E premte, 26.04.2024, 09:23 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Dialog me gjuhë gjarpëri

E premte, 05.04.2013, 09:01 PM


DIALOG  ME  GJUHË  GJARPËRI

Nga Dedë Preqi

Thuhet se helmi i gjarpërit mund të kthehet në ilaq, mirëpo, kur gjarpëri  të kafshon me gjuhën e dhëmbët e helmuar, mandej është vështirë për ti besuar!

Sëcili popull, mes të tjerave e ka gjuhen e vet komunikuese, i cili  i përcjellë mesazhet e veta  me popujt tjerë përmes dialogjeve, duke zgjedhë shumë qështje historike dhe mosmarrëveshje në mes njëritjetrit.

Përmes luftrave dhe ato shekullore, nuk janë zgjedhë asnjëherë qështjet parimore, apo problemet e popujve, vetëm ato janë thelluar edhe më shumë në kriza, dhe sëcili popull mund të ketë pësuar, edhe pse ndonjëri e ka pasur forcën luftarake dhe fuqinë domoniuese.

Është  karakteristikë shumë interesante te njerëzit që spjegohet përmes Spinozës si edukator, duke thënë se,  njeriu mund të jetojë vetëm duke shikuar  në ardhmëri- sub specie aeternitatis.

Prandaj, populli shqiptarë edhe pse i përsekutuar dhe i shumë vuajtur me shekuj për të drejtat e veta, nuk gjenë rrugë tjetër, vetëm duke shikuar ardhmërinë e vet, si fitore e ndritshme dhe e qëndrueshme, sepse shikimi në të kaluarën e asgjëson të tanishmën me të gjitha t‘metat e saj.

Kosovën dhe popullin e saj, në kuptmin metaforik e ka zënë gjarpëri, jo vetëm njëherë por disa herë, prandaj e ka vështirë sot ti besoj gjuhës së gjarpërit, e cila u përdor dhe përdorët në dialogjet me Serbinë.

Vështrimet e fundit të dialogut në mes kryeministrit të Kosovës dhe atij serb, konkluzonet e sjella nga pala serbe, jo që janë në përputhje më një marrëveshje në mes këtyre dy vendeve, por do të ishin më inkurajuese sikur ato mos do të kishin ndodhur fare, sepse gjuha e palës serbe është shumë e egër, është shumë urrejtëse dhe jo njerëzore, e cila do të krahasohej me gjuhën e gjarpërit që të helmon…

Kjo formë e sjelljeve dhe politikave serbe, si mundet të mos ndryshojë akoma në shekullin e sotëm të qytetërimit njerëzor,  nga ato politika të vjetra që i kishte edhe para një shekulli ndaj popullit shqiptarë, ndërsa, në anën tjetër  predenton ti afrohet BE-së, kur çdo politikë e saj e ka vetëm një përgjigje tipike ndaj popullit shqiptarë, të cilët mundohen t’ia  refuzojnë argumentet historike, këtij populli liridashës, që refuzimi i argumenteve të një populli, e ka domëthënjën e asgjesimit të tij...

Serbia nuk ka argumente, edhe ato që i ka, i ka të propaganduara dhe të falsifikuara, ndërsa Kosova ka plot argumente, e cila duhet të mobilizohet fortë mirë kur dialogon me shtetin serb, dhe me çdo kusht duhet t’ia  paraqes kushtet dhe platformat e veta, të cilat duhet ta kushtëzojnë Serbinë, që mos ti ipet shanca përmes një marrëveshje formale me Kosovën, të merr statusin e kandidatit në BE, sepse nuk e meriton !!!.

Herave tjera dhe çdo herë është e dobishme për shtetin e Kosovës, që Serbisë mos ti lëshohet pe, edhe pse presioni i BE-së, është i aranzhmuar në një mënyrë, sidomos te pala kosovare, e cila mund të dëmtohet më shumë, kur problemet mund të zgjerohen pa kufi dhe në mënyrë absulute.

Serbia dhe qeveria e saj noton akoma në pusin e ëndërrave mitike  për Kosovën, mirëpo për qështjen e Kosovës, qeveritarët e saj nuk negociojnë asnjë hap, krye në vete, apo pa marrëveshjen me njëri-tjetrin, duke dhënë një qëndrim të mirë, apo të keq ndaj Kosovës…

Çëllimet e Serbisë janë të hapura, por sekretet e saja nuk mund të zbulohen lehtë, deri atëherë kur ajo tenton që ti zbatojë në praktikë, e cila e ka kuptuar fare mirë se Kosovën e ka humbur, që realisht kurrë nuk ka qenë e saj, por tani insiston që në Kosovë të krijohet një pushtet i nivelit të tretë, apo të krijohet një autonomi në pjesën veriore të Kosovës, e cila nuk do ta zgjidhte kurrë problemin e saj, por kjo do të ngjante sikur të hudhët një bombë e rëndë  në këtë pjesë të Kosovës dhe në tërë teritorin e saj.

Serbia dhe politika e saj diskriminuese ndaj shtetit të Kosovës, ka qëllime dhe plane të errëta, e cila me një gjuatje  dëshiron ti rrokë dy zogj, në njërën anë,  planet e saja janë të hartuara,  që të anëtarësohet në BE, dhe në anën tjetër, komunat me shumicë serbe ti poziocionoj në damarët e shtetit të Kosovës, si asociacione të pavarura, apo diçka të ngjajshme me Tirollin lindor të Austrisë.

Asociacioni i komunave serbe në Kosovë është i hartuar që moti, i cili servohet në momentet e fundit në tavolinën e Brukselit, që ka qëllime të caktuara të ndarjes së teritorit të Kosovës, dikur më vonë, apo më herët, ndoshta, përmes kësaj tavoline  „bujare“.

Nëse arrihet ky plan i komunave serbe, ekzekutivi i këtyre komunave bartet pa ndikimin e Kushtetutës së Kosovës dhe pa miratimin e e saj, dhe kjo mënyrë e përgjegjësisë së komunave serbe, del jashtë kontrollit të legjislativit të shtetit, kur kontrollin e gjygjësorit, policisë dhe planifikimit hapësinor e derigjon dikush tjetër, apo Beogradi.

Ndërmjetësuesja Ashton, mundet të jetë e dëshpëruar në këto takime, sidomos në takimin e fundit, që zgjati me orë të tëra, por zonja Ashton duhet ta kuptojë fare mirë rrolin e Serbisë dhe politikën e saj, se shqiptarët po ballafaqohen me shekuj, me një palë dhe politikë të tillë, e cila kurrë nuk ka qenë konstruktive dhe korekte me palën shqiptare, por gjithmonë e përdori gjuhën dhe helmin e gjarpërit me shqiptarët.

Nëse kjo marrëveshje e 2 prillit, nuk pati sukses, Brukseli nuk duhet të tregoj mosvullnet, që bisedimet të mbetën nën hijen dhe mëshirën e kohës, atëherë ç’farë mundet me qenë produkti i kësaj marrëveshje, apo është pritë të krijohet ç’farëdo marrëveshje nga Brukseli, dhe nuk do të ishte  i rëndësishëm dëmtimi i palëve…

Detyrat e palës kosovare duhet të jenë më së të qarta, që çdo rrjedhojë që del jashta Kushtetutës së Kosovës, nënshkruesit e marrëveshjes do të denohen nga populli dhe shteti i saj, njëherazi do të shëndërrohen në tradhëtarë.

Serbia dhe udhëheqja e saj, kurrë me Kosovën nuk ka negociuar me një gjuhë njerëzore, me një gjuhë të marrëveshjes qytetare, por gjithmonë ka insistuar dhe insiston edhe sot, që me shqiptarët të komunikojë me gjuhë gjarpëri, e cila nuk të ëmbëlton, por të helmon…



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora