E premte, 26.04.2024, 01:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Adem Zaplluzha - poeti Prishtinas

E diele, 10.02.2013, 09:01 PM


Adem Zaplluzha, - poeti Prishtinas që bën gurët e drurët të flasin …!

(Vështrim  i shkurtër rreth katër librave me poezi)

Nga Xhevahir Cirongu

Poetët shquhen nga të tjerët që shkruajn e krijojnë, sepse ata  dinë të zgjedhin midis atyre magjinë e fjalës së shkurtër, me ngjyrim të ylberta, me ngrohtësi si rreze dielli; me një vargëzim të kristaltë si ujë burimi, që në fund të fundit depërton fuqishëm me mesazhet e tij tek lexuesi duke u bërë profet i shpirtit të tyre. Ai udhëton në kalvarin e viteve krijuese si një meteor që s’di të ndalet, por ecën me hapin e një luani duke rrokur pas vetes poezinë. Si i tillë, ky autor ka ditur t’u dalë hapur kohëve tinzare që në shumë mënyra kanë dashur  t’i  ndalojnë fjalën e shpirtit, poezinë. Poeti nuk thyhet aq lehtë para intrigave të pushteteve, të ligësisë që bën kushdo pushtet apo sundues ndaj  një pjese të shoqërisë tjetër me gjuhë e zakone ndryshe nga pushteti sundues.  Aty në kullën e shpirtit të vet, poeti  Adem Zaplluzha  rrit filiza pemësh e lule të shumta që me aromën e tyre e me vlagun e plisit të tokës së vendlindjes, shkruan vargun e poezisë. Tek bisedon me poetin, vetja të duket sikur  takohesh me dy botë: njëra botë është e pashpirtë që ka mbjellë errësirë me dekada deri aty që edhe fjalën e ndalonte për ta shprehur, dhe tjetra botë të shfaqet si një dritë neoni që përcjell paqe, liri e zhvillim shoqëror demokratik të mbarë shoqërisë njerëzore. Në copëza letre i shkruante poezitë  Ademi dhe i ruante diku në raftet e librave , besonte se në një të ardhme do t’i botonte ato, sepse ato ishin pjesë e botës shpirtërore të tij, por edhe brenga  që një ditë do u tregonin brezave se sa e vështirë ishte ajo kohë e zymtë me tokë të thatë shpirtërore edhe për krijuesit  Kosovarë.            Adem Zaplluzha ka lindur në Prizren më 1943. Arsimin fillor e të mesëm e kreu në vendlindje. Kurse Akademinë Pedagogjike  e mbaroi në Prishtinë. Për një kohë punoi mësues nëpër  fshatrat Studençan të Therandës dhe Hoça të Qytetit afër Prizrenit.Më von punësohet si përkthyes në Korporatën Energjitike të Kosovës. Kjo ndikoi që të njihej me shumë probleme që kishte Kosova në atë kohë e më von, liria e vërtet tek kosovarët mungonte e padrejtsisht ajo kishte hapur plagë të shumta që duhej medikamenti për t’u shëruar. Një e tillë, por që kishte forcë të madhe për të qënë e lirë Kosova, duhej edhe fjala e poetit. Kështu,poeti Adem Zaplluzha filloi qysh në moshën e rinisë  rrugën e vështirë, por  plot krenari me  vargun e poezisë duke e shkruar  atë në fletore. Për herë të parë ai boton në revistën ‘’Pionieri’’ një poezi në vitin 1957. Kjo i dha krahë Ademit  si të shqiponjës, por edhe këngën e bilbilit të derdhur me delikates në varg poetik. Më von me një grup shokësh të punës e të penës, themelon grupin letrar ’’Lulëkuqet e Kosovës’’, e më von si shkas i kësaj rrethane të krijuarë u botua përmbledhja me titull : ‘’Ngjyra e Kohës’’, ku aty u përfshinë një numër i  konsiderueshëm nga ky autor. Kjo bëri emër në rrethet letrare e krijuese të asaj kohe, pavarsisht nga rrethanat  që jetonte edhe vetë autori. Ai  ka botuar jo vetëm  në revista për fëmijë, por dhe në faqet letrare të gazetave që dilnin e dalin në Prishtinë, Shkup e Zagreb. Ja përse duhet thënë se ky njeri ka merita të veçanta si autor, sepse ai ka skalitur modelin e atdhetarit, të luftëtarit të dijes për edukimin e brezave si edukator e përçues i diturisë, të njeriut që ndriçon e jep dritë komunitetit e gjithë shoqërisë. Vetë poeti është munduar të japë  portretin e vetvetes duke e lidhur atë me problematikën e shqetësimet e mbarë shoqërisë , e në veçanti atje ku edhe ai  është pjesë e jetës. Në të gjitha veprat e këtij autori mbretëron fjala e hapur me rrënjë dashurie e mirësi, por edhe paqëtim. Objekit filozofik si krijues, gërmon nëpër skutat e shpirtit njerëzor, lartëson vyrtytin, triumfon të mirën ndaj së keqes që shoqëria njerëzore të jetë sa më e pastër në zhvillimin e përparimin e saj. Kështu, autori kapërcen caqet krijuese deri në kufirin e përkthimit të veprës së tij edhe në gjuhën Rumune,ngapërkthyesi Baki Ymeri me librin me titullin ‘’Pema e Bekuar’’, që lexuesi  Rumun e mirëpriti me dashamirësi. Në lumin e krijimtarisë të autorit Adem Zaplluzha  të cilat nuk janë pak, ne zgjodhëm  vetëm katër vëllime  prej tyre, për të sjellë para lexuesit copza poezie të shkëputura prej tyre.Nga prurjet e kohëve të fundit të këtyreve lumenjëve  me botimet e botuara, autori ka krijuar liqenin e vet shpirtëror ku kanë mbirë vepra të ndryshme si zambakë të bardhë që japin mesazhe jete. Dhe ja më konkretisht si thotë poeti në poezinë me titull ‘’Kërraba’’:

‘’ Një hije flokëbardhë

Mbanë në dorën e djathtë,

Kërrabën e thinjur të shekujve

i mban të gjitha mëkatet njerëzore’’

Poeti bën dialog me veten, por edhe me të tjerët. Njeriu plaket, por s’duhet të bëjë mëkate. Eshtë një thirrje e brendshme e autori  që e mbart fuqishëm nëpërmjet vargut edhe për të tjerët, pra mbarë shoqërisë njerëzore që të mos bjemë në mëkatarë. Dhe vazhdon më tej me poezinë me titull ‘’ Asnjë peshk i kaltër ’’ :

……………………………….

‘’Sa qënkan të thepisura

Brigjet e ikjes….!

Po ashtu edhe ato të ardhjes.

Mbi supet e ditës

Rëndohen mjegullat

Asnjë lehtësim

Pas zbrazjes së shirave’’.

Meraku i poetit shkon deri aty, se mos me anën e fjalës ka bërë mëkat ndaj Lokes së tij që e lindi, i dha nga gjiri i saj  sisë, e rriti dhe e edukoi me fjalën e ngrohtë të dashurisë prindërore; sa edhe vetë e kujton me mall kur vetë është prind e me thinja të bardha flokësh mbi kokë. Në poezinë ‘’ Jam i bindur’’ poeti e thotë qartë me vargjet :

………………………………

‘’vetëm fjala

Ka mundur ta plagosë loken time,

Marrëzisht të pakrehur ‘’

Ose:

‘’Ajo në varfërinë e saj

Asgjë nuk kapasur,

Përpos fjalës

Dhe flokëve të thinjura të dëborës ‘’.

Apo:

‘’Ky gur i murit të vajit

Askush nuk di,

Se sa vite vajton këtu

E muret qeshin e i përqeshin

(Marrë nga vëllimi ‘’Si të flasësh me drurët’’,poezi )

Edhe në librin me titull ‘’Kalorësit e mjegullave’’, poezitë rrjedhin natyrshëm me sentenca orgjinale duke përshkruar frymën patriotike e atdhetare të shkrira në vargun letrar, ku estetika, metafora, krahasimi , vyrtyti , burojnë nga shpirti i autorit të gëdhendura në fjalën poetike. Kur lexuesi  prek vargun poetik të këtij autori, ndjan vlagun e tokës së vendlindjes, por e brengat që shuhen dalngadalë gjatë leximit të poezive që kthehen në forcë e burim jete. Këtu qëndron magjia e vargut të këtij poeti, sa poet e atdhetar. Në një poezi  thotë konkretisht:

‘’ Ne dinim të pinim ujë guri

I shtrydhë edhe lisat kur kishim uri,

Dhe vrapuam pas kaprojve

Deri sa takoheshim me etjen ‘’

Ose në poezinë” Zëri im’’:

‘’ Zëri im

Dashuri e lashtë e lisave,

Aq shumë i doje këngët

Sa që ende i kërkon tingujt

Nëpër xhepat e shqyer të luginave ‘’

Ndërsa  lexon poezitë diellore me  pika shiu në vëllimin e titulluar ‘’Hingëllimat e shiut’’, ndjen klithma paktonjësh për ditën e nesrme,por shpalosen hapur hartat e atdheut me dhurimin e testamentin nipërve duke e nxjerrë nga ashti i lashtë dardan. Ai përmend kodet tona që nga lashtësia me zjarrin e tingullin e këngës të shkrirë në një trup të vetëm: Dashurinë për Atdheun, për tokën tonë antike.

Në njërën poezi , na e përcjell bukur me zë bilbili autori duke derdhur vargje me mesazhe të qarta. Më konkretisht në poezinë’’ Toka ime antike’’.

’Në brendësi të këngëve

Do ta mbështjellim me guaskën e diellit,

Tërë dashurinë për ty

O toka ime antike ‘’.

Por, autori Kosovar  Adem Zaplluzha në poezitë e veta, udhëton krenar duke i  dhënë tinguj muzikale poezisë të cilat nuk ndalen kurrë, ecin drejt së ardhmes me mesazhin se e nesërmja do jetë më e bukur për shoqërinë tonë shqiptare e më tej. Dhe këtë poeti e kërkon tek fuqia që përcjell  fjala, e sidomos fjala e gëdhendur poetike. Aty , Ademi ka gjetur vetveten, por  ngre edhe progresivitetin e mendimit që duhet  të ndërgjegjësohet  e gjithë shoqëria njerëzore., sepse  në fund të fundit  mendimi i kulifikuar në çdo fushë të shkencës sjell  përparm e zhvillim. Ja edhe mesazhi që na jep autori:

‘’Mos është vallë kjo

Dhuratë e Zotit!?

Që rriten sot zambakët

Në majë të shtagës ‘’

Kur lexon vargun tek poezia me titull’’Koha e gjymtuar’’, të zgjon shumë kujtime dhe i thua vetes pse na ndodh kaq shumë tragjikja?!

‘’  Ai shkëmb

U bënë  hije maleve

Zanat këndojnë balada

Gjetheve

Gurët ecin vertikalisht

Deri te qiejt

Ku zgjohen ninullat’’.

Ose:

‘’Si të flas me drurët

Nuk kam më kohë për pendesë,

Çfarë kuptimi ka bukuria

Ne edhe kur flemë’’

Vlerat artistike që kanë vëllimet e autorit Adem Zapllusha, janë në radhë të parë pjesë e shpirtit të tij,por të gatuar me baltën magjike të vendlindjes, ku pasqyrohet virtyti njerzor së bashku me dashurinë, me pemët e gurët që lagen me vesën e shpirtit krijues, me portretizimin e figurave të personazheve nëpërmjet vargut poetik, me fjalën e shkruar që derdhet si mjalt në hojet e botimeve në librat e këtij autori, e që mbeten në memorjen e lexuesit tonë. Duke qënë një krijues me prodhimtari  e cilësi të lartë në këtë dekadë të shekullit të XXI- të,Adem Zaplluzha zë një vend të rëndësishëm në letrat shqipe.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora