E diele, 28.04.2024, 06:55 PM (GMT+1)

Mendime

Uorren L. Miller: Kur Shqipëria përkujton Holokaustin

E marte, 06.05.2008, 06:04 PM


Kur Shqipëria përkujton Holokaustin

Nga Uorren L. Miller

Në një pjesë të mirë të botës islame, mohimi dhe shtrembërimi i Holokaustit po bëhen një gur themeli i besimit. Nëpërmjet përkthimeve arabe të literaturës revizioniste mbi Holokaustin dhe besimet antisemite, disa udhëheqës arabë dhe myslimanë kanë kërkuar janë përpjekur mohimin e Holokaustit një mjet kundër Izraelit dhe Perëndimit.

Por, të paktën në disa cepa të Islamit, ka një rrëfim të ndershëm të së shkuarës - dhe në veçanti, një kuptim të asaj që u ndodhi hebrenjve të Evropës më tepër se gjashtë dhjetëvjeçarë më parë.

Në janar, unë fola para Parlamentit të Shqipërisë, një vend evropian — i cili është kryesisht mysliman — ndërkohë që nderonte për herë të parë Ditën Përkujtimore të Holokaustit.

Pak para Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte një vend me kultura të pasura dhe të ndryshme - myslimanë, të krishterë dhe hebrenj kishin jetuar së bashku për shekuj me dinjitet dhe harmoni. Ky ishte vendi i fëmijërisë së Nënë Terezës. Shqiptarët nuk kishin etje për racizmin dhe antisemitizmin që po pushtonte Evropën në atë kohë.

Në vitin 1943, pushtuesit nazistë kërkuan që autoritetet shqiptare t‘u jepnin një listë të banorëve hebrenj. Ndërsa vendet e tjera i përmbushën plotësisht kërkesa të tilla, disa me më shumë dëshirë se të tjerët, Shqipëria refuzoi me vendosmëri.

Jo vetëm që Shqipëria i mbrojti shtetasit e vet hebrenj, por qindra hebrenjve nga Austria, Gjermania, Greqia dhe Serbia, si dhe pjesë të tjera të Jugosllavisë iu dha strehim nga populli shqiptar.

Një hero i tillë ishte një fermer nga Kruja, Sulo Meçaj, i cili ushqeu dhe strehoi 10 hebrenj në shtëpinë e tij duke rrezikuar shumë veten dhe familjen e tij. Kur nazistët iu afruan shtëpisë së tij, Meçaj i dërgoi hebrenjtë të fshiheshin në çati. Kur hebrenjtë e frikësuar pyetën çfarë do të ndodhte nëse shtëpisë i vihej zjarri, Meçaj dërgoi djalin e tij të vetëm të fshihej bashkë me ta. Vite më vonë, djali tha se e kuptonte pse i ati kishte vënë jetën e tij në rrezik - ishte çështje nderi që të ruante sigurinë e atyre hebrenjve.

Prej të gjitha gjërave që mund të thuhen për të lavdëruar veprimet e Shqipërisë jashtë Luftës së Dytë Botërore, një fakt i përmbledh të gjitha: Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që në fund të Luftës së Dytë Botërore kishte popullsi hebraike më të madhe se para saj.

Megjithatë, për vite pas luftës, sundimtarët komunistë të Shqipërisë dështuan në njohjen e këtij fakti krenar dhe heroik. Shqipëria dinte pak mbi ata që kishin mbrojtur hebrenjtë nga deportimi dhe vdekja. Kjo nuk ishte thjesht anashkalim: komunistët, ashtu si shumë despotë, ishin fuqimisht antisemitë.

Por në Shqipëri, tani e çliruar nga regjimi komunist, ka interes për të mësuar për vrasjen e hebrenjve në mbarë Evropën.

Pra, Shqipëria kujton 5000 komunitetet hebraike të humbura gjatë kapitullit të tmerrshëm të historisë evropiane. Përkujton 1,5 milionë fëmijët e vrarë. Përkujton sulmet e vazhdueshme mbi të vërtetën historike të përfaqësuar nga lëvizja e mohimit të Holokaustit.

Shqipëria, e injoruar për një kohë të gjatë nga Evropa, po u tregon evropianëve dhe botës se çfarë do të thotë të jesh një vend me të vërtetë i lirë dhe i nderuar, që përqafon identitetin e vet kulturor. Në Shqipëri është e ligjshme të krijosh një parti politike me bazë etnie apo besimi fetar. Ajo po mbron trashëgiminë e vet nga lloji i antisemitizmit dhe ksenofobisë që mbërthen vende të cilat e konsiderojnë veten më kozmopolitane dhe largpamëse. Dhe në luftën midis civilizimit dhe islamizmit militant, Shqipëria është një shembull i shkëlqyer se në një vend mysliman, diversiteti i mendimit, bashkëveprimi dhe respekti për të gjitha besimet mund të ekzistojë. Këto cilësi qëndrojnë të gjitha pas përpjekjeve të Shqipërisë për të përkujtuar Holokaustin. Dhe ata përfaqësojnë atë që do të ndihmojë të gjithë njerëzimin të parandalojë përsëritjen e tij.

Nënë Tereza, bijë e Shqipërisë, tha dikur: "Unë dua që të shqetësohesh për fqinjin tënd. E njeh fqinjin tënd?"

Sot, fëmijët shqiptarë mësojnë historinë krenare të Shqipërisë gjatë atyre viteve kur fqinji mbronte fqinjin. I gjithë vendi është duke mësuar për rreziqet e urrejtjes dhe totalitarizmit dhe nevojën për të përkujtuar viktimat e Gjermanisë naziste.

Dhe, po kaq e rëndësishme është që Shqipëria po i merr për zemër këto mësime dhe mbetet një shembull tolerance sot. Një vend ku myslimanët dhe të krishterët mund të jetojnë në paqe pranë njëri-tjetrit është i rrallë në këtë botë - dhe një shembull, nga i cili pjesa tjetër e botës mund dhe duhet të mësojë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora