Kulturë
Shefqet Sulmina: Ky është qielli
E merkure, 27.03.2013, 06:22 PM
Shefqet
Sulmina
Ky është
qielli
(në kujtim
të babait tim)
Ky është
qiellli që na merr një ditë
Me erë
dhe me shi nga lulet dhe toka;
Nga deti
i të qenurit,nga e qeshura ndriçuese
E ftohte
dhimbja,e erret nata e qetësise.
Hapësira
zvogëlohet bashke me njeriun.
Zmadhohet
me deshirën për të prekur yjet.
Nuk ka
perendim midis tokes dhe diellit
Në rrenjë
e në gjethe që brofin plot etje,
Në nervat
e detit që thyen shkëmbinjtë.
Në rërë
dhe në rrenjë konsumohet njeriu.
Imazhi i
tij rishfaqet në dritën e mëngjësit
Dhe rritet
me ditën,me gjërat përreth,
Duke
marrë fytyrën e tyre,sytë,eren
Hapave që
shkrihen në lule,lule,lule...
Objekteve
dhe fjalëve e prek serish.
Unë e di
Unë e di
që ti mund të jetosh
Edhe pa
fabulat e La fontenit,
Pa
historinë e Elenes së Trojës,
Pa fundin
tragjik të Ledi Makbethit,
Pa
sonaten e tetë të Bet'hovenit...
Pa
vargjet e Sergej Eseninit,
Pa
aventurat e Puçinit,
Pa
vdekjen e dhimbshme të Hajnrih Hajnës,
Pa
Uitmanin e vargjeve të lira...
Pa e
njohur Maren e Çajupit...
Unë e di
që mund të jetohet,
Eedhe pa
këto,
Edhe pa
të tjera gjëra mund të jetohet,
Mund të
jetohet edhe si njeri,
Mund të
jetohet edhe pa qënë njeri,
Duke
jetuar
Madje
edhe pa liri.
Unë u
ngjaj syve
Unë u
ngjaj syve
Po ti
kujt i ngjanë?
Shih sytë
e kesaj fëmije
Nuk
bëhesh dhe ti e marrë?!
Më del në
endër një tren...
Nuk di
ç'të jepet ty,të del?.
Neser
është e shtunë,
Po mua e
djelë më dele.
Po unë i
ngjajë syve,
Ti mos e
merr terëmend!
Po,kujdes
se dhe ty e shtuna
E
dashur,e djelë të del!
Eh,qeshim
ne poetet,
Veç për
ty themi fjalë,
Po trok i
një treni me ty
Trokëron,e
vjen verdallë.
Nuk jam
Lasgushi
Më ike
moj më ike
Lamtumirë
s'me the
Ç'pate u
bëfsh lëmsh
Që fillin
dot s'ta gje'.
Shkruan
se je në Pejë,
Të erdha
moj në Pej'
Në Peje
më bërë lëmsh
Po fillin
tënd s'e gjej.
Pejanet
më thanë,
Zor se
mund t'a gjesh...
Nga
celulari ti shkruan,
Se mund
të gjej në Lezhë.
Po
ç'tallësh moj me mua
Moj u
bëfsh lëmsh.
Kujton se
jam Lasgushi
Të ndjek
nëpër qiej.
Më
lodhe,moj më lodhe,
Si lumë
që bi në detë.
S'të
gjeta,moj s'të gjeta
Ti
s'qënke as në Lezhë.
Kot po
rri
Kot po
rri po pres një mike,
Ajo
s'vjen,këtë e di,
Në
stacion verdallë sillem
Në
stacion të vije ti.
Në
stacion të vije ti,
Ah
moj,mike për një çast,
Do ta
pija tërë Shkumbinin
Të më
shihje bërë tap.
Të më
merrje ti në krahë
Dhe të
gjallë,dhe të heshtur,
Dhe të
pirë dhe kopilë
Të vijë
keq se jam i vdekur.
Sa t'më
çoje në shtëpi
Që për
dreq moj nuk ta di,
Dhe të
pirë dhe kopilë,
Nën
jorgan,moj edhe ti.
Mbrëmje
onufriane
Pas lodhjes
së ditës,pas hedhjes se fares së re
filloi te
dremis mbi nji jastek ëndrrash dhe unë.,
Gruaja më
tregon historinë e veshit të VanGogut
dhe s'do
që unë të fle,më pyet se ka dhe për te punë.
Me iken
dhe mua plogështia për gjumë
.
zbres në
lëndinen me barin qe rritet,
pëqafoj
bletet e florinjta plot mjaltë,
lulet që
goja e eres i çel në çast,
bulkthet
që këndojnë ëmbël përqark
.Një
puthje më lart,një puthje më ketej
Një
puthje më andej,më poshtë ,ëëëtje.
e jetoj
një mbrëmje ndezur me yje,
ndezur me
dritë,me zjarr e me tokë
plot me
farera e me sythe që zgjohen
para syve
qe puthen e diellezohen.
Një
puthje nga ty,një lumë më shumë.
Ti,e kuqa
e Onufrit,veshi i prer i VanGogut
Një natë
në Shpat,Ç'na lanë pa gjumë.
Kurrë
s'kishte fluturuar ndonjëherë
"Dua
të largohem nga ky planet,
sempre me
reshie shirash,
sempre me
rrebeshe luftrash
me britma
fëmijësh zbath e lakuriq,
me
makbeth të rinj e të rrëmbyer.
me kuaj
të metaltë e të ngjyer,
Zjarrin e
yjeve,dua te kem brenda
brenda
meje zhurmën e erës.
Plot etje
shikoj dhe besoi këtë qiell
të hapur,
të qartë,
të lartë,
të
thellë.
shikoj
pemet që zgjaten drejt yjesh".
Kurrë
s'Kishte fluturuar ndonjëherë,
që ta
doja më shumë e më shumë,
Ajo,
shpesh e
më shpesh,ma thoshte...!
Po unë
nuk e dija
se ajo
nuk kishte fluturuar ndonjëherë.
Ky tre
piksh i hijes tënde
Ishe
imja,tërë imja
Dhe unë i
tëri yti,
Kjo kupë
pije mbeti imja
Dhe unë
në të i mbyturi.
Një kupë
qelqi të gënjështert,
Vallë si
mund ta mbushesh sonte,
Si nuk
fryn kjo erë dimri
Ç’ke në
gji të ta shkallmonte!?
Nuk e di
se si ti mundesh,
Nuk e di
seç ndjen vertet,
Por e di
që je një keter
Që më
fshihesh në çdo shteg.
Poshtë
yjesh do kthjellohesh,
Poshtë
yjesh ,sipër hënës,
Porse mua
s’do t’më harrohet
Ky tre piksh i hijes tënde.