| E premte, 09.05.2008, 09:24 PM |
KAMPET KOMUNISTE NE SHQIPNI - TEPELENA
Lek Pervizi
Pershkrimi i KAMPIT TE TEPELENES 1948-1954
Nga Lek Pervizi
Plan skica e kampit te Tepelenes, ku shenohen vendet e varreve e transferimi i tyre tri herë. Kampi i Tepelenes duhet kuptuar se bashku me tre kampe te tjere : Turan, Këtu u internuan familjet më të rëndësishme te Shqiperisë me qindra familje te tjera nga krahinat veriore, shumica nga Mirdita, prej ku, vetem më 1949 u internuan 2000 pleq, gra e fëmi.
NE TE TILLA KAZERMA ISHIN STIVOSUR TE INTERNAURIT, tetë gjithsejt, kater me shtreter siç paraqitet ne vizatim.
Kjo gjendje vazhoi nga 1948 më 1954, kur te internuarrit u transferuan ne Myseqe, ku u perdoren ne punët më të rënda bujqësore e ndërtimore. Në këtë kamp vdiqen shumë fëmi e pleq, e te internuar te tjere, te cilëve nuk u gjenden varre që u hoqen disa herë nga një venb në një tjetër për të humbur çdo shenjë të tyre.
Kazemat ishin me permasa ciklopike, 25 x 14 m e mund te permbanin mbi 600 veta, sepse kishte shumë familje me femije te vegjel, qe zinin më pak vend.
Prerje e nje kazerme me skelet dy kateshe ku rrinin, poshte familjet me femijë lart te rritur e beqare.
“JETA” NE KAMPIN MIZOR TE TEPELENES
Me rastin e paraqitjes se disa vizatimeve te kampit te Tepelenës, që u bë e mundshme nga Lek Pervizi, ish i internuar ne atë kamp deri ne mbylljen e tij më 1954, po japim disa njoftime rreth krijimit e funksionimit të tij.
Të flasësh për kampin e Tepelenës dhe te mundohesh të përshkruajsh, torturat vuajtjet e mundimet qe pesuan te internuarit ne ato kondita të tmerrshme, duhen libra te tërë dhe pena të forta. Penat e forta shqiptare, i ishin kushtuar totalisht një pune të kundërt, atë të himnizimit të regjimit e të sistemit të diktaturës e te diktatorit që sundonte i plotfuqishëm, zot mbi tokën e shkretuar shqiptare e mbi banorët e saj fatkeqë. Ato shkrimtarë, jo se nuk kishin kohë, por as që donin të ia dinin se ka
![]() |
Plan skica e kampit te Tepelenes, ku shenohen vendet e varreve e transferimi i tyre tri herë |
![]() |
Prerje e nje kazerme me skelet dy kateshe ku rrinin, poshte familjet me femijë lart te rritur e beqare |
Nuk vonoi shumë e më 1948, në një mbledhje te fshehtë të katër kriminelëve më të regjur të byros politike, me Enver Hoxhën në krye, një i quajtur Manush Myftiu, emrohet drejtor i burgjeve e kampëve. E para punë që bëri ishte krijimi i kampit famëkeq të Tepelenës, ku do të mbyllëshin të gjithë familjet e konsideruara të mëdha te veriut, bashkë me shumë familje të tjera, po të krahinave veriore, ku përparësi kishte Mirdita për nga shumica dërmuese e grave e fëmijëve. Pra, krijimi i një kampi që t’i jepte fund nje herë e mirë pranisë mbi tokë të atyre që partia e qeveria kishte damkosë me emërtime të ndryshme, varg e vistër : reaksionarë, borgjez, tradhëtarë, të deklasuar, armiq, të shitur te imperializmi amerikan, carista, etj. etj. epitete te këtij lloji. Shoku « Manush » në mbledhjen e Beratit, 1944, kishte arritë të propozojë që me të marrë pushtetin në dorë, t’i qerojmë hesapet me kundërshtarët duke i eliminuar fizikisht të gjithë nga 12 vjeç e lart. Kjo s’u kishte vra mirë veshin, për çudi, shokëve të tij të luftës. Prandaj, shokët e partisë, duke ia njohun huqin e egër, i besuan detyrën e drejtorit te burgjeve e kampëve. Ia kishin gjetur kasapin vathit të dhenve. Një titull që i shkonte fort për shtat, pavarësisht se nga origjina i përkiste nje familje fetarësh.
Ç’nuk ngjet ne këtë botë ! Edhe i merhumi diktator vinte nga një familje hoxhallarësh.
Pör krijimi i një kampi me përmasa të mëdha ku do të mbyllëshin me mija qenje njerëzore te pafajsme (këtë e dinin mirë shokët e byrosë politike) me tipare shqiptare, kërkonte organizim paraprirës. Për këtë punë as që e vriste kokën shoku Manush. Si u vendos ajo punë, menjëherë u mobolizuan automjete e ushtrisë, kamiona, për transferimin e të internuarve në Tepelenë. Ku? Po në Tepelenë ! 40 kamionë për më se dymijë njerëz. Të intenuarit arritën në Tepelenë, duke paguar kurbanin e kësaj ngjarje, me dy të vdekur (qifti Petrela) e shumë të plagosur nga përmbysja e një kamioni. Si thamë, qeveria (shoku Manush) nuk kishte pergatitë asnjë lloj kampi të rregullt, dhe i përplasi të internuarit në disa kazerma gjysmë te shembura në Turan, te tjerë në Veliçot e të tjerë në Memaliaj. I futën ndër këto kazerma, rifuxho, drejt e mbi shtresën e betonin. 500 gr. bukë misri që vinte nga Berati, krejt e coptuar. Ishte verë, gusht. Buka, e gatuar keq, mykej menjëherë. WC e banjo nuk kishte, Ujët me racion. Një rreke që kalonte mes kampit, ishte krejt ndyesira. Konditat higjenike zero. Mjekë asnjë e mjekime hiç fare. Plasi dizanteria kolerike, e filluan te vdesin pleqt e fëmijët, njeri pas tjetrit. Shtatë në ditë vdisnin në tre kampet. Por do te ndodhte më e hatajshmja. Një natë prej netësh, mes lemerisë, vajtimeve, britmave e kujës së nanave vdiqen 33 fëmijë ! Po, 33 fëmijë të njomë ! Shumica e grave ishin nana të reja, më foshnje në gji. Nanë kërcunat, mbeten pa fëmijë e pa burra. Disa ishin vrarë, të tjerë ishin arratisë jashtë shteti. Dikush e beri problem kete situatë të papreqedent. Atëhere u vendos që kampi të krijohej te kazermat italiane poshte kalasë së Tepelenës, që ishte më i përshtatshëm, sepse kishte struktura higjenike, kishte ujë, kazermat ishin të mirëmbajtura e ishin pajisur me skele shtretërish prej druri. Kishte një infermeri e një furrë buke.
Një mjek mund te vinte nga Tepelena herë pas here. Dhe kështu, të gjithë të internuarit u grumbulluan në atë kamp, i njohur botërisht si Kampi i Tepelenës.
Pavarësisht nga këto përmirësime, vdekja vazhdonte te korrte për ditë mbi ato të pafajshëm. Të pa ushqyerit, të ftohtit, semundjet, veçanerisht dizanteria, mundimet, korrnin vdekje à çdo ditë, dhe shpejt fusha para hyrjes së kampit e para zyrave të policisë u mbush me varre te panumerta. Një i madh i partisë që kishte kaluar nga Tepelena, kur i pa gjithë ato varre dhe kur e mori vesh se të kujt ishin, dha urdhër të hiqeshin shpejt e të degdisëshin diku tjetër, larg rrugës së makinave e syve të njerëzve, që mund të ishin edhe sy të huaj.
U bë transferimi i varrëve te bregu i Bençes, mbi urë e sipër. Me këtë lëvizje, një pjesë e mirë e varrëve mbeti pa u çvendosë, sepse t’afërmit ose ishin liruar ose ishin transferuar ne kampin tjeter famekeq të Porto Palermos, degë e kampit të Tepelenës. Varret u hoqën edhe nje herë tjetër, ato që nuk i kishte marrë lumi, dhe u vendosën në një bregore në fund të kampit. Keshtu u krye edhe zhdukja e varrëve, që qeveria e partia të dilnin me duar të pastra.
Ndërkaq, sipas shokut Manush Myftiu, ishte krijuar puna e detyruar. Ata që konsiderohëshin t’aftë për punë, ishin të detyruar të raskapitëshin nga agimi deri në mbrëmje vonë në transportin në kurriz të druve, pllaka guri, pleh, gurë zalli, gra e burrat. Këta të fundit më tepër në transport në krah shtyllash te çdo lloj, shkurt me krye punën e mushkave e kuajve.
Në Tepelenë pati raste vdekje nga uria, ku i vdekuri në grahmën e fundit, në vend që të luste Zotin, psherëtinte bukë, bukë, bukë ! duke shtrenguar pas gjoksit racionin e bukës që i binin t’afërmit.
Ajo që të binte në sy në Tepelenë, ishin gratë e fëmijët, që përbenin shumicën dermuese. Pastaj pleqt e plakat. Shumë ishin të rejat e të rinjtë të rritur ne kondita kampi, që ishin intenuar që më 1945 në moshën rreth 12-14 vjeç, e tani ishin 17-18 vjeç. Më pak ishin burrat, sepse shumica e tyre mbushnin burgjet. Në Tepelenë, nga 1950 filluan të sillnin ato burra që kishin kryer denimin fillestar 5 vjeçar.
Më 1952 i hoqën të gjithë t’aftit për punë , afro njëmijë vetë dhe i shpërndanë në punime ndërtimi, kryesisht Dega të Brendëshma e burgje. Për një kohë i grumbulluan në fabrikën e Tullave në Tiranë. Vendin e tyre e zunë të internuarit nga jugu, që ishin në kampet e Valiasit e të Krujës.
Kampi famëkeq i Tepelenës qëndroi gjashtë vjet dhe u mbyll më 1954, kur të internuarit u grumbulluan të gjithë në fushën e Myzeqesë të Lushnjës të shpërndarë në disa sektorë-kampe të fermës 29 Nëndori, që u krijua në sajë të krahëve e të mundimeve të internuarve, të kthyer në skllevër të shekullit njezet.
Shkrimtarët e ndryshëm dhe gazetarët shqiptarë, duhet të merreshin më tepër me keto ngjarje renqethese që përfshinë Shqipërinë gjatë regjimit gjakatar e barbar të diktaturës komuniste, sa se me dokrra politike të kota, me romane të pështira të pa emër, të pa përmbajtje e te pa kuptim, për të mos u shprehur më keq.
Marre nga revista KUQ E ZI Nr.33-34 e vitit 2007
Revista KUQ E ZI botohet here pas here deri kater here ne vit, me nje pajtim vjetor si vijon:
Per Evropen ne 40 Euro (perfshi posta).;
Per Shqipnine e Trojet Shqiptare (Kosove, Maqedoni, etj,) 20 euro ne vit (perfshi posta).;
Per Amerike e Australi, 50 euro ne vit, (perfshi posta).
Per numera te kaluem me porosi te veçante:
Per vendet e hueja 10 euro copa (perfshi posta) ,
Per trojet shqiptare 5 euro (perfshi posta).
Per koleksionin ne pese vellime (1993-2007) format A4 prej rreth 200 faqe vellimi,
Per vendet e hueja 20 euro vellimi (perfshi posta)
Per trojet shqiptare 10 euro vllimi (perfshi posta) .
Adresa per abonim direkt me zarf:
Lek Pervizi
Revista “Kuq e Zi”
Rue de la Victoire 18
1060 Bruxelles - Belgique
ose me email : lekpervizi@hotmail.com dhe pagesa ne konto bankare :
FORTIS BANK, 001-2138758 - 81 (Revista Kuq e Zi)