tuzit-Malesise pikerisht ne kete date zhvilloi aksionin e ashtuquajtur "Fluturimi i Shqiponjes", i cili si rezultat pati arrestimin e 17 personave, malesore, dhe bastisjen pa leje te shume shtepiave dhe keqtrajtimin e qytetareve deri edhe ne moshen 80 vjecare.

Gjithcka u krye gjoja ne kerkim te nje grupi te organizuare terrorist. Sipas deshimtarve thuhet se per cudi te gjithe te arrestuarit, qe me pas u shpallen terroriste u arrestuane ne dhomat e tyre te fjetjes, prane bashkeshorteve dhe femijeve te vegjel dhe asnjeri nga ata nuk u mbrojt me force. Poashtu ne bastisjet e shtepiave u zbuluan vetem arme te ftohta si thika, pistoleta, gaz-maske, disa ombinezone ushtarake qe mund te blehen edhe ne tregun e lire dhe disa revista si Zeri i Shna Ndout, Beselidhja e Malesise, dhe libri kushtuare vellezerve Lucaj - qe para gati 20 vjetesh u likuiduane nga njerezit e UDB-se, sherbimit policor te ish "Jugosllavis" e cila u shkerrmoq dhe nuk egzistone me.

Armet tjera si automatike, pushke te vjetra, mitraloza dhe bomba dore u gjeten ne nje shpelle ne fshatin Koje e Kuci,t ne piken me te larte veriore te Malesise. Me pretendimin e Podgorices, se "terroristat" keto i kishin pregaditur per perdorim ne rastin e duhur. Nderkohe te dielen, me 10 shtatore u mbajten zgjedhjet dhe per cudi partite pushtetare qe fituane perqindjen apsolute ne nivelin republikan ne qendrat shqiptare, pra ne nivelin lokal i humben zgjedhjet.

Kjo ndodhi per here te pare. Nderkohe, policia malazeze deklaroi se e kapi "grupin terrorist" qe per qellim kishin likuidimin e disa qytetareve shqiptare nga e njejta treve, si dhe shkatrrimin e disa objekteve fetare, historike dhe kulturore, por ata nuk ceken as personat dhe as objektet me emer. Po ashtu ata grupin e akuzuan edhe per lidhje me AL-QAIDA-n. Ata po ashtu thane se aksioni eshte zhvilluare ne bashkepunim me policine e shqiperise SHPK-ne e Kosoves dhe UNMIK-un, qe te te tri keto institucione me pase e mohuan zyrtarisht kete deklerat.

Shqiptaret ne Malesi jane shprehur te ndergjegjeshem se ky aksion ka patur vetem nje qellim, presionin ndaj shqiptareve qe te mos votojne partite shqiptare, e ndoshta edhe shkaktimin e ndonje incidenti nderfetare e qe me pas policia do te nderhynte duke rrahur arrestuare e ndoshta edhe duke vrare, gjoja se po i shpeton shqiptaret nga velllavrasja. Por kjo shkaktoi kunderefekt-shqiptaret te qete dhe te vetdijshem votuan per vehten e vet si asnjehere. Po ashtu te gjitha subjekte shteterore malazeze perkrahen aksionin e me ta edhe ndonje parti-shqiptare. Ndersa te gjithe lideret e tjere shqiptare akuzuane qeverine malazeze per provokim dhe dhune ndaj shqiptareve, nje dite para zgjedhjeve. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora