| E premte, 05.04.2013, 09:01 PM |
DIALOG ME
GJUHË GJARPËRI
Nga Dedë Preqi
Thuhet se
helmi i gjarpërit mund të kthehet në ilaq, mirëpo, kur gjarpëri të kafshon me gjuhën e dhëmbët e helmuar,
mandej është vështirë për ti besuar!
Sëcili
popull, mes të tjerave e ka gjuhen e vet komunikuese, i cili i përcjellë mesazhet e veta me popujt tjerë përmes dialogjeve, duke
zgjedhë shumë qështje historike dhe mosmarrëveshje në mes njëritjetrit.
Përmes
luftrave dhe ato shekullore, nuk janë zgjedhë asnjëherë qështjet parimore, apo
problemet e popujve, vetëm ato janë thelluar edhe më shumë në kriza, dhe sëcili
popull mund të ketë pësuar, edhe pse ndonjëri e ka pasur forcën luftarake dhe
fuqinë domoniuese.
Është karakteristikë shumë interesante te njerëzit
që spjegohet përmes Spinozës si edukator, duke thënë se, njeriu mund të jetojë vetëm duke shikuar në ardhmëri- sub specie aeternitatis.
Prandaj,
populli shqiptarë edhe pse i përsekutuar dhe i shumë vuajtur me shekuj për të
drejtat e veta, nuk gjenë rrugë tjetër, vetëm duke shikuar ardhmërinë e vet, si
fitore e ndritshme dhe e qëndrueshme, sepse shikimi në të kaluarën e asgjëson
të tanishmën me të gjitha t‘metat e saj.
Kosovën
dhe popullin e saj, në kuptmin metaforik e ka zënë gjarpëri, jo vetëm njëherë
por disa herë, prandaj e ka vështirë sot ti besoj gjuhës së gjarpërit, e cila u
përdor dhe përdorët në dialogjet me Serbinë.
Vështrimet
e fundit të dialogut në mes kryeministrit të Kosovës dhe atij serb, konkluzonet
e sjella nga pala serbe, jo që janë në përputhje më një marrëveshje në mes
këtyre dy vendeve, por do të ishin më inkurajuese sikur ato mos do të kishin
ndodhur fare, sepse gjuha e palës serbe është shumë e egër, është shumë
urrejtëse dhe jo njerëzore, e cila do të krahasohej me gjuhën e gjarpërit që të
helmon…
Kjo formë
e sjelljeve dhe politikave serbe, si mundet të mos ndryshojë akoma në shekullin
e sotëm të qytetërimit njerëzor, nga ato
politika të vjetra që i kishte edhe para një shekulli ndaj popullit shqiptarë,
ndërsa, në anën tjetër predenton ti
afrohet BE-së, kur çdo politikë e saj e ka vetëm një përgjigje tipike ndaj
popullit shqiptarë, të cilët mundohen t’ia
refuzojnë argumentet historike, këtij populli liridashës, që refuzimi i
argumenteve të një populli, e ka domëthënjën e asgjesimit të tij...
Serbia
nuk ka argumente, edhe ato që i ka, i ka të propaganduara dhe të falsifikuara,
ndërsa Kosova ka plot argumente, e cila duhet të mobilizohet fortë mirë kur
dialogon me shtetin serb, dhe me çdo kusht duhet t’ia paraqes kushtet dhe platformat e veta, të
cilat duhet ta kushtëzojnë Serbinë, që mos ti ipet shanca përmes një marrëveshje
formale me Kosovën, të merr statusin e kandidatit në BE, sepse nuk e meriton
!!!.
Herave
tjera dhe çdo herë është e dobishme për shtetin e Kosovës, që Serbisë mos ti
lëshohet pe, edhe pse presioni i BE-së, është i aranzhmuar në një mënyrë,
sidomos te pala kosovare, e cila mund të dëmtohet më shumë, kur problemet mund
të zgjerohen pa kufi dhe në mënyrë absulute.
Serbia
dhe qeveria e saj noton akoma në pusin e ëndërrave mitike për Kosovën, mirëpo për qështjen e Kosovës,
qeveritarët e saj nuk negociojnë asnjë hap, krye në vete, apo pa marrëveshjen
me njëri-tjetrin, duke dhënë një qëndrim të mirë, apo të keq ndaj Kosovës…
Çëllimet
e Serbisë janë të hapura, por sekretet e saja nuk mund të zbulohen lehtë, deri
atëherë kur ajo tenton që ti zbatojë në praktikë, e cila e ka kuptuar fare mirë
se Kosovën e ka humbur, që realisht kurrë nuk ka qenë e saj, por tani insiston
që në Kosovë të krijohet një pushtet i nivelit të tretë, apo të krijohet një
autonomi në pjesën veriore të Kosovës, e cila nuk do ta zgjidhte kurrë
problemin e saj, por kjo do të ngjante sikur të hudhët një bombë e rëndë në këtë pjesë të Kosovës dhe në tërë
teritorin e saj.
Serbia
dhe politika e saj diskriminuese ndaj shtetit të Kosovës, ka qëllime dhe plane
të errëta, e cila me një gjuatje dëshiron
ti rrokë dy zogj, në njërën anë, planet
e saja janë të hartuara, që të
anëtarësohet në BE, dhe në anën tjetër, komunat me shumicë serbe ti poziocionoj
në damarët e shtetit të Kosovës, si asociacione të pavarura, apo diçka të
ngjajshme me Tirollin lindor të Austrisë.
Asociacioni
i komunave serbe në Kosovë është i hartuar që moti, i cili servohet në momentet
e fundit në tavolinën e Brukselit, që ka qëllime të caktuara të ndarjes së
teritorit të Kosovës, dikur më vonë, apo më herët, ndoshta, përmes kësaj tavoline „bujare“.
Nëse
arrihet ky plan i komunave serbe, ekzekutivi i këtyre komunave bartet pa
ndikimin e Kushtetutës së Kosovës dhe pa miratimin e e saj, dhe kjo mënyrë e
përgjegjësisë së komunave serbe, del jashtë kontrollit të legjislativit të
shtetit, kur kontrollin e gjygjësorit, policisë dhe planifikimit hapësinor e
derigjon dikush tjetër, apo Beogradi.
Ndërmjetësuesja
Ashton, mundet të jetë e dëshpëruar në këto takime, sidomos në takimin e
fundit, që zgjati me orë të tëra, por zonja Ashton duhet ta kuptojë fare mirë
rrolin e Serbisë dhe politikën e saj, se shqiptarët po ballafaqohen me shekuj,
me një palë dhe politikë të tillë, e cila kurrë nuk ka qenë konstruktive dhe
korekte me palën shqiptare, por gjithmonë e përdori gjuhën dhe helmin e gjarpërit
me shqiptarët.
Nëse kjo
marrëveshje e 2 prillit, nuk pati sukses, Brukseli nuk duhet të tregoj
mosvullnet, që bisedimet të mbetën nën hijen dhe mëshirën e kohës, atëherë
ç’farë mundet me qenë produkti i kësaj marrëveshje, apo është pritë të krijohet
ç’farëdo marrëveshje nga Brukseli, dhe nuk do të ishte i rëndësishëm dëmtimi i palëve…
Detyrat e
palës kosovare duhet të jenë më së të qarta, që çdo rrjedhojë që del jashta
Kushtetutës së Kosovës, nënshkruesit e marrëveshjes do të denohen nga populli
dhe shteti i saj, njëherazi do të shëndërrohen në tradhëtarë.
Serbia dhe udhëheqja e saj, kurrë me Kosovën nuk ka negociuar me një gjuhë njerëzore, me një gjuhë të marrëveshjes qytetare, por gjithmonë ka insistuar dhe insiston edhe sot, që me shqiptarët të komunikojë me gjuhë gjarpëri, e cila nuk të ëmbëlton, por të helmon…