E diele, 28.04.2024, 04:49 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Kur je në politikë dhe jashtë saj

E marte, 06.05.2008, 08:49 PM


Skender Korça
Kur je në politikë dhe jashtë saj

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Ashtu si ngjarjet e viteve  edhe këto ngjarjet në çdo pjesë Kosove do të mbahen mend gjatë që kërkuam rrugën e vërtetë ate të Lirisë , me protagonistë të këtyre ngjarjeve, që dha shancin te rilind ky popull edhe njëherë për të vënë pararojën e cila nuk ka gjasë të përsërisë historinë më kurrë si të dhimbëshme, sepse do besojmë dhe nxixisim fuqitë tona për liri dhe kontribuar asaj…..Kjo është historike, është ajo që njihesh në epokë , epokë kjo që ka edhe protagonistët e saj….
Për dallim nga kjo pjesë që mbetet kujitim i së mirës, së bukurës, krenarës është edhe një dallim tjetër në politikë.
Fytyrë mediale, e përditshme, ta ruajnë gojën se kur flet e kurrë çfarë thua. Edhe kur je ndodhur përballë miopisë politike ndaj fatit të të qenurit politikan, edhe kur flet shumë në emër të popullit , por që nuk kanë guxuar kurrë të të shohin drejt e në bebzen e syrit, sepse në ty është shkopi dirigjent në politikën tënde ditore, sepse kishe hyrë pa koncept dhe pa qenë Ty vetja e juaja…..kurrën e kurrës
Kaq mjafton për të kuptuar se kush je në poltikë dhe kush je jashtë saj….të ndryshojnë vendin kur të duan herë tek kryet e “oxhakut” e përsëri më shumë tek porta, më te egërit e injortantët sikurse je vet, sikurse ishe  më parë, nën emrin e demokracisë, që na tregon shkopin dhe kërbaçin e të qenurit politikan. Mjafton kaq për të kuptuar se mjaft emra tashmë janë fiksuar në memorin e popullit si “politikan”, shumë herë si njerëz të mjerë që janë kthyer në mercenarë për një rrogë, për një post, dhe më tej në grabitës të dijës ditore, djersës dhe jetës së qytetarëve kudo. Askush të paktën sot nuk mund të fshihet më pas gishtit tend, sepse nuk mundesh as vetë më të fshihesh,  askush më të abuzojë me vlerat e qytetarit dhe kur ke për t’u dalluar se je mbetë jashtë politikës, të kanë lënë kështu aty por pa asnjë post, kur  nuk je tash më një asgjë fare, kjo le që është e dhimbshme për Ty- si ish “kishe”politikan por edhe e “turpshme “se ku ke mbetur.
Çfarë ke parë nga e kaluara juaj në politikë?: Asgjë , si dëshirë për të qenë edhe Ty njëherë politikani, ke parë vetëm luks, dhe nuk ke pasë çfarë të shihje më shumë. Sa bukur të mendosh se ke qenë aty, kur Ty, ajo pjesë e veturave të zeza, me roje, duke ta mbajtur pardesynë se kush na qenke….më fal kush na ishe?..... Këta njerëz që e kanë plotësuar “misionin” e tyre, historia jonë moderne me këtë qëndrim të shpërfytyruar po u rezervon vendin e turpit për ta…për (jo) poltikën e tyre…
Gjuha e ngjajshme në vlerësimin e ngjarjeve që ke bërë për poltikën nuk njeh se kë bërë gjë, e as që do bësh më shumë edhe ty që je sot atje ku ishe e s ku të kanë lënë, por a do bëjnë më shumë të tjerët do jetë një tjetër gjë që i takon të së ardhmes nëse e tashmja nuk është shkatrrrimi dhe rrënimi i asaj poltike që ishte dikur synim historik, asaj që do ndërtojnë njerzit me koncepte të uraganit popullor  për të mos mbetë një gjuhë e helmuar e politikanëve, e asgjë më shumë.
Politika tyre dikur është dhe mbeti  mbyllje goje, duke kërkuar t’i imponoje robërinë popullit tënd, edhe e sotmja është e njejtë me ty, sepse po trashëgohet e keqja në urën e kuptimit lidhës e bashkëveprimit. Mos ta harrojmë kurrë “këlyshin e luanit mund ta rrahësh tërë jetën dhe ai të mbetet këlysh, por mos harroni, se ai përsëri do të lindë luanë, sepse brenda tij vlon gjaku dhe raca e fortë që i bën planprishësit të dridhen”.
Mesazhet popullore ende bien në vesh të shurdhër. Ato janë thirrje kushtrim që askush të mos guxojë më të tallet me aspiratat e qytetarit drejtur ty që ishe dhe nuk je më ne politikë,  as sot, e as kurrë si i deleguari i saj. Mos mendo se jë shfajsuar se tash më nuk je fajtor në projektet tua që sot mund të na kushtojnë. Ke mbetur në mendje të popullit se edhe kur të shohin sot shumë larg politikës që ishe çdo herë kështu edhe kur ishe në të, dhe mbi te, mos mendo se është harruar ideja e të qenurit tuaj dhe vizioni juaj se kush ishe dhe çka të thane me bë. Dikush duhet të kuptojë se kur dalin nga poltika hyjnë në botën e vet profesionale, background ky që i ka dhënë shancin e jëtës së integrimit, për dallim ata që hyjnë në jashtë poltikë dhe dolën në jashtësinë  e saj përherë,sepse nuk kanë asnjë zanat jete si në politikë që mendonin ta kishin….  Nëse je kthyer në horizont të asaj poltike si ke hyrë dhe kur denigrohej lufta dhe e drejta për të jetuar , kur disa politikan dhanë dorëheqje edhe nga postet e tyre për të mbrojtur vlerë(si një ministër në Kosovë), mos harro se kur do kthehen këta në poltikë  nuk do mendohet njejtë si për ju që hytë me mashtrime në politikë, sepse ju duhej te dilnit si dolët dhe  kur dolët,e nuk do ktheheni më kurrë. Kjo është vlera kur je jashtë dhe kur je brenda politikës, që do të ngrohë përsëri shpirtin e trazuar tuaj për ty kthyer në “politikën “ tënde pa politikë sepse edhe poltika është poltikë rregullash që do i njehë dhe i vlerson dikush, madje populli që ca politikanë nuk mendojnë se populli vlerëson më mirë se vetë politika. Politikanët e sakrificës për qytetarin dhe për vlerat do kthehen në politikën kurdo dhe sa herë të duan do japin diçka nga vetja në politikë , për dallim nga politikanët  që lavdërohen para grave se janë ” burra politikanë”.
Nuk do ndalemi më kaq, është një qëndresë kohe për t’i dalë kësaj  përballë, për të bërë edhe pjesën e mbetur të politikës. Në protesta dhe demostrata të popollit kur janë jashtë politike, dilet edhe me sllogane politike. Kështu ëshrë rrënuar fazhizmi i 9 Majit, dhe popujt e luftës së dytë botrore në Evropë vetvendosën për vetën e vet. 9 Maji  vje edhe në Kosovë,  po vje për të i thënë hordhive serbe se në konaqet e fqiut për të bërë konak merret leje-izë e zotit të shtëpisë. Nuk bëhet sabah si ta merrë mendja në Kosovë. Ne vedosim për dallim nga “burrat e grave”, se këtu bëhet vetvendojse. Kjo është kur populli nuk është në politikë dhe duhet të kryej detyrën e politikanit. Është kjo Lëvizje Vetvendosje për të fituar mbi serbosllavizmin  e shtrirë në Kosovë. Në shkrimin tim të ditëve më parë
 “Mëdyshja politike” është për tu cilësuar edhe kjo mëdyshje politike se çfarë do behët me 9 Maj. A thua do japim lejen e mbajtjeve të zgjdhjeve në serbe në Kosovë apo to vetëvendosim vetë?!!!,  Kështu besoj do krijojmë kushte për të hyrë në histori dhe të i tregojmë të tjerëve se si kemi filluar të themi JO, pra të vendosim vetë për të na çmuar edhe ndërkombëtarët se dijmë të vetëvendosim. Vetvendosja është jo politike por i ndihmon politikës jashtë saj, kur politika nuk merret me politikë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora