E shtune, 27.04.2024, 04:03 PM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Bota, paraja dhe belaja

E enjte, 08.05.2008, 07:23 PM


Baki Ymeri, student ne Universitetin e Vjenes (1974)
Mendime bukureshtare

Bota, paraja dhe belaja

Baki Ymeri (Bukuresht)

Përveç Zotit nuk i besoj as vetvetes në këtë botë. Bota m'i boton artikujt në botë dhe s'ka para për ta shpërblyer mundin tim. Falia Zot fajet botës, ngase bota nuk ka para e as faje, por ka shërbimet e fshehta të djallit që janë pjesë përbërëse e qenjes sonë. Cilat janë ato? Shpifja, urrejtja, mëria, xhelozia, zilia, shndërrimi i mizës në buallicë, të kërkuarit lesh në lëvore veshë. Bota është e gatshme të m?i botojë edhe librat, për ta tejkaluar famën e Kadaresë, por bota s?ka para, ngase paratë i kanë shërbimet e fshehta të botës që janë pjesë e përbërëse e udhëheqjes së saj. Bota m'i boton artikujt në Shqipëri, ma mbron motrën në Dardani, m'i vjedh mendimet në Internet, më spiunon përmes shtrigave në Daki, ma shtron rrugën me dafina për  në Parajsë, dhe ende më përqesh në Çarshi të Epër dhe Sokak të Poshtër se qenkam ?gjali las Ajvas?. Më mire e ke të jesh matrapaz dhe idiot, se sa poet dhe patriot, thot një batakçi që i bën më kot hije botës në botë. Mos u brengos, vëlla, ngase unë jam truproja e shpirtit tend në botë, na shkruan një dashamir i shqiptarizmit në zemër të Italisë.
E kemi thënë dhe vlen ta përsërisim: Fati i botës varet nga Kosova. Ç'është kjo botë e marrë që të shtyn të militosh për çrobërimin e Kosovës në Kosovë, t'i përjetosh dhe skëterrat e burgjeve të huaja për çrobërimin e Saj, dhe Qeveria e Saj të të dekorojë me skamje e varfëri! Falja Zot fajet Qeverisë, ngase ende janë duke ia bërë sherrin kopilat e kombit dhe shtrigat e fshehta të Serbisë! Poezia është pjesë e botës, thot miku im moldovar, të cilit bota ende një lek nuk ia ka dhënë për ta blerë një libër. Dinjiteti është pjesë e  pasqyrës së njeriut në botë. Po të thyhet ajo pasqyrë si pasojë e përplasjeve të interesave meskine, atëherë njeriu s´ka  me se ta shohë vetveten. Vitore Leka  thot se trishtimi është pjesë e murlanit të botës që depërton nëpër labirintet e fshehta të botës për nënshtrimin e saj. Dikush tjetër thot se gruaja është si një metaforë të cilën po nuk e përdore me vend, atëherë bota e fjalive në të cilën e përdor, del jashtë çdo lloj kuptimi. Kuptimi i botës, bota e interesave, interesat personale, paraja dhe belaja.
  Libri, miqësia dhe dashuria ime janë Zoti im, thot një mik tjetër që shkruan për trimëritë e Tudor trimit në botë. Tudorin e mbronin shqiptarët, shqiptarët ishin ushtarët më të mire të tij, ndërsa shqiptarët ende se kanë ngritur një përmendore në zemër të botës për përkujtimin e heroizmit të tij. Dhe ç?kanë bërë shqiptarët për Grigore Brënkushin, albanologun më të madh të shqiptarizmit në botë, i cili thot se Gjuha shqipe është atdheu im! Ende një libër nuk ia kanë botuar atje ku e ka vendin për një përmendore, tejmatanë shtatores së Skënderbeut në Tiranë. Xhelal Gjura shndërrohej në shqiponjë mali, merrte fushat e malet, kalonte përrenjtë, lumenjtë e bjeshkët, fluturonte brigjeve të Sharrit për të prurë libra në zemër të botës, ndërsa bota ende nuk ia ka ngritur  një përmendore në zemër të botës, për përkujtimin e shqiptarizmit të tij. Cila është kjo zemër? Vendlindja ime, vendlindja jote dhe vendlindja e Zotit që mbretëron në mbretërinë e mendimeve tona të mbrujtura me dashuri dhe atdhedashuri.  (Ka dhe më)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora