Kulturë
Zeqir Lushaj: Identiteti im kulturor
E enjte, 21.03.2013, 10:55 PM
(FOTO E AUTORIT, PEDAGOGJIKAS, 1964, ME KOSTUM KOMBETAR) |
IDENTITETI IM KULTUROR
-Një Cikël me 7 vjersha, me temën kulturore-
Nga Zeqir Lushaj
1. Më ruani “ojnen
e kumonëve”
-E
vjetër, nuk do të thotë –vjetërsirë-
Madje primitiv dua
të jam,
Me gajasin
modernizmat,
Të kam rixha...
-Aman!
…!
Unë edhe sot në
buzë,
I bie një
flete-gjethi,
Ku ka bilbil ma
t’bukur,
Le të çuditen
mileti.
Me lëvore arre,
Prap e baj
gërnetën,
I thonë pipiranxhë,
Ta lezeton festën.
Unë, baj
ahëng-muzikë,
Me flokun e bishtit
të kalit,
Me një tezgjah
qershie,
Mbi një copë
dru-manit.
Kur defi me lëkurë
dhije,
Kercet në myhyrë
dore,
Harlisen krejt
çiknia,
Me orkestren
defatore!
Unë, me një çekiç
hekuri,
Me mirë se çdo
internet,
Shkruaj në rrasë të
gjallë,
Ashtu çka e siç dua
vet.
Ju, mor top-modele,
ju që,
Shkërryhi në
Bik-Bradhër,
Ini larg sevdasë së
bareshës,
Në ortek bore a
midis ashtës.
Sa shumë gjëra nuk
i dua,
Aaah, sa shumë e
shumë,
Kohët
përplasen si demat,
Stepem, në
primitiven–Unë.
Mos më qortoni, ju
lutëm,
E di “moshën e
internetit”,
Më ruani “ojnen
e kumonëve”,
Të tjerat…:”Jau
falësha Dreqit”.
./.
2. RREHE TELIN,
DJAL!
–
Thirrje–
Haajde!,
Bjeri telit…,
Meeerrja njëherë…,
Rreeehe telin,
djal!
Mbi një copë
dërrasë,
Dërrasë drumani,
Me tezgjahun,
Një copë lvore prej
qershisë.
I thonë tezgjah,
Në gjuhën
popullore,
Tezgjah që ëndë,
“Dizenjon” e
melodisë.
Hajde,…hajde,
Rrehe telin, djal,
Bjeri sharkisë:
Fjala mbi tel…,
Është Fjala…,
(Fjala, plus
notat…,
Janë kod),
Kod, në vesh të
Perendisë!
./.
3. KANGËT…
– Si
rrëfenjëz –
Kur po rritesha,
kangët me tërhoqen
për flokësh.
Edhe kur mund të
luhatesha,
kangët ma ruajtën
drejtpeshimin.
Kur mund ta humbja
rrugen,
Kangët ma treguan
shtegun.
Edhe kur u drojta
se: – asgja nuk di,
kangët me thanë: –
Ne flasim për Ty.
Një ditë, nëse do
të vuaj në lëngim,
kangët, do t’i kem
si lubrifikim.
Në rrugën time,
tërë jetën,
(mendoj se,
masshumti),
te kangët e gjeta
veten .
./.
4. HAS, 1983
Këngët janë ditar për historinë,
Janë, si lisat e gurët plot emra,
Këndoni-këndoni, o djemt e Hasit,
Kendoni, he ju këndoftë zemra!
…!
Duket se
gruri, përkundet në valle,
Bjeshka e
Pashtrikut, hesht, dëgjon,
12
rezervuaret ja bëjnë me sy diellit,
Flladi i
pranverës ballin na freskon.
Sheh
Kuksin e Ri, në kaltërsi liqeni,
Në prehër
të Gjallicës, lule në kurorë,
Këngët
rrjedhin si krojet në rudina,
Zemra i
shton rrahjet në krahëror.
Kur ambël
çiftelisë i bie Hysen Dida,
E Rrustem
Çela e përcjell me sharki,
Sikur
rrijmë me vëllezërit Merimana, *
Koburja e
Ramadanit na e ban me sy. *
…!
Këngët janë,
ditar për historinë,
Janë, si
lisat e gurët, plot emra,
Këndoni–këndoni,
o djemt e Hasit,
Këndoni,
he ju këndoftë zemra!
./.
*Dy
vëllezërit, me një emër – Merimantë e
Jakup Brahës, nga Luma e Kuksit.
*Ramadan
Zaskoci-luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
-------------------------
5. IDENTITETI IM
KULTUROR
-Meditim,
në udhëtimet e mia të përvitshme, Amerikë - Europë -
…!
Kur e pres biletën
për në Shqipëri,
Çiftelia e Isuf
Shiqerit,
1)
Më shoqron me
melodi.
Kur avjoni ngrihet,
them: -“Bota e pat”!
Fyelli i Ramiz
Bardhecit,
2)
Emocionet , m’i
zbut pak…!
Merret lartësia…,
avjoni ecën “i qetë”,
Pshtjellaki i
gjanë, i Xhevahire Gashit, 3)
Si radar,
rrotullohet mbi retë!
E, kur “bum-bum”,
bijem në pikiadë,
Lodraxhia zeshkan,
musteqecangël, 4)
Ma luen synin, e mi
rreh krahtë!
Në Rinas, me fishkëllimë
gomat shllapiten,
Shoh, Hazirin e
famshëm të Kepenekit, 5)
Vallja e Tij e ka
betonue pistën!
…!
Udhëtimet e mia
Amerikë–Europë,
M’i lehtëson
identiteti im kulturor,
Këta tropojanë që
nuk
I kam duartrokitur
në livadhe e në skena,
Tani, i kujtoj me
mall edhe nëpër qiej,
(Nuk duartrokas),
por…, prap, bashkë
./.
1) Isuf
Shiqeri: Instrumentisti veteran i Malësisë së Gjakovës. Ka regjistrimin
e
parë me çifteli në Radio “Tirana”
2) Ramiz
Bardheci (Gjyriqi): Fyelltar tradicional, ma i madhi që ka nxjerr Tropoja.
3) Xhevahire
Gashi: Valltarja fantastike, që edhe në kohen e izolimit të gjatë monist,
mahniti
jo vetëm spektatorët shqiptarë, por edhe ata në skenat europiane e aziatike të
kulturës..
4)
Është fjala për Malush Shabanin e Brahim Gigën: Lodraxhi të famshëm të
Tropojës.
5) Hazir
Rrustemi: Valltar folklorik, më virtuozi që ka nxjerrë Tropoja, në të
gjitha kohërat.
./.
Nga e
majta: Hysen Dida, Zeqir Lushaj ,Rexhep Kovaçi,, Hamdi Llukaxhiu (afarist i
muzikës
nga
Kosova), e Rrustem Çela.
-Tiranë,
1993-
6. YLBER
KANGËSH, PËRMBI DRI…
“
Ylber kangësh përmbi Dri…,
Një
kushtim, për miqtë e mij …”
- Autori –
–
Treshes së mirënjohur të rapsodve: -Dida, Çela, Kovaçi –
Sikur brigjet, që i
lidhë ura,
krahpërkrah, lidh
Hasi e Luma.
Kunorë – kangësh,
mrekulli,
si ylber bjen
përmbi Dri.
Zemrat thonë me
jetë i paçim,
Didën, Çelën dhe
Kovaçin.
Orët e bjeshkës
n’mal të Sharit.
ja bekojnë bilbilat
Hasit,
N’Gjallicë zana,
ndalë skej djepit,
– Ndieja bir, –
zanin Rexhepit!
N’tel t’sharkisë,
kur treshja ulet,
n’fushë t’Kosovës
po çelin lulet,
N’Kukës të Ri,
kanga nxan vend,
po e shkrin akullin
mbi liqen.
Janë tre djem që i
qëndruen motit,
tuj ja rritë emnin
rapsodit,
Lidhë si vëllazën
ndërmjet veti,
kurr s’lakmuen nga
kurbeti,
Qelibar n’kangë e
shoqni,
e ruejnë folklorin
me tapi.
./.
New Jersey, prill
2005
---------------------
7. NJË FJALË E MIRË
–
Faleminderit –
Duke dëgjuar këngët
e mia,
(Këngët e shkruara
nga Unë) ,
Këtu e,
30- 40 vjet më
parë,
Në anën tjetër të
Botës,
Në USA, …Dikushi…,
Ma shtërngoj dorën:
-Baca Zeqë!…
…Baca Zeqë!,
-Edhe “at’herë”… 1)
…Edhe at‘herë,
Tek je kanë gjallë!
…!
Fjala e mirë, e
sinqert,
Është një “Çmim”,
(Çmim, që të nxit
shumë),
E ka këtë
falënderim,
Edhe nga Unë.
./.
1)
- “at’herë” – nënkupto, kohën e
Monizmit!
-----------------
(Për ZemraShqiptare, nga NJ, USA, 21 Mars 2013)